Më 3 tetor 2022 ishim të nderuar me viziten e zv. kryetares së Linzit z. Tina Blöchel njëherit edhe përgjegjëse për integrim dhe financa. Z. Blöchel na informoj për projektet që aranzhon komuna aktualisht si dhe planet për vitet në vijim. Poashtu edhe ne informuam atë për projektet dhe aktivitetet e zhvilluara ndër komunitetin tonë këtu në Linz. Z. Blöchel ishte e kënaqur me kushtet që kemi krijuar dhe na premtoi se do ta kemi perkrahjen e saj.
Ne falenderuam z. Blöchel për kohën që ka ndarë për të na vizituar si dhe informacionet që na i dha rreth resoreve që ajo është pergjegjëse.
Zv. Kryetarja e komunes së Linzit Tina Blöchel vizitoi shoqatën Bashkimi
- 10/03/2022
