Warning: Undefined property: DPTDebugProcessor::$fp in /home/.sites/125/site7805860/web/wp-content/plugins/daily-prayer-time-for-mosques/Models/Processors/DebugProcessor.php on line 22 Warning: Undefined property: DPTDebugProcessor::$fp in /home/.sites/125/site7805860/web/wp-content/plugins/daily-prayer-time-for-mosques/Models/Processors/DebugProcessor.php on line 22 Warning: Undefined property: DPTDebugProcessor::$fp in /home/.sites/125/site7805860/web/wp-content/plugins/daily-prayer-time-for-mosques/Models/Processors/DebugProcessor.php on line 22 Historiku - Xhamia Bashkimi Linz

Historiku

Me ardhëjen e shqiptarëve në Austri viteve të 70-ta u paraqit nevoja e organizimit të tyre në mes vete si dhe nevoja kryerjes së obligimeve fetare. Fillimisht ata u tubuar në banesat e tyre ngase nuk ka qënë traditë të dalin nëpër kafenet e qytetit. Sipas të dhënave nga burime të sakta, në vitin 1977 gjatë muajit të Ramazanit në një nga barakat e Voest Alpines është shtruar iftar i përbashkët dhe janë falë taravitë në formë të organizuar. Më pastaj shqiptarët kanë filluar t’i kryejnë obligimet fetare në xhamitë turke. Me fillimin e rënjës së ish-Jugosllavisë dhe gjendjes së rëndë ekonomike në trojet shqiptare, shqiptarët e gjithë diasporës por edhe të Austrisë kanë filluar në mënyrë individuale të organizohen dhe të tubojnë mjete financiare për të ndihmuar nevojtarët në vendëlindje. Për shkak të obligimeve fetare gjatë muajit të ramazanit fillimisht shqiptarët e Linzit kanë filluar të organizohen   dhe kanë huazuar lokale për të falë teravitë dhe kanë ftuar imam nga vendlindja që tu shërbejë gjatë maujit të ramazanit. Në vitin 2003 ata marrin një lokal me qera në Waldeggstrasse 59, 4020 Linz dhe që nga aty fillojnë aktivitetet e rregullta fetare dhe kulturore. Shoqata Bashkimi pas themelimit të saj u bë qendër e takimit të shqiptarëve gjatë kohës së lirë si dhe hapësirë e përshtatëshme për organizime të ndryshme. Aty kryheshin obligimet fetare, organizoheshin aktivitete kulturore dhe sportive, shpaloseshin programet dhe veprimtaritë e partive politike, reklamoheshin iniciativat e sindikatave, gjendeshin informatat e institicioneve që kishin interes për bashkëpunim, takoheshin fëmijët për të mësuar gjërat elementare fetare dhe kulturore, gratë mbanin projektet dhe aktivitetet e tyre aty flitej dhe këndohej shqip.

Me kalimin e kohës numri i anëtarëve u shtua dhe natyrisht edhe nevojat ishin më të shumta. Kështu që shoqata Bashkimi u degëzua në shoqatën e grave dhe shoqatën e studentëve dhe më pastaj u formua edhe Unioni i Shoqatave Shqiptare në Linz, shoqata këto që bashëpunojnë ngusht me  njëra-tjetrën dhe kanë ndarë detyrat dhe përgjegjësitë me qëllim të funksinimit në formë profesionale dhe me kompetec.

Përshkak të ndryshimit të infrastrukturës së lagjes ku gjendej lokali i shoqatës, anëtarët u detyruan të zhvendosen nga aty dhe të sigurojnë një  hapësirë tjetër. Në vitin 2013 u ble parcella në Gruertelstrasse 42, 4020 Linz dhe menjëherë vazhduan përpjekjet për rindërtimin e objektit ngase pjesa më e madhe ishte me ndërtim të vjetër. Procedurat e marrjes së lejes kanë zgjatur më shumë se sa është menduar dhe me 2016 është marrë leja për renovim dhe rindërtim të pjesërishëm. Punimet kanë filluar në vitin 2017 dhe kanë përfunduar në fund të vitit 2021. Pas marrjes së lejës për shfrytëzim në fillim të vitit 2022, objekti është vurë i tëri në funksionim.  Aktualisht shoqata ka mbi 600 anëtarë aktivë dhe ofronë sherbime dhe aktiviteteve të natyrave të ndryshme ngase posedonë kushte optimale si në hapëisra poasht edhe në personel.