Xhamia BASHKIMI antarësohet në Aleancën e Klimës „Klimabündnis“

Xhami Bashkimi nga dje 1.12.2023 zyrtarisht është antarësuar në Alencën për Klimë. Kryetari i xhamisë Vahidin Beluli dhe përfaqësuesi i shoqatës Aleanca për Klimë e Austrisë së Epërme “Klimabündnis für OÖ” Georg Spiekemann nënshkruan marrëveshjen e antarsimit në këtë Aleancë.
Xhamia Bashkimi është e para në Austri që është anëtarësuar në Aleancën e Klimës dhe duke ndier përgjegjësi para krijimtarisë së Zotit do të mundohet të jap kontributin e vet për mbrojtjen e ambientit duke shfrytëzuar çdo mundësi që sjell rezultatë në këtë fushë. Manifestimet fetare dhe aktivitetet tjera do të orgnizohen në bazë të kornizave për mbrojtjen e ambientit, mundësisht do të shtohet përdorimi i artikujve bio si dhe do të bëhen përpjekje për mobilitet ekologjik mbrenda mudësive ekzistuese. Poashtu antarëve do t’ju ofrohen informacione rreth përgjegjësisë që kemi për mbrojtjen e ambientit dhe do të bëhen trajnime praktike për zbatimin e masave parandaluese. Gjithashtu së shpejti xhamia do të instaloj edhe sistemin solar për prodhimin e rrymës nga burimet natyrore. Shpresojmë të jemi shembull në këtë drejtim dhe urojmë që edhe xhamitë tjera ta ndjekin këtë rrugë.