Xhamia Bashkimi së shpejti do të shfrytëzoj energjinë diellore

Dje komisioni për çështjen e energjisë diellore i caktuar nga kuvendi i xhamisë u dakordua me firmën PS Bautech GmbH për montimin e paneleve fotovoltaike për prodhimin e energjisë diellore.
Në kuadër të projektit „Xhamia e gjelbërt“ dhe pas antarsimin në Aleancën e Klimës për Austrinë e Epërme, kuvendi i xhamisë Bashkimi vendosi për prodhimin e energjisë diellore përmes panelëve fotovoltaike dhe emroi edhe komisionin i cili do të udhëheq punimet. Pas marrjes së ofertave dhe konsultimeve, komisioni zgjodhi firmën PS Bautech dhe pas përshkrimit të ofertës nga përfaqësuesi i firmës z. Alfred Richter dhe përgjigjëjeve në pyetjet që atij ju parashtruan, komisioni u dakordua që kjo firmë ta bëj montimin e panelëve fotovoltaike për prodhimin e energjisë diellore. Montimi do të filloi menjëherë dhe pritët të përfundoj në fund të shkurtit. Kryesia falenderon DI Adnan Abdullahun, drejtues i komisionit për angazhimin e tij në këtë drejtim si dhe z. Alfred Richter për ofertën si dhe dakordimin për realizimin e këtij projekti.
Vlenë të theksohet se xhamia Bashkimi është e para në Austri që ka pranuar projektin „Xhamia e gjelbërt“ dhe që është antarësuar në Aleancën e Klimës në Austrinë e Epërme. Kryesia e xhamisë apelon tek xhamitë shqiptare dhe të tjera që të angazhohen në mbrojtjen e ambientit, ngase këtë e kemi obligim fetar, moral dhe shoqëror.