Festohet 28 Nëntori – Dita e Flamurit

Në një atmosferë impozante nën organizim të shoqatës ,,Bashkimi ”u shënua ngjarja më e madhe kombëtare 28 Nëntori, Dita e Flamurit, Pavarësija e Shqipërisë, dalja në skenë e UÇK-së dhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jasharit.
Falënderojmë nga zemra prof.dr.Nusret Pllana për prezencën dhe për atmosferën e krijuar me fjalimin e tij, për filmat dokumentar dhe për prezentimin e punës së tij shumëvjeçare që bota ta mësojë të vërtetën për të keqen që përjetoi populli ynë historikisht.
Flm të gjithëve që ndihmuan rreth këtij organizimi, nxënësit që ishin pjesë e programit, musafirët dhe të gjithë ata që mbushën përplot sallën.
Shihemi në organizime tjera.