Përfundoi me shumë sukses turneu “Bashkimi 2023”

Në një atmosferë të bukur sportive u mbajt turniri në futboll të vogël organizuar nga xhamia ,, Bashkimi ” Linz.
Organizim perfekt në çdo aspekt, si në atë sportiv dhe në aspektin e pritjes së musafirve, ushqimit etj.
Ky ishte një turnir gjigant me njëzet e katër ekipe pjesëmarrëse. Gjithçka shkoi në frymën sportive pa asnjë incident.
Fjalë rasti kishte Imami i xhamisë Menderez ef. Alili i cili i përshëndeti pjesëmarrsit dhe i përgëzoi organizatorët Aid Flugaj, Hevzi Hasani, kryesinë dhe kuvendin e xhamisë dhe të gjithë ata që përkujdesen në përgatitjen e ushqimit dhe mbajtjes së rendit.

Rezultatet & Shperblimet
Fituesi i turneut është  Xhamia Abdyl Frasheri St. Pölten
Vendi i dytë Rd immo gmbh Wien
Vendi i tretë Fc Iliret
Golashënuesi më i mirë : Shqiprim Vojvoda nga Ekipi Baueisenverlegung
Portieri më i mirë Besnik Miftari nga Ekipi Kosova Wörgel Tirol
Ekipi Fair Play Xhamia Bujaria Linz
I falenderojm edhe referat
Sebajdin Axhillari
Perparim Dauti
Gentijan Balaj
Falenderojm edhe Kryetarin e Alkigut dhe njëherit Kryetari i xhamisë Vahidin Beluli që në fund të turneut morri fjalin e rastit dhe I dha shperblimet .

Kêrkojmë falje për ndonjë lëshim eventuel dhe shihemi në organizime tjera.

Kryesia e xhamisë Bashkimi