Vepra e zemrës dhe e gjymtyrëve

“Besimi është baza e veprës, vepra e zemrës është më e rëndësishme sesa ajo e gjymtyrëve, ndërsa përsosmëria e tyre është e kërkuar me Sheriat, edhe nëse dallohen në gradën e kërkesës”.(1)

Ky fondament trajtohet kështu:

1- Besimi është baza e veprës,
2- Vepra e zemrës dhe ajo e gjymtyrëve.
3- Përsosmëria e të dy llojeve të veprave.

Ç ‘është besimi-akideja? Të besuarit e ndonjë gjëje në mënyrë të prerë pa kurrfarë dyshimi, dhe fjala akide e ka kuptimin e imanit-besimit. Thuhet: unë besoj në të, kurse fjala iman e ka kuptimin e të vërtetuarit të ndonjë gjëje. Thuhet: ka besuar në të pa kurrfarë dyshimi.(2)
Bazuar në këtë, besimi është të besuarit e saj që e ka transmetuar Pejgamberi s.a.v.s. prej të vërtetave që kanë të bëjnë me të padukshmen (gajbin) si p.sh. ekzistimi i Zotit, besimi i cilësive të përsosura të Allahut, besimi i shpalljes, i ringjalljes, i botës së engjëjve, i botës së xhinëve e të ngjashme, të cilat i ka transmetuar Pejgamberi s.a.v.s. e që kanë lidhje me akiden-besimin.
Akideja-besimi është thelbi i fesë dhe baza e çdo vepre që kryhet e bazuar dhe e mbështetur tek besimi. Veprat e mira janë peng në besimin e mirë, dhe myslimani nuk mund të jetë mysliman i vërtetë pa e pasur besimin të shëndoshë dhe pastaj të dëshmojë se vepron sipas besimit. Kjo është për shkak se akideja-besimi është prej shtyllave, bazë e fortë, dhe rruga e drejtë që e ka shpjeguar Islami madhështor. Pa besim-akide, nuk mund të zbatohen parimet e Islamit e nuk mund të zbatohet sistemi islam, dhe pa besim, nuk pranohen veprat e myslimanit: “e kush është që e shpreson takimin e Zotit të vet, le të bëjë vepër të mirë, e në adhurimin ndaj Zotit të tij, të mos e përziejë askënd” (El-Kehf: 110).
Besimi-akideja është e trashëguar nga të gjithë pejgamberët e Zotit; ajo i ka lidhur besimtarët mes vete në fenë e vetme të Allahut, e cila nuk është ndryshuar në asnjë kohë dhe në asnjë vend. Jo vetëm kaq, por besimi i ka orientuar ata nga jeta e ndershme. Vini re se si i janë bindur të varfrit, barinjtë, perandorët dhe se si ky ymet është bërë si Ymeti më i mirë i njerëzve duke respektuar besimin në të Vetmin Zot.
Vërtet, besimtari që beson në Allahun, është në begati përderisa ai të ketë besimin e saktë, e besimi i tij i saktë është kur ai i dorëzohet krejtësisht Allahut, dhe besimtari i tillë konsiderohet si njeri i mirë. Vërtet, besimtari beson se i Vetmi Sundues i çdo çështjeje është Allahu, në duar të Tij është sundimi i qiejve dhe i Tokës, Ai është i Vetmi Që ka mundësi të sjellë të mirën dhe të keqen, të japë dhe të mos japë të mira, dhe askush përveç Tij nuk ka mundësi ta bëjë këtë pavarësisht nga fuqia dhe forca që mund të ketë, ngase Ai (Allahu) është i pastër nga çdo e metë dhe Ai është Që mbron (kë të dojë) dhe e që prej Atij nuk mund të ketë të mbrojtur, nuk ka shpresa tek dikush tjetër përveçse tek Allahu dhe nuk duhet t’i frikësohet askujt përveç Atij. Allahu i Lartësuar është Ai tek i Cili besohet, kërkohet ndihma dhe përkrahja dhe pikërisht për këtë dallohet njeriu besimtar nga ai që nuk beson.
Akideja dhe burrat besimtarë: Vërtet, besimi në monoteizëm, që e kanë bërë burrat e çdo kohe dhe të çdo vendi, bën që të pyesësh historinë për veprat e tyre, për besimin e rrënjosur në zemrat e tyre, – pyet për ta: “Mallkuar qofshin ata të zotët e hendeqeve, të zjarrit me plot lëndë djegëse, kur ata rrinin ulur rreth tij, dhe dëshmonin atë që bënin me besimtarët. E nuk patën pse t’i urrenin, përveçqë e besuan Allahun, ngadhënjyesin, të lavdëruarin, të cilit i takon sundimi i qiejve e i Tokës; e Allahu është dëshmitar i çdo sendi.” (El-Bu- ruxh: 5-9).
Ndalu duke menduar para magjistarëve të Faraonit, kur në zemrat e tyre u rrënjos besimi-imani dhe asgjë nuk i dobësoi për në rrugën e Allahut. Pyet për ndodhinë e Jaserit, Amarit, Sumejes, Bilallit, Suhejbit, Hababit dhe të tjerëve – prej burrave dhe grave, të rinjve dhe të rejave, të vegjëlve e foshnjave. Pyet për ata që kanë qenë në Bedër, në Uhud, në Hamraul, Esed, ditën kur: “e atyre (shokëve të Pejgamberit) që dikush u tha: “Populli (idhujtarët) është tubuar t’ju sulmojë, pra kini frikë!” Ajo, vetëm ua shtoi edhe më shumë besimin, e thanë: “Neve na mjafton që kemi Allahun, Ai është mbrojtësi më i mirë!” (Ali Imran: 173). Po ashtu kujto ditën kur janë tubuar aleatët në luftën e Hendekut: “E kur muslimanët e panë ushtrinë aleate, thanë: “Kjo është ajo që Allahu dhe i dërguari i Tij na premtuan neve, e Allahu dhe i dërguari i Tij e thanë të vërtetën”. Ajo (ushtria e armikut që panë), atyre vetëm u shtoi besimin dhe mbështetjen.” (El-Ahzab: 22).
Jo vetëm kaq, po pyet edhe për besimtarët në luftën e Jermukut, Hitinit, Kadisijes etj., për qëndrimet e tyre që ka shënuar historia me rreshta të ndritshëm. Tregimi për besimin-akiden dhe ndikimi i saj, sot është larg prej nesh. Burrat besimtarë të Afganit janë shembull, fëmijët që gjuajnë gurë në Palestinë, pra në çdo vend ka njerëz që duan të pastrohen.
Vazhdimisht, dhurimi i besimit do të jetë derisa të trashëgoj Allahu tokë dhe gjithçka gjendet në të dhe se do t’i motivoj njerëzit në vepra të mira: “Allahu bleu prej besimtarëve shpirtrat dhe pasurinë e tyre me xhennet. Luftojnë në rrugën e Allahut, mbysin dhe mbyten. (Allahu dha) Premtim të cilin e vërtetoi në Tevrat, Inxhill e Kur’an. E kush është zbatues më i sigurt i premtimit të vet se Allahu? Pra, gëzonju tregtisë që e bëtë me Të. Ky është suksesi i madh.” (Et-Tevbetu: 111)
Po të pyesësh se sa është numri i myslimanëve të kohës sonë dhe sa ka qenë numri i tyre dje, atëherë do ta dish se pse myslimanët kanë qenë krenarë me luftën e tyre, kurse këta, edhe pse janë shumë, janë të poshtëruar? Pse ata kishin përhapur fenë e tyre, e pse këta e kanë zvogëluar atë në vendet e tyre? Pse myslimanët sot janë bërë imitues të të tjerëve, sa kohë që ishin dëshmitarë ndaj njerëzve me krenarinë e tyre? Përgjigja është shumë e thjeshtë, besimi është që i bën njerëz të tillë.
Besimi-akideja është baza e veprës: Vërtet, rregullimi i Islamit si bazë e ka akiden, kur kjo bazë dobësohet apo kur ndryshohet qëllimi, atëherë humbet sistemi islam dhe vlera e tij shndërrohet në diçka tjetër, që nuk i përket Islamit: “Shembulli i veprave të atyre që nuk besuan, është si hiri, të cilin me puhi e shkapërderdh era në ndonjë ditë të stuhishme, e ata nuk mund të realizojnë asgjë nga veprat që kanë bërë, e ky është ai dështimi i madh.” (Ibrahim:18).
Akideja-besimi është që bën dallimin e rrugës së Allahut dhe të rrugës së shejtanit, në mes jetës islame dhe jetës joislame, në mes imagjinatës dhe besimit, në mes jetës dhe sjelljes, ngase të veçuarit e natyrshmërisë së jetës islame në përgjithësi, dhe jo vetëm në natyrshmërinë e besimit, sepse jeta islame me të gjitha qëndrimet e veta, burimin e ka nga besimi islam dhe se ndikimi i besimit në zemër bën që të kihet mbështetje vetëm tek Allahu për çdo vepër dhe të kihet siguri vetëm tek Allahu: “E përse të mos I mbështetemi Allahut derisa Ai na udhëzoi në rrugën tonë (të drejtë). Për Zotin, ne gjithsesi do të durojmë e do t’i përballojmë mundimet që na bëni, e vetëm Allahut le t’i mbështeten vazhdimisht ata që iu mbështetën gjithnjë.” (Ibrahim: 12).
Për këtë arsye, kur e pranon Islamin, myslimani ndien në vete se ka filluar një jetë të re, të ndarë krejtësisht nga ajo jetë që ka bërë para Islamit, dhe se veprat e tij, para se të hynte në Islam, janë sikur valët nga rrezet e diellit në një rrafshinë për të cilën i eturi mendon se është ujë. Ndërsa sot (pasi ka hyrë në Islam) ujitet nga burimi që nuk shteron, që i bën hije lisi që rrënjët i ka thellë në tokë, kurse degët lart në qiell, që jep frytin e vet në çdo kohë me lejen e Zotit të vet.
Kjo është për shkak se përmirësimi i personit bën që ai t’i ketë në vetë parimet e larta dhe veprat e mira, me qëllim që t’i realizojë qëllimet madhore, andaj nuk arrihen frytet që shpresohen nga ai përveç nëse ai e ndryshon veten në të gjitha aspektet, duke pasur në konsideratë burimin e sjelljes, vendburimin e ndjenjave, vendburimin e veprave që cilësohen si vepra të mira a të këqija dhe që të përcaktohet njeriu me grupin e të mirëve dhe të zgjedhurve apo me grupin e të këqijve dhe të humburve: “Dhe ia mësoi se cilat janë të këqijat dhe të mirat, e tij. Pra, ka shpëtuar ai që e pastroi vetveten, ka dështuar ai që e poshtëroi vetveten.” (Esh-Shemsu: 8-10).
Besimi-akideja është ajo që i mundëson njeriut lumturinë, ngase akideja-besimi islam edukon karakterin, ngre anën shpirtërore dhe vepra e myslimanit zbukurohet me sinqeritet, besueshmëri, respekt, trimëri, vetëmohim, sakrificë dhe kjo myslimanin e bën personalitet që është shembull i lartë dhe që ka lidhje me Allahun. Besimi-akideja kërkon nga çdo person që e ka atë të vërtetën, e pastron shpirtin e besimtarit dhe e bën atë të qetë dhe të sigurt: “Ata që besuan dhe besimin e tyre nuk e ngatërruan me besim të kotë, atyre u takon të jenë të sigurt dhe ata janë në rrugë të drejtë.” Andaj besimtari me këtë besim nuk ka frikë nga tirania, padrejtësia, e keqja, mundimi, nuk devijon, nuk bëhet i palumtur dhe jeton një jetë të lumtur: “Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t’i japim atij një jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t’u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre.” (En-Nahl: 97).
Ai që ka besimin e vërtetë, mëson prej Kuranit vlerën e punës në jetën e njeriut, në jetën e kësaj bote dhe të botës tjetër. D.m.th. Kurani bashkë me besimin përmend gjithmonë dhe veprën, për se Allahu i Lartësuar thotë: “S’ka dyshim se ata që besuan dhe bënë vepra të mira, vendpritje për ta janë xhennetet e Firdevsit.” (El-Kehf: 107), “Kush beson Alllahun dhe bën vepra të mira, Ai ia shlyen të këqijat e tij” (Et-Tegabun: 9), “Ata janë të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, ata janë të lumtur dhe kanë ardhmëri të mirë.” (err-Rr’ad: 29).
Akideja-besimi pa punë: Si mund të vazhdojë dhe të prijë besimi pa punë? A ka mundësi që lumi të ketë vlerë pa ujë? Çfarë vlere ka Hëna që nuk jep dritë? Çfarë vlere ka lulja që nuk lëshon aromë? Por, çfarë kuptimi ka vlera e lartë e moralit, nëse ajo nuk gjendet tek personi apo grupi i njerëzve? Çfarë kuptimi ka shembulli i lartë, ideja, gjurmimi dhe mësimi i shembullit të tillë, nëse ai nuk është shembull i mirë dhe këshillues për të tjerët?
Pasha jetën time, çështja është ashtu si thotë poeti:
Çdo lumë i cili nuk rrjedh
Mua nuk më intereson a ka rrjedhur apo është tharë
Çdo yll me të cilin nuk udhëzohem Nuk më intereson mua a ka shkuar ylli
apo ka perënduar
E vërteta që nuk e ndiej
Ajo është në gjë që i ngjan gënjeshtrës
Vlera e akides-besimit: Vërtet vlera e akides-besimit është se konceptin e kalon në vepër e model dhe se atë i cili beson, do ta bëjë model-shëmbëlltyrë të mirë: “Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e Allahut”, ndërsa vlera e ibadetit është që të konsolidojë bashkëpunimin e mirë dhe për këtë para-itet shembulli real për të cilin ne thërrasim.(3) Për këtë arsye, ajo që ka humbur sot prej myslimanëve, është se ata e kanë humbur personalitetin e tyre islam dhe moralin që e ka konsoliduar akideja- besimi.
Akideja e myslimanit nuk është vetëm që të pastrojë anën e tij të brendshme, që të shkojë në xhami apo t’i përmbahet ndonjërës prej shtyllave të jetës. Kurrsesi, akideja është program jete i përsosur, që kërkon që çdo gjë t’i nënshtrohet të Vetmit Sundues.
Ky besim është dije dhe jetë, që reflekton anën e brendshme, konsolidon shoqërinë, reflekton dijen, sinqeritetin dhe dashurinë për kalimin e kësaj jete, dhe çdo e arritur shkencore është një shtyllë e shkëlqyeshme për akiden dhe imanin (besimin) e ato (të arriturat shkencore) veçse forcojnë dhe stabilizojnë besimin përherë: “Ne do t’ua bëjmë atyre të mundshme që t’i shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre derisa t’u bëhet e qartë se ai (Kur’ani) është i vërtetë. A nuk mjafton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gjë?” (Fusilet: 53).
Për këtë arsye armiqtë e Islamit mundohen ta izolojnë gjithmonë këtë besim të fuqishëm, ose të shuajnë shpirtin e tij derisa ai të mos ketë ndikim tek myslimanët, apo ta izolojnë besimin vetëm në brendësi, duke e ndarë nga jeta, duke e larguar nga realiteti i shoqërisë, nga aspekti politik, nga ai social, nga ai moral dhe sistemor. Si mund të bëhet kjo kur dihet se ky besim është gjithëpërfshirës, që bashkon në vete ndjenjat e brendshme të myslimanit, në të cilat ka besim, bashkimi i atij me nënshtrimin ndaj Allahut, bashkimi i kërkesave të tij trupore, shpirtërore, i kërkesave të kësaj bote dhe të botës tjetër.
Sa janë angazhuar armiqtë e Islamit që këtë akide ta shndërrojnë vetëm në vlerë shpirtërore e jo që u përgjigjet nevojave aktuale në çdo aspekt të jetës. Nuk kanë mundur ta bëjnë këtë, sepse natyrshmëria e besimit islam refuzon një gjë të tillë. Pyete Turqinë dhe atë çfarë bëri Ataturku, – u kthye Islami në Turqi dhe ne përsëri dëgjojmë shprehjen (Allahu Ekber) nëpër minaret e Turqisë, rinia iu rikthye prapë Islamit dhe dështoi ai që i bëri shpifje dhe gënjeshtra.
Njerëzit dallohen midis tyre me kryerjen e veprave të mira: Vërtet, në veprat e mira që janë urdhëruar, njerëzit dallohen midis tyre, duke i zbatuar ato dhe duke iu larguar veprave të ndaluara, mëkateve të vogla e të mëdha. Thuhet: besimi shtohet dhe pakësohet, shtohet duke iu nënshtruar Zotit, ndërsa pakësohet me kryerjen e mëkateve dhe shtimi e pakësimi nuk ka të bëjë me vetë besimin në ekzistencën e Zotit dhe vërtetimin e cilësive të larta të Tij. Andaj, realisht nuk shtohet dhe nuk pakësohet besimi, po shtohet dhe pakësohet grada e bindjes së zemrës në argumentet e Allahut, mbështetjes tek Ai, dhe shtimi apo pakësimi në bindjen e drejtësisë së Tij të mirë, në madhështinë e shpërblimit dhe ndëshkimit të Tij ndaj veprave të njeriut.
Ky besim është dije dhe jetë, që reflekton anën e brendshme, konsolidon shoqërinë, reflekton dijen, sinqeritetin dhe dashurinë për kalimin e kësaj jete, dhe çdo e arritur shkencore është një shtyllë e shkëlqyeshme për akiden dhe imanin (besimin) e ato (të arriturat shkencore) veçse forcojnë dhe stabilizojnë besimin përherë: “Ne do t’ua bëjmë atyre të mundshme që t’i shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre derisa t’u bëhet e qartë se ai (Kur’ani) është i vërtetë. A nuk mjafton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gjë?” (Fusilet: 53).
Për këtë arsye armiqtë e Islamit mundohen ta izolojnë gjithmonë këtë besim të fuqishëm, ose të shuajnë shpirtin e tij derisa ai të mos ketë ndikim tek myslimanët, apo ta izolojnë besimin vetëm në brendësi, duke e ndarë nga jeta, duke e larguar nga realiteti i shoqërisë, nga aspekti politik, nga ai social, nga ai moral dhe sistemor. Si mund të bëhet kjo kur dihet se ky besim është gjithëpërfshirës, që bashkon në vete ndjenjat e brendshme të myslimanit, në të cilat ka besim, bashkimi i atij me nënshtrimin ndaj Allahut, bashkimi i kërkesave të tij trupore, shpirtërore, i kërkesave të kësaj bote dhe të botës tjetër.
Sa janë angazhuar armiqtë e Islamit që këtë akide ta shndërrojnë vetëm në vlerë shpirtërore e jo që u përgjigjet nevojave aktuale në çdo aspekt të jetës. Nuk kanë mundur ta bëjnë këtë, sepse natyrshmëria e besimit islam refuzon një gjë të tillë. Pyete Turqinë dhe atë çfarë bëri Ataturku, – u kthye Islami në Turqi dhe ne përsëri dëgjojmë shprehjen (Allahu Ekber) nëpër minaret e Turqisë, rinia iu rikthye prapë Islamit dhe dështoi ai që i bëri shpifje dhe gënjeshtra.
Njerëzit dallohen midis tyre me kryerjen e veprave të mira: Vërtet, në veprat e mira që janë urdhëruar, njerëzit dallohen midis tyre, duke i zbatuar ato dhe duke iu larguar veprave të ndaluara, mëkateve të vogla e të mëdha. Thuhet: besimi shtohet dhe pakësohet, shtohet duke iu nënshtruar Zotit, ndërsa pakësohet me kryerjen e mëkateve dhe shtimi e pakësimi nuk ka të bëjë me vetë besimin në ekzistencën e Zotit dhe vërtetimin e cilësive të larta të Tij. Andaj, realisht nuk shtohet dhe nuk pakësohet besimi, po shtohet dhe pakësohet grada e bindjes së zemrës në argumentet e Allahut, mbështetjes tek Ai, dhe shtimi apo pakësimi në bindjen e drejtësisë së Tij të mirë, në madhështinë e shpërblimit dhe ndëshkimit të Tij ndaj veprave të njeriut.
apo të këqijat e shpirtit e sundojnë atë që i ka këto të këqija shpirtërore, saqë nuk dinë të pendohen. Mendo për qëndrimin e Iblisit pasi kundërshtoi të binte në sexhde, saqë ai shkoi në atë shkallë sa t’i thoshte Allahut: A ky është Ademi që e ke bërë më të mirë se unë? “(Mandej vazhdoi e) Tha: “A e sheh (i tha Zotit) këtë që Ti e vlerësove mbi mua, nëse më lë të jetoj deri në Ditën e Kiametit, unë gjithsesi do t’i shfaros pasardhësit e tij, me përjashtim të një pakice” (El-Isra: 62).
Ashpërsia e zemrës dhe verbëria e saj janë të mallkuara nga Allahu, e në krye të kësaj janë ata që thyen besatimin dhe luajnë me besimin-imanin: “Për shkak se ata e thyen zotimin e tyre, Ne i mall- kuam, dhe zemrat e tyre i bëmë të forta (të shtangura).” (El-Maideh:13). Këta me këtë sjellje dhe me këtë besim të prishur, kanë zemra të ashpra-të forta, saqë nuk dinë(5) se ç’është modestia.
Mëkatet e zemrës janë më të rrezikshme se mëkatet e trupit dhe kurrsesi nuk mund të barazojmë mëkatin që ka bërë Ademi a.s. kur hëngri pemën, me mendjemadhësinë që kishte shprehur Iblisi ndaj Allahut, pra ekziston dallim i madh në mes këtyre dy mëkateve.
Prandaj, në realitet devotshmëria e zemrave është ajo që i drejton apo i komandon veprimet trupore, sikur që ka thënë Allahu: “Kjo është kështu! E kush madhëron dispozitat e Allahut, ajo është shenjë e devotshmërisë së zemrave.” (El-Haxhxh: 32), “Tek Allahu nuk arrin as mishi e as gjaku i tyre, por tek Ai arrin bindja juaj. Ai ashtu ua nënshtroi ato juve, që ta madhëroni Allahun për udhëzimet që ua bëri. Bamirësve merru myzhde” (El-Haxhxh: 37). Nga kjo kuptohet ajo që kemi dëgjuar ne se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Devotshmëria është këtu”, ka bërë me shenjë nga zemra e tij.
I mençuri e shkurton distancën e udhëtimit me vendosmëri e me qëndrim për të arritur deri tek caku, qëllimi i mirë ka vlerë qoftë edhe me pak punë. Dëgjo se çfarë thotë Aliu r.a.: “Mos u brengosni për atë që puna është e paktë, por brengosuni për pranimin e saj”. Pejgamberi s.a.v.s. i ka thënë Muadh bin Xhebelit r.a.: “Bëhu i sinqertë në atë që punon, qoftë edhe e paktë puna”.(6)
Vendosmëria dhe dashuria që gjendet në zemër, largon vështirësinë dhe e bën veprimin e saj të mirë duke vrapuar drejt Allahut të Lartësuar. Andaj ai që i kushton rëndësi punës dhe është i sinqertë në punën e tij, ai ia tejkalon atij që punon shumë (por që nuk ka sinqeritet sa duhet, – shënim i përkthyesit).(7)
Dëgjo Fjalën e Zotit drejtuar Pejgamberit s.a.v.s.: “Ne do të shpallim ty fjalë të rëndë (të madhe).” këtë barrë e ka lehtësuar vendosmëria e sinqertë në zmrën që do, ngase udhëzimi i zemrës, ndriçimi i shpirtit dhe brengosja për pnë – janë që e bëjnë angazhimin të sinqertë dhe sjellin mirësinë e angazhimit të vazhdueshëm, ngase konceptet e të menduarit të vazhdueshëm dhe lëvizjet e gjymtyrëve vazhdimisht, – dëshmojnë se të menduarit nuk ka kufij, gjuha nuk hesht, gjymtyrët e trupi nuk pushojnë së angazhuari. Për këtë arsye, disa nga selefet kanë thënë: Për mua është më e dashur që për çdo gjë të bëj nijet, saqë të bëjë nijet për ngrënie, për pirje, për fjetje, dhe hyrje në tualet. El-Hasen el-Basriju ka thënë: “Vërtet besimtari është ai që e qorton veten duke thënë çfarë kam dëshiruar me fjalën time, ç’kam dëshiruar me atë që kam ngrënë, ç’kam dashur me bisedën time. Ndërsa mëkatari jeton pa e qortuar veten kurrë. E vërteta e besimit nuk realizohet dhe plotësohet në zemër derisa myslimani të angazhohet për të luftuar epshin. Për këtë sinqeriteti i thyen dëshirat e epshit dhe e këput lakimin ndaj kësaj bote, duke e bërë të gatshme për botën tjetër, në atë mënyrë sa sinqeriteti të pushtojë zemrën e sinqeriteti ia bëjnë të lehta çështjet.(8)
Për sa punë lodhet njeriu duke menduar se atë është duke bërë vetëm për Allahun, po në realitet ai është duke u mashtruar, ngase nuk e sheh të keqen që është në atë vepër. Për këtë arsye Pejgamberi s.a.v.s. na ka mësuar se si të bëjmë një punë që është vetëm për hir të Allahut e jo për dikë tjetër, që të thuhet: “O Zoti im! Unë kërkoj mbrojtje prej Teje, që të më mbrosh nga ajo që të bëj shirk duke ditur, dhe kërkoj falje për atë që nuk di”.
Uthman bin Affani r.a. thotë: Sikur zemrat tona të jenë të pastra, nuk do të ngopeshin kurrë me fjalët e Allahut, e si ngopet i dashuruari me fjalët e atij që e do, dhe qëllim përfundimtar e ka atë. Atëherë ç’është zemra e shendoshë?
Zemër e shëndoshë është ajo zemër e cila nuk do të ndëshkohet nga Allahu Ditën e Kiametit: “Ditën kur nuk bën dobi as malli, as fëmijët. (bën dobi) Vetëm kush i paraqitet Zotit me zemër të shëndoshë.”. (Esh-Shuara: 88-89). Kjo është zemra e cila është ruajtur nga kundërshtimi i Urdhrave të Allahut nga ato që ka ndaluar Ai, që është mbrojtur nga çdo dyshim që kundërvihet ndaj lajmeve të Tij, E ka adhuruar vetëm Atë, ka gjykuar sipas asaj që ka urdhëruar Pejgamberi s.a.v.s., I është mbështetur vetëm Allahut, i është nënshtruar në mënyrën me të sinqertë adhurimit ndaj Allahut, I ka pasur frikë dhe shpresa vetëm Allahut të Lartësuar.(9)
Pra, kur është zemra e atillë, është e pastër nga bërja shirk, nga bidatet, gjërat e kota. Po ashtu është e pastër në kryerjen e të gjitha veprimeve, të cilat i kryen vetëm për hir të Zotit, i respekton miqtë e Allahut dhe i kundërshton armiqtë e Tij.(10) Të vërtetën e ka thënë Ibn Mesudi kur është shprehur: Është shkatërruar ai që nuk ka zemër që e njeh atë që është e mirë dhe që e kundërshton atë që është e keqe.
Prandaj, zemra mund të jetë e sëmurë, po edhe e vdekur, në momentet e zbritjes së vërtetës tek ajo; ka zemër që sprovohet me mosbesim dhe mohim, por ka zemër që i shtohet besimi dhe bindja; ka zemër që bindet kur i paraqiten argumente, por ka zemër që është e verbuar dhe e hutuar, saqë nuk di se ç’dëshiron.
Hudhejfe bin el-Jemani r.a. thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Do t’u paraqiten sprovime zemrave sikur që shtrojës i paraqiten gjurmët prej atij që është duke fjetur; cilësdo zemër që i kanë hyrë thellë këto fitne, në të do të bëjnë një pikë të zezë, dhe cilësdo zemër që i kundërshton këto fitne, do t’i bëhet një pikë e bardhë, – në atë mënyrë zemrat do të jenë dy llojesh: zemër që është e bardhë në të zezë, që nuk e njeh të mirën dhe nuk e refuzon të keqen, përveç asaj zemre e cila është mbushur me epsh. Dhe zemra e bardhë, të cilën nuk e dëmton fitnja derisa të jenë qiejt dhe Toka”.(11)

Rezyme:

Islami është feja e Allahut, është besim dhe veprim.
Imani përfaqëson akiden dhe bazat në të cilat konsolidohet Sheriati islam dhe nga ajo (akideja) burojnë elementet dytësore të besimit.
Vepra përfaqëson Sheriatin dhe elementet dytësore, të cilat konsiderohen si zgjerim i besimit dhe akides.
Imani dhe puna apo akideja dhe She- riati, që të dyja janë të lidhura me njëra- tjetrën, sikur që është i lidhur fryti me lisin, apo shkaku me të shkaktuarin, apo prodhimi me punën.
Për shkak të kësaj lidhjeje të fortë në mes tyre, të besimit dhe veprës, e shoh- im se në shumicën e ajeteve kuranore besimi dhe vepra përmenden gjithmonë bashkë me njëri-tjetrin: “E, përgëzoji ata që besuan dhe bënë vepra të mira, se ata do të jenë në xhennete ku rrjedhin lumenj.”(El-Bekaretu: 25), “Nuk ka dyshim se ata që besuan dhe bënë vepra të mira, atyre i Gjithëmëshirshmi do t’u krijojë (në zemrat e tyre) dashuri.” (Merjem: 96). Për këtë Allahu betohet: “Pasha kohën! Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt. Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t’i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm.” (El-Asr:1-3). Shprehja (el-haku) – t’i përmbahen të së vërtetës ka për qëllim besimin dhe veprën, e këto të dyja nuk mund të realizohen përveçse me durim dhe këshillim për to. E vërteta është që njeriu gjithë jetën e tij ta kalojë në veprat që e ngrenë atë tek Allahu, dhe të shpëtojë nga humbja e qartë. E kjo nuk arrihet ndryshe përveçse me shprehjen e devotshmërisë ndaj Allahut, e devotshmëria ndaj Allahut realizohet kështu: “Ky është libri në të cilin nuk ka dyshim (sepse është prej Allahut) është udhëzues për ata që janë të devotshëm.” (El-Bekaretu: 2).
Për të arritur të kemi zemra të devotshme ndaj Allahut, ne duhet t’i drejtohemi Kuranit, ta kuptojmë atë, ta studiojmë atë, të nxjerrim prej tij të gjitha njohuritë, t’i kushtojmë shumë kujdes atij, të punojmë me të, ngase ai është i vetmi garantues i interesave të përgjithshëm të njerëzve për këtë botë dhe botën tjetër, dhe me të cilin arrihet deri tek rruga e vërtetë. Për këtë halifeja, prijësit dhe valinjtë gjithmonë fillonin me atë duke këshilluar masën e përgjithshme me devotshmëri ndaj Allahut, me qëllim të arritjes së përsosjes në veprat e zemrës dhe të trupit, ngase të dyja (vepra e zemrës dhe e trupit) janë të kërkuara që të zbatohen me Sheriat. Dëgjo se çfarë i shkruan Umeri r.a. Sead bin Vekasit r.a., i cili ishte si komandant i ushtrisë në luftën e Persisë. i thotë atij: Pas kësaj, unë të urdhëroj ty dhe ata që janë me ju, që të armatoseni me devotshmëri ndaj Allahut në çdo rast, ngase devotshmëria ndaj Allahut është përgatitja më e mirë kundër armikut, përgatitja më e fuqishme për luftë. Të urdhëroj ty dhe ata që janë më ty, që të ruheni më shumë prej mëkateve sesa prej armikut, ngase mëkatet e ushtrisë janë më të frikshme për ta sesa armiku i tyre, dhe se myslimanët do të korrin fitore për shkak të mëkateve të armiqve të tyre ndaj Allahut; sikur të mos ishin mëkatet e armiqve, ne nuk do të ishim më të fuqishëm se ata, ngase numri ynë i ushtarëve nuk është sa numri i tyre, as nuk është përgatitja jonë sa përgatitja e tyre, por, kur krahasohemi në mëkate, ne kemi më shumë fuqi se ata, andaj ne fitojmë kundër tyre, për shkak të vlerës që kemi, e kurrsesi nuk do të fitonim për shkak të forcës”.
Nga ky prezantim i shpejtë për rëndësinë e akides, ke parë se të gjithë myslimanët janë të mendimit se akidejabesimi është baza-fondamenti dhe se këtë nuk e kundërshton asnjë mysliman. Por mospajtueshmëria qëndron në faktin se i duhet dhënë përparësi zgjidhjes së problemeve të kohës sonë, qofshin ato çështje politike, ekonomike, sociale dhe morale. Pra të gjitha këto probleme duhet të zgjidhen nën kornizën e besimit.
Kurdo që të flasim për akiden rrububije, uluhije apo atë të sifateve-cilësive të Zotit dhe emrave të Tij, Allahut duhet të mos ngjasojmë asnjë prej krijesave të Tij: “Asnjë send nuk është si Ai”, ne e cilësojmë Allahun ashtu si e ka cilësuar Allahu Veten e Tij, duke mos bërë kurrfarë ndryshimi, devijimi dhe ngjasimi të Allahut me dikë.
Po ashtu, ajo që është më rendësi kur të paraqesim besimin në të adhuruarit e Allahut, nuk duhet të flasim për shirkun në varreza, të kërkuarit ndihmë prej tyre etj. – kjo është vërtet një mangësi pa kurrfarë dyshimi dhe duhet ta përmirësojmë – por kjo nuk është e vetmja mangësi dhe ky i vetmi devijim në Njëshmërinë e Allahut, kur të themi se të kërkuarit ndihmë nga dikush tjetër përveç Allahut, doemos duhet të thuash se Ligjdhënës i Vetëm është Allahu: “Ja, vetëm Atij i takon krijimi dhe sundimi.” nuk ka gjykim përveçse me Librin e Allahut dhe se kjo është veçori e veçantë e Pejgamberit s.a.v.s.
Përse të flasim për shirkun në varreza, e nuk flasim për bërjen e shirkut në çështjen e legjislaturës: “Ata i konsideruan “ahbarët” (priftër jehudinj) të tyre, “ruhbanët” (murgjit e krishterë) të tyre dhe Mesihun (Isain) birin e Merjemes, për zota përveç Allahut”. Këtë e ka shpjeguar Pejgamberi s.a.v.s., kur e ka pa Adij bin Hatimin, i cili kishte në qafën e tij një kryq, e atij i kishte thënë: Hidhe atë shenjë të idhujtarisë, e pastaj lexoi: “Ata i konsideruan “ahbarët” (priftër jehudinj) të tyre, “ruhbanët” (murgjit e krishterë) të tyre dhe Mesihun (Isain) birin e Merjemes, për zota përveç Allahut”, Adiju tha: O i Dërguari i Allahut, ne nuk i adhuronim ata, e Pejgamberi s.a.v.s. ia bëri të qartë atij se adhurimi ndaj tyre ka qenë për shkak se ata bënin haram atë që ishte hallall, dhe e bënin hallall atë që ishte haram.
Shirku në akide-besim nuk është i përkufizuar vetëm në shirkun në çështjen e ibadetit, por shirk mund të ketë edhe në çështjet e politikës, atëherë kur zbatohen urdhrat që janë në kundërshtim me Sheriatin e Allahut, po ashtu ka shirk në aspektin e dashurisë kur dikë e do njeriu sikur Allahun apo edhe më shumë: “I duan ata sikur që duan Allahun”, gjithashtu shirku gjen shprehjen edhe në aspektin ekonomik, kur dikush e do shumë pasurinë (duke harruar Allahun: shënim i përkthyesit).
Prandaj, duhet doemos që shirkun të mos e shikojmë vetëm në një kah, me qëllim që t’ua bëjmë të qartë njerëzve çështjen e akides gjithëpërfshirëse dhe më pas t’u ofrojmë njerëzve besimin dhe veprën bashkërisht si program jete, ngase besimi është themeli i veprës, kurse veprat e zemrës, sikur e kemi kuptuar, janë më të rëndësishme se veprat e gjymtyrëve dhe se arritja e përsosmërisë së tyre është çështje e kërkuar me Sheriat, edhe nëse dallohen në gradën e kërkesës.

_______________________
Fusnotat:
1. Ky është fundamenti shtatëmbëdhjetë i imam Hasan el-Bena-s.
2. Sejjid Sabik “El-Akaidul Islamijjeti” fq. 8.
3. Tevfik Muhammed Seb’a: Vaki’ijetul Menhe-xhil Kur’anij.
4. Abdul Aziz Atije: “El-Akidetul Islamijetu Fil Mir’ati Evi Tevhidil Halis” fq. 18.
5. Muhmmed el-Gazaliu: Dusturl Vahdeti Theka-fijjeti, fq. 189.
6. Hafidhul Irakiju ka thënë: hadithin e Muadhit e ka nxjerrë Ebu Mensur ed-Dejlemiu në “Mus-nedil Firdeus” dhe se senedin e ka të ndërprerë, marrë nga libri “Meudhitaul Mu’minine” dhe libri “Ihjau Ulumi Din”, fq. 443.
7. Ibnul Kajjimi “El-Fevaidu”, fq. 140.
8. Ed’Davetu Kavaidun ve Usulun, fq. 47, e autorit të këtij libri.
9. Ibnul Kajjimi: Igathetu-l-lehfan min Mesajidi Shejtan.
10. Ibnul Kajjimi: Miftahu Dari Seadeti, fq. 41.
11. Transmeton Muslimi.

Xhum’a Emin Abdul Aziz
Përktheu nga arabishtja: Mr. Flamur Sofiu
Dituria Islame / 213