Të qënit njeri lidh

Të nderuar vëllëzër dhe motra,

Në Mekë, ku mesazhi Kur’anor iu shpall Profetit Muhamed s.a.w.s., shoqëria vuajti nga racizmi klasor, padrejtësia dhe kushtet çnjerëzore në të cilat të fortët shfrytëzonin dhe shtypnin të dobëtit.

Mesazhi i Islamit u përhap shpejt për shkak të temave që trajtone, si barazia dhe drejtësia. Ahlaku i mirë, mësimet moral si dhe sjellja e mirë, bënë të qartë se mesazhi në thelb u drejtohej vetë njerëzve dhe mbrojtjes së jetës njerëzore.

Kur flasim për njerëzimin, është e rëndësishme të theksojmë se Allahu xh.sh. i krijoi njerëzit nga një Nefs, pra nga një qenie e vetme.

Në Kuran për këtë thuhet: “O ju njerëz! Kinie frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqën) e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe kinie frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin (akraballëkun), se All-llahu është mbikëqyrës mbi ju”. (4:1)

Ajo që neve na bashkon si njerëz nuk është vetëm të qënit njeri, apo prejardhja jonë e përbashkët. Përkundrazi, janë lidhjet që ne mbajmë me njëri-tjetrin. Kështu është shprehur profeti Muhamed s.a.w.s.: “Askush prej jush nuk është besimtar nëse nuk dëshiron për të afërmit e tij atë që dëshiron për veten e tij.”

Por, të jesh njeri do të thotë gjithashtu të respektosh të drejtat dhe dinjitetin e të gjithë njerëzve, pavarësisht nga feja, besimi, ngjyra e lëkurës apo gjinia e tyre. Në suren El-Isra thuhet: „Ne, vërtet nderuam pasardhësit e Ademit (njerëzit), u mundësuam të udhëtojnë hipur në tokë e në det, i begatuam me ushqime të mira, i vlerësuam ata (i lartësuam) ndaj shumicës së krijesave që Ne i krijuam”. (17:70

Të dashur vëllëzër dhe motra, Të jesh njeri do të thotë të punosh për bashkëjetesë paqësore dhe të drejtë në shoqërinë tonë dhe në botë.

Ne nuk mund të mbyllim sytë ndaj padrejtësive; pa marrë parasysh se ku ndodh dhe kujt i ndodh! Allahu xh.sh. na nxit që të respektojmë në mënyrë të barabartë të drejtat thelbësore të të gjithë njerëzve, të gjithë anëtarëve të familjes njerëzore.

Në suren En-Nahl thuhet: „All-llahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju këshillon ashtu që të merrni mësim“. (16:90) Thirrja e mëposhtme kuranore na motivon që t’i afrohemi njëri-tjetrit dhe të shkëmbejmë mendimet: “O ju njerëz, vërtetë Ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat) e All-llahu është i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë“.(49:13)

Të nderuar besimtarë dhe beismtare, Është koha për të kujtuar vlerat që kanë humbur me kalimin e kohës dhe për t’i përmbajtur ato përsëri.

Ramazani ushqen lidhjen tonë me Krijuesin tonë dhe na inkurajon të rimendojmë dhe përmirësojmë marrëdhëniet tona me njerëzit tanë, me natyrën dhe me veten tonë. Por ju mund të përmirësoheni vetëm nëse keni synimin për ta bërë këtë dhe nuk pritni t’ju shkel koha.

Pra, le të jemi të kujdesshëm me njëri-tjetrin dhe të mos e kthejmë shikimin kur vuajtja, trishtimi dhe uria – si këto ditë – mundojnë botën! Sepse të qenit njeri lidh! Allahu xh.sh., i Cili e bëri rahmet dhe mëshirë muajin e agjërimit të Ramazanit dhe premtoi falje dhe kënaqësin e Tij, e ruajt dhe e shpëtoftë njerëzimin nga çdo fatkeqësi.

Amin! Paqi ditë të bekuara të Rmazanit dhe xhuma të pranuar!