Ramazani gjallërohet me aktivitete

Xhamia ,, Bashkimi ” vazhdon traditën e organizimeve të shumta e sidomos në muajin Ramazan.
Dita e shtunë me 16.03.2024 ishte përplotë gjallëri në qendrën tonë, sepse ishte tribuna qendrore e Ramazanit me musafirë nga trojet tona si dr. Islam Hasani dekan i FSI-së në Prishtinë, dr.Muaz Agushi prodekan në FSHI Shkup dhe musafiri nga Ferizaji kuvendar i BIK, Sevdair ef.Haxhiu të cilët iu drejtuan të pranishmëve me ligjeratat e tyre kryesisht rreth muajit të bekuar të Ramazanit.
Iftarin e bëmë në lokalet e xhamisë me musafirët dhe anëtarët tanë.
Ndërsa në namazin e Teravisë na nderoi me vizitën e tij përfaqësuesi i BIK, prof.Jakup Çunaku i cili mbajti ligjeratën para teravisë dhe na priu në namazin e akshamit dhe disa rekate të teravisë.
Diskutimet dhe muhabeti me të ftuarit vazhdoi edhe pas teravisë tek dhoma e burrave deri diku në mesnatë.
Më vonë na u bashkuan edhe prof. Abdulxhemil Nesimi nga FSHI, Shkup, Fadil ef. Bajrami imam shqiptar nga Bosnja, Mevludin ef. Mustafa nga xhami Ikre, Usam ef. Alimi dhe shumë nga anëtarët tanë.
Atmosfera e Ramazanit do të vazhdon me mbrëmjet tjera me aktivitete të shumta.

Kryesia e xhamisë, Imami dhe xhemati falënderojnë musafirët dhe të gjithë ata që kontribuan në këto organizime të mrekullueshme.
Zoti f.p qoftë razi inshaAll-llah.
M_A