Kryetari Vahidin Beluli dekorohët me çmimin Myfti Vehbi Dibra

Nën patronatin e Reisul Ulema të BFI të RMV H. Hfz. Shaqir ef. Fetai nė filharmonin e Shkupit mbrëm u mbajt manifestimi tashmë tradicional me rastin e hixhretit-shpërnguljes së Muhamedit a.s. prej Mekës në Medine, ndodhi e cila u përzgjodh për fillimin e llogaritjes kohore sipas kalendarit islam. Në këtë manifestim ishte i ftuar edhe kryetari i ALKIG-ut, Vahidin ef. Beluli i cili edhe u dekorua nga Reisul Ulema me çmimin Myfti Vehbi Dibra, çmim i cili ndahet nga BFI e RMV për kontribut në jetën fetare dhe kombëtare.