Festohet Kurban-Bajrami në xhaminë Bashkimi( Foto & Video )

Një atmosferë e jashtëzakonshme u krijua në objektet e xhamisë, me një prezencë të madhe të fëmijëve dhe prindërve të tyre.

Programi përmbante fjalime, recitime, këndime fetare dhe lojra për fëmitë.

Ideatorë i këtij manifestimi ishte shoqata e gruas,, Ardhmëria” e cila vepron në kuadër të xhamisë Bashkimi.

Programin e organizuan Asim ef.Ibrahimi, Menderez ef.Alili sëbashku me kryesinë e xhamisë, kryesinë e prindërve dhe anëtarë të xhamisë.

Në fund u shpërndanë dhurata për fëmijët.

Shpresojmë ky organizim të jetë tradicional.

Ju falënderit të gjithëve.

Urime kjo festë madhështore e Kurban-Bajramit, Zoti ju dhashtë mbarësi në familjet tuaja.