Festohet Fitër-Bajrami në xhaminë Bashkimi( Foto )

E përmbyllëm muajin e Ramazanit dhe festën e Fitër-Bajramit në mënyrën më të bukur të mundshme, me programin e organizuar për fëmijët e xhamisë dhe jovetëm.

Një atmosferë e jashtëzakonshme u krijua në objektet e xhamisë, me një prezencë të madhe të fëmijëve dhe prindërve të tyre.

Programi përmbante fjalime, recitime, këndime fetare dhe lojra për fëmitë.

Fjalë përshëndetëse dhe inkurajuese për të vazhduar me këtë ritëm kishte kryetari i xhamisë Vahidin ef.Beluli, i cili i përgëzoi organizatorët dhe fëmijët.

Ideatorë i këtij manifestimi ishte shoqata e gruas,, Ardhmëria” e cila vepron në kuadër të xhamisë Bashkimi.

Programin e organizuan Asim ef.Ibrahimi, Menderez ef.Alili sëbashku me kryesinë e xhamisë, kryesinë e prindërve dhe anëtarë të xhamisë.

Në fund u shpërndanë dhurata për fëmijët.

Shpresojmë ky organizim të jetë tradicional.

Ju falënderit të gjithëve.

Urime kjo festë madhështore e Fitër-Bajramit, Zoti ju dhashtë mbarësi në familjet tuaja.

M_A