Ditët e bekuara të Dhul Hixh-xhes

Ditët më të vlefshme tek Zoti janë dhjetë ditët e muajit Dhul Hixh-xhe të cilët fillojnë nga sot e Ejnte 30. Qershor deri në ditën e parë të Kurban Bajramit e Shtunë 09.Korrik 2022
Janë ditët që Zoti f.p i ka përmendur në Kur’anin f.m në suren Fexhr.
Këto ditë duhen shfrytëzuar maksimalisht në adhurim Zotin, duke falur namaz (edhe namazet e mbetura, kada), agjërim (të paktën ditën e Arafatit më 08 Qershor, ose ditët e paagjëruara gjatë Ramazanit), lexim nga Kur’ani f.m, pendim për mëkatet tona, largimi nga veprat e liga dhe të kota, shtimin e lëmoshave për nevojtarët etj.
Profeti a.s ka thënë:
,, Nuk ka ditë që veprat e mira të jenë më të dashura te Zoti se sa në këto ditë të Dhul Hixh-xhes.
Shokët i thanë: As edhe xhihadi në rrugë të All-llahut?
As edhe xhihadi, përveç nëse dikush ka dalë në luftë në rrugë të All-llahut duke sakrifiku veten dhe pasurinë e tij dhe nuk kthehet mbrapa “.
Pra thuaj sa më shumë në këto ditë të bekuara:
Subhanall-llahi welhamdulil-lahi wela ilahe il-lall-llahu wall-llahu ekber
All-llahume sal-li ala Muham-medin we ala ali Muham-med
Zoti f.p na i pranoftë lutjet dhe ibadetin tonë në këto ditë të bekuara të Dhul Hixh-xhes, Amin.
Menderez Alili