Sot me 20.10.2024 në gjithë Austrinë xhamitë hapën dyert për vizitorë. Nën organizimin e Këshillit të Bashkësisë Islame të Ausrisë së Epërme (IRG OÖ) sot ishte e hapur edhe dera e xhamisë Bashkimi në Linz, ku morën pjesë përfaqësue nga institucionet komunale, bashkësitë e ndryshme fetare si dhe vizitorë të tjerë. Kryetari i xhamisë Bashkimi z. Vahidin Beluli ju dëshiroj të pranishmëve mirëseardhëje dhe i njoftoi shkurt rreth angazhimit dhe aktiviteteve të xhamisë Bashkimi. Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Austrisë së Epërme z. Binur Mustafi foli për rolin e bashkëpunimit të ndërsjellt dhe rëndësisë së takimeve të përbashkëta pavarësisht ndryshimeve që kemi. Poashtu edhe zv. kryetarja e Komunës së Linzit z. Karin Hörzing, falenderoj organizatorët për ftesën si dhe vlerësoj lartë punën e Këshillit të Bashkësisë Islame të Austrisë së Epërme si dhe aktivitetet e ndryshme të xhamisë Bashkimi, ku në theks të veçant vuri antarësimin e xhamisë Bashkimi në Alenacën e Klimës në Austrinë e Epërme. Pas fjalimeve përshendetëse mysafirët patën mundësinë të përcjellin ekspozitën rreth Islamit në Austri e cila ishte e paraqitur me fototgarafi dhe tekste ligjore. Mëpastaj u falë namazi i drekës ku mysafirët poashtu patën mundësinë të përcjellin drejtpërdrejt se si falen muslimanët në xhami. Pas namazit të drekës mysafirët vizituan objektin në përgjithësi dhe u informuan për veprimtarinë e xhamisë dhe njëherit patën mundësi edhe të prashtrojnë pyetje rreth çështjeve që atyre ju interesonte. Krejt në fund ata u shërbyen me pije dhe ëmbëlsira nga tradita shqiptare, duke u kujdes edhe për mbrojtjen e ambientit, pra duke mospërdorur elemente plastike.