Imami i xhamisë tonë Menderez Alili ka lindur më 22.06.1979 në fshatin Hotël, Kumanovë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje dhe më pas regjistrohet në Medresen ,, Isa Beu ” në Shkup të cilën e përfundon në vitin 1997. Menjëherë vazhdon Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup. Diplomoi në vitin 2001 dhe merr titullin profesor i shkencave Islame. Pas angazhimeve në vendlindje në vitin 2010-të vjen në Austri si Imam i përkohshëm që pastaj nga viti 2011-të emërohet si Imam i rregullt në Xhaminë ,, Bashkimi ” detyrë të cilën vazhdon ta kryej edhe më tej.