Warning: Undefined property: DPTDebugProcessor::$fp in /home/.sites/125/site7805860/web/wp-content/plugins/daily-prayer-time-for-mosques/Models/Processors/DebugProcessor.php on line 22 Warning: Undefined property: DPTDebugProcessor::$fp in /home/.sites/125/site7805860/web/wp-content/plugins/daily-prayer-time-for-mosques/Models/Processors/DebugProcessor.php on line 22 Warning: Undefined property: DPTDebugProcessor::$fp in /home/.sites/125/site7805860/web/wp-content/plugins/daily-prayer-time-for-mosques/Models/Processors/DebugProcessor.php on line 22 Vlera e muajit Sha’ban dhe natës së madhe të Beratit - Xhamia Bashkimi Linz Warning: Trying to access array offset on value of type bool in /home/.sites/125/site7805860/web/wp-content/themes/neeon/functions.php on line 84

Vlera e muajit Sha’ban dhe natës së madhe të Beratit

‘’….dhe ku të jeni, fytyrat tuaja ktheni kah Qabeja….’’ (El-Bekare, 144)

Hamdi i takon vetëm All-llahut të Madhërishëm, përshëndetjet dhe selamet qofshin gjithmonë mbi të dërguarin e Tij, Muham-medin s.a.ë. familjes, shokëve të tij dhe të gjithë atyre që pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Të nderuar vëllezër dhe motra, të nderuar besimtarë:

Muaji Sha’ban është muaji i tetë me rradhë në kalendarin hënor, respektivisht hixhrij dhe atë pas muajit Rexheb dhe para mbretit të muajve të vitit, muajit Ramazan. Në natën e pesëmbëdhjetë të këtij muaji, është nata e madhe e Beratit, ose siq quhet,, Lejletul mubarekeh, nata e bekuar ose Lejletu nisfu Sha’aban, nata e mesme e Sha’banit‘‘ siq e ka emërtu edhe vet Muham-medi s.a.ë. në hadithet e tij. Në Kur’anin f.m. ajeti i lartëshënuar jep sinjale për këtë natë ku thuhet,,… dhe ku të jeni, fytyrat tuaja ktheni kah Qabeja…‘‘ (El-Bekare,144) dhe ku nga ky ajet shihet se sinjalizohet Muham-medi a.s. me shokët e tij për ndërrimin e kibles, sepse dihet se deri atë natë gjegjësishtë 17 muaj e tre ditë ata faleshin në drejtim të Mesxhidul Aksas, dhe pikërisht në natën e bekuar të Beratit zbriti ajeti i lartëshënuar dhe bëhet ndërrimi i kibles në drejtim që jemi edhe sot,  pra të Qabes së bekuar. Arsyeja pse ata faleshin në këtë drejtim dihet se ishte nga shkaku se Qabeja deri në atë momente ishte e mbushur me idhuj dhe puta, ku secili nga fiset kishte zotin e vetë të gdhendur nga guri ose druri. Shkencëtari i madh Islam Muham-med el Gazaliu në veprën e tij,, Ihjaul ulumud-din‘‘ kur flet për netët e mdhaja, ai përmend 15 netë të mdhaja mbrenda vitit dhe mes këtyre edhe natën e madhe të Beratit, duke treguar se duhet të kalohet me ibadet më të madh All-llahut xh.sh si me lexim Kur’ani, Namaz, Salavate, Istigfar e Dhiker dhe poashtu me Agjërim. Edhe vet Muham-medi s.a.ë. e ka dalluar këtë muaj dhe këtë  natë nga të tjerat me ibadet vullnetar siq tregojnë shokët e tij dhe bashkëshortja e tij Aisha r.a. duke thënë se tërë natën e kalonte në Namaz dhe ditën në Agjërim, derisa e pyetnin se pse po mundohesh aq shumë o i Dërguar, kur ti e ke të garantuar faljen dhe shpëtimin në atë botë? Ai ua kthente: A mos të jemë rob falënderues dhe mirënjohës ndaj Zotit tim?! Poashtu vlen të theksohet edhe transmetimi i Ebu Davudit, i cili thotë:,, Prej të gjithë muajve, Pejgamberi s.a.ë. më së shumti dëshironte të agjërojë në muajin Sha’ban dhe kështu e priste muajin Ramazan’’.Taberaniu shënon një nga lutjet që Pejgamberi s.a.ë. e ka bërë: ,, O Zoti ynë! Na beko në muajin Rexheb dhe Sha’ban dhe na mundëso ta presim muajin Ramazan’’.Poashtu shoku i njohur i Muham-medit a.s. Enes ibn Maliku r.a. thekson në një rast: ,, Kur fillonte muaji i Sha’banit, muslimanët merrnin mus’hafët në dorë dhe lexonin Kur’an, ndanin Zeqat nga pasuria e tyre për nevojtarët dhe të varfërit, ashtu që iu mundësohet agjërimi i muajit të Ramazanit edhe atyre( varfënjakëve) pa vështirësi’’.Lusim Zotin e Madhërishëm që edhe ne ta arrijmë muajin e Ramazanit dhe të përfitojmë nga bereqeti dhe rahmeti i këtij muaji, Amin.

 

Hutbe e mbajtur më 29.05.2015

Xhamia,, Bashkimi’’ Linz

Imam, Menderez ef Alili