VITI I RI, SHUNDI I VJETËR, KIÇ DHE SNOBIZËM

 

Mr. Muhidin Ahmeti

 

Te shumica absolute e popujve të vjetër paganë, kremtimi dhe pritja e vitit të Ri nuk ishte asgjë tjetër veç se lavdërim, madhërim, simbol dhe shenjë e adhurimit të ndonjë trupi qiellor, në rastët më të shpeshta të Diellit. Kështu, në Egjiptin e vjetër, populli i të cilit, sipas Herodotit, e këtë e vërtetëotn edhe Kur’ani, i shpikte emrat e hyjnive paganë, të cilët më pas i pranuan Grekët, e nëpërmjet tyre edhe popujt  tjerë të Evropës..

Çdo egjiptas respektonte zotët dhe hyjneshat Isid e Oziris. Tek ata Amon-Ra, zoti i Diellit është ai që të Grekët ishte Zeusi. Herakli është njëri nga dymbëdhjetë zotët egjiptian dhe Helenasit e moren nga Egjiptasit atë emër për Herakliun e tyre. Dhe në të vërtetë emrat e gati të gjithë zotëve në Heladë erdhën nga Egjipti.

Kjo qe periudha më e theksuar e Paganizmit – besimit në shumë zotra. Zotra këta që personifikonin fenomenet natyrore përmes të cilëve ata parshikonin të ardhmen dhe ushtronin shkathtësinë e magjisë.

“Me ngulmim, në emër të Zotit, ju them: Ju s’duhet të jetoni më si paganët… Meqë nuk e njohn Perëndin dhe s’duan të dinë gjë për Të, janë të verbër për të vërtetën dhe s’kanë asnjë pjesë në jetën e vërtetë, e cila vjen nga Perëndia…” (Bibla)

Duke u mbështetur dhe duke pas parasysh porosinë e thënies së lartpërmendur biblike, të krishtërët njëmbëdhjetë shekuj paten neveri nga festimi dhe kremtimi i  një Janarit të Vitit të ri si traditë pagane. Tek në shekullin e dymbëdhjetë, pas njembëdhjetë shekujsh mospranimi të datave të Vitit të Ri nga popujt e Evropes, Kisha e pranoi via facti një janarin për fillimin e vitit diellor. Pranimi, festimi dhe shënimi fetar i Vitit të Ri kundër të cilit Krishtërimi luftoi pamëshirshëm njëmbëdhjetë shekuj me radhë nuk është asgjë tjetër veç se një argument i pakontestueshëm që Kisha nuk arriti asnjëherë të kristianizojë Evropën, veç përkundrazi Evropa paganizoi krishtërimin.

Festimi dhe kremtimi  i Vitit të ri – Një Janari – jo vetëm që për  nga origjina është ceremoni pagane, por edhe për nga forma dhe mënyrat se si festohet në ditët tona paraqet një formë të veçantë të idhujtarisë.

Duke e  shikuar këtë në prizmin e aktualitetit shqiptar, festimi, kremtimi, ceremonia, blerjet jonormale, orgjitë, ndejat e shfrenuar me pije alkoolike, kallapitjet, përqafimet, fishekzjarrët, të shtënat me pushkë, shpërthimet ekspolduese, thyerje xhamash, shkatërrim banesash, shtëpish, automobilash, rrezikim psasurie, sigurie e jete, pasardhësish, prishje e rendit publik dhe e qetësisë së qytetarëve, pritje të përbashkëta zhurmëmëdha të Vitit të Ri, urimet dhe programet speciale me muzikë e këngë që bëjnë të vallzojë gjaku vetë duke bërë spastrimin e trurit, nuk janë asgjë tjetër, veç se vazhdim i tarditës, riteve, dhe zakoneve të vjetra pagane e idolatorike të Egjiptasëve të vjetër dhe Romakëve për nder të hyjneshës Izia dhe Hyut Janus.

Këto janë disa veçori që karakterizojnë kremntimin e festave në ditët tona që për dallim  nga festat klasike, pagane këto të sotmet janë të organizuara më mirë, me mjete më të përparuara e më të sofistikuara. Sa për ilustrim po sjellim një shembul nga bota e insekteve, më saktësisht nga termitet. Të gjitha format e përmendura të manifestimit të kënaqësive para dhe gjatë ditës së Janusit, Izidës apo diellit, na përkujtojnë ditën e vetvrasjes kolektive në dasmën një herë në vit kur të gjithë termitet mundohen të dalin e të paraqiten në diellin e ditës së dasmës. Me atë rast ata nuk janë të vetedijshëm se dalja e tyre në diell do  të thotë vdekje e pamëshirshme. Mbijetojnë vetëm ata termit, të cilët rojet i mbajnë brenda në fole për përtëritjen dhe ekzistencën e llojit.

E njëjta gjë nodh  edhe me njerëzit natën dhe ditën  e vitit të Ri. Njerëzit mashtrohen kur mendojnë se me vitin e vjetër mbetet çdo gjë e vjetër, në radhë të parë shpresat e parealizuara, ndërsa viti  i ri si çdo gjë  e re do t’i përmbushë dëshirat dhe ëndërrat. Me ndërrimin e moteve nuk ndryshon koha, nuk ndryshojn gjërat vetvetium as nuk transformohet njeriu brenda  natës. Ç’ është, pra koha e cila vazhdimisht na sjell Vitin e ri? Vallë, a është koha diçka tjetër përveç se sot, dje dhe neser? Ajo shkon dhe kthehet te ne duke na dhënë herë natën herë ditën. Nuk kalon koha, kalojmë ne. Pyesim: “Sa netë e ditë të njëjta kanë kaluar ndër shqiptarët dhe sa jetë e fate njerëzish kanë marrë me vete? Sa shqiptarë e shqiptare kanë kaluar nëpër netët e gjata të së kaluares sonë kombëtare, duke u ndërruar breza të tërë së bashku me vitet e rinj, e megjithatë realiteti ynë është ai që është. Përse  vallë, t’i festojmë vitet e rinj kur gjithmonë na përseritet e njëjta histori, epigonike dhe paganike. Është thënie e vërtetë se “historia përsëritet vetëm se me gabime më të mëdha.”   Profeti i Zotit  -Muhammedi (s) tha: “Mos lejoni t’ju kafshojë gjarpëri dy herë në të njëjtin vend.”   Kombin shqiptar, gjarpërinjt e tij historik shumë  herë e kanë kafshuar dhe shumë plagë i kanë shkaktuar, megjithatë ai vazhdimisht i ka imituar,  vazhdon edhe sot t’i imitojë po ata të njejtët popuj si nga pikëpamje ideologjike ashtu edhe kulturologjike. E dëshmi për këtë është që edhe sot pas dy mijë vjetësh historie, ai kërkon rrënjët e identitetit të tij. Këtë e bëjnë një pjesë e madhe e inteligjencies shqiptare nga të gjitha trojet. Përse? Sepse nga mungesa e strukturës shpirtërore dhe defektologjive strukturore në qenien e elitës shqiptare, kombi shqiptar si nga pikëpamja ideologjike ashtu edhe  kulturologjike ka mbetur pa “kible të qartë”. Ndonëse edhe rrënjët edhe Kibla e shqiptarëve është e qartë si drita e diellit, gjeniu shqiptar për dy mijë vjet me radhë është përpjekur të gjejë rrënjë dhe të bëjë kible artificiale. Prandaj, shumë defekte në strukturën e ADN-ës sonë janë trashëguar me dekada e shekuj duke na sjell vazhdimisht vitet e rinj me histori të vjetra epigonike e paganike..

Për çdo vit të Ri e njëjta histori. Përse? Seps Viti i Ri nuk e ndërron historinë, njerëzit janë që e bëjnë historinë. Mirëpo, te ne është e kundërta. Historia na bën ne. Prandaj, një pyetje tjetër do të ishte: Si të festojmë vitin e ri me njerëz të vjetër me ide e mentalitet të vjetër. Dikush do të përgjigjej se nuk janë më ato kohëra  kur është festuar Vitit i Ri për nder të atyre idhujve e zotëve të rrejshëm.

Vërtet nuk janë më ato kohëra, por nuk janë më as ata njerëz. Dikur kanë qenë ata magjistarët e thjeshtë që kanë gënjyer dhe kanë mshtruar popullin. Sot janë mjeshtra të dëshmuar dhe specialistë të  magjisë (nuk është fjala për Koperfildin), por për regjisorët televiziv dhe të tjerë, taman mjeshta të gënjeshtrës, manipulimit, mashtrimit, vegimit, iluzionit. Përmes radios e televizorit, magjistarët e sotëm përpiqen t’i magjepsin shpirtërat, trurin, zemrën, veshët dhe sytë e njerëzve.

Nga aspekti i cilësdo fe monoteiste e në mnyrë të veçantë nga pikëpamja e fesë islame, festa e Një dhe Dy Janarit në krahasim me Zotin është shirk – idhujtari, glorifikim dhe madhërim i hynive mitike – pagane të Izidës e Janusit dhe të madhëruarit e treguesëve   të Diellit (Solistici i  diellit ose vitin e vjetër të silvesterit në vend të Krijuesit).

Pavarësisht nga përgjigjiet e shumta që janë dhënë në lidhje me traditën, zakonët mitologjike – pagane egjiptiano-romake me rastin e kremtimit të Vitit të Ri, mendimin dhe përgjigjen islame e ka dhënë Jusufi (a.s.), atëherë kur  në burg si rob i shitur dhe  i huaj u tha bashkëvuajtsëve të tij: “Unë me të vëretë nuk kam asgjë të përbashkët me fenë e atij populli që nuk e beson All-llahun dhe që mohon Botën tjetër. Unë ndjek fenë e të parëve të mij, Ibrahimit,  Is’hakut dhe Jakubit. Neve nuk na ka hije t’i bëjmë shok All-llahut! Kjo është një mirësi që na dhuroi Zoti ne dhe të gjithë njerëzve, por shumica e njerëzve nuk janë mirënjohës. O shokët e  mij të burgut, a është më  mirë të adhurohen gjithfarë zotësh apo All-llahu, i Vetmi Ngadhënjimtar?! Ata që i adhuroni në vend të All-llahut janë vetëm emra më të cilët ju dhe prindërit tuaj i pagëzuat ata. All-llahu nuk ka shpallë  kurrfarë faktësh për ta, ndërsa gjykimi i fndit i takon vetëm All-lahut! Ai ka urdhëruar të mos adhuroni askë përveç Atij. Ajo është e vtemja fe e drejtë, por shumica e njerëzve nuk dinë.”

Ndër format e kremtimit të festave, përveç tjerash dominon edhe shundi në TV-e, i cili transmeton në rastët më të shpeshta mallin më të lirë, mallin dhe mbeturinat e kuturave të huaja nga të cilat vetë vendët e zhvilluara duan sa më  parë të lirohen. Trasmetohen filma dhe programe e spektakle televizive pa vlera artistike, vetëm për t’i kënaqur tekat e atyre njerëzve, të cilët janë të pandjeshëm dhe indiferentë ndaj vlerave të kulturës së vëretë. Njerëz, në mënyrë të veçantë intelektualë që janë të prirur për kiç dhe që kurr nuk do të futen në botën e shpirtit, frymës, kulturës, artit dhe bukurisë, sepse vakuumin e brendshëm dhe nihilizmin e kompensojnë me lavdi dhe shkelqim të jashtëm. Njerëz që vuajnë nga snobizmi që për synim kanë imitimin e të huajve dhe mohimin e identitetit dhe vlerave personale. Njerëz pa koncept të qartë në jetë dhe pa vizion për të ardhmën.

Një element tjetër që në mënyrë desturktive e denigron dhe e bastardon natën e vitit trë ri duke i dhënë asaj epitetin e natës më të çmendur të vitit është edhe konsumimi i pakontrolluar i alkoolit dhe i të gjitha llojeve të pijeve dehëse.

Në shumiocën e vendeve evro-perendimore 90% e të anketuarve pohojnë se e konsumojnë alkoolin për vtitin e ri dhe atë  minimalisht 3 gota.

Epidemitë më të  mëdha të njeriut modern janë alkoolizmi, droga dhe idhujtaria, prej të cilave pastaj burojnë: paranoja, destruksioni, skpeticizmi, indiferentizmi, frustracioni etj.

Ndalesa e parë që u erdhi muslimanëve është ndalimi i adhurimit të idhujve, e pastaj konsumimi i alkoolit, i cili është vëndosur në rrafshin e njëjtë me kumarin, palçkitjën dhe me parashikimin e fatit të njeriut.

Me përdorimin e alkoolit njeriu bëhet i pavetëdijshëm për rrjedhat normale të jetës, ai është në gjendje të pandërgjegjshme të jetës, vizioni i tij shndërrohet në një fantazi të sëmurë, jeta e tij bëhet fiksacion, utopi agresive dhe irealitet. “Dhe mos e shktaërroni veten tuaj me duart tuaja.”  (El-Bekare, 195).