Warning: Trying to access array offset on false in /home/.sites/125/site7805860/web/wp-content/themes/neeon/functions.php on line 84

Vepra e Dëshmorëve është përjetë e gjallë (hutbe kushtuar ditës së pavarësisë, ditës së flamurit)

,,E për ata që u mbytën në rrugë të All-llahut, mos thoni,, janë të vdekur‘‘. Jo, ata janë të gjallë po ju nuk e kuptoni (gjallërinë e tyre) ´´(El-Bekare, 154).

Hamdi i takon vetëm All-llahut, përshëndetjet dhe selamet qofshin gjithmonë mbi Muham-medin s.a.w. mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit. Kënd e udhëzon All-llahu nuk ka mundësi askush të e devijojë, e kush e humbi veten e tij, askush përvec All-llahut nuk ka mundësi të e rikthejë në të vërtetën.

Besimtarë të nderuar, vëllezër dhe motra:

Islami i vlerësoi lartë njerëzit të cilët dhanë më të shtrejtën, jetën e tyre për ta ngritur fjalën e All-llahut xh.sh. dhe për ta mbrojtur nderin, gjakun, pasurinë dhe vendin  e tyre, nga armiqtë. Njerëzit e tillë, Islami ua dha një titull, duke i quajtur Shehidë-Dëshmorë.

Këto njerëz kanë qenë dhe do të jenë gjithmonë të gatshëm për të rënë në fushën e nderit me qëllimin më fisnik për të vazhduar dhe ruajtur idealin e tyre fetar dhe kombëtar.

Dëshmorët i përmendi All-llahu në Kur’anin f.m. duke treguar për pozitën e lartë që kanë tek Ai, dhe se ata nuk kanë vdekur, janë të gjallë, por ne nuk e kuptojmë gjallërinë e tyre. Vepra dhe kontributi i tyre nuk vdes kurrë, ata kanë pozita të larta tek All-llahu, janë të shpëtuar në Ditën e Gjykimit dhe se begatohen gjithmonë nga Zoti i tyre. Kështu All-llahu xh.sh në Kur’anin f.m.ku në një ajet tha:

,, Kurrsesi të mos mendoni se janë të vdekur ata që u vranë në rrugën e All-llahut. Përkundrazi, ata janë të gjallë e të furnizuar te Zoti i tyre’’ (Ali-Imran,169).

Shehidëve-dëshmorëve nuk u lahet trupi i tyre sic u lahet të vdekurve të tjerë, sepse larja është pastrim i trupit, ndërsa dëshmorët janë të pastër, qefini i tyre është uniforma e tyre e luftës, gjaku i tyre nuk lahet sepse është zbukurim para All-llahut xh.sh dhe para njerëzve. Ajo që kërkohet nga ne që jëmi pas tyre është ta ruajmë amanetin dhe veprën e tyre, duke vazhduar me angazhim të plotë ta vazhdojmë rrugën e tyre në forma tjera, e në asnjë mënyrë nuk na lejohet dhe nuk na takonë të shkelim mbi gjakun e tyre të shenjtë, të nëpërkëmbin familjet e tyre e të nëncmojmë veprën e tyre.

Sot ne shqiptarët jemi krenar dhe të lumtur në muajin madhështor për ne. Nëntori na rikujton një të kaluar të lavdishme, muaji i festave tona kombëtare, alfabeti i gjuhës Shqipe, pamvarsia e Shqipërisë dhe dita e flamurit. Këto festa dhe këto të arritura na sollën njerëzit më të mirë të kombit, dëshmorët, familjet e tyre dhe të gjithë ata që sakrifikuan cdo gjë.

Ne shqipëtarët kemi shehidët(dëshmorët) tanë të cilët dhanë jetën e tyre për ta ngritur fjalën e Zotit të Madhërishëm, për ta ruajtur gjuhën dhe kombin tonë dhe për t’i cliruar trojet tona etnike. Historikisht ne kemi dëshmorë të shumtë të cilët nuk llogaritën në asgjë përvec se të ruhet nderi, pasuria, gjaku dhe trojet tona shekullore. Sot është dita e flamurit tonë kombëtarë dhe pavarësia e shtetit tonë Shqipëtarë, që me gjak dhe sakrificë u fitua dhe u ruajtë gjer më sot. Nga luftrat e fundit që u zhvilluan në ballkan, shqiptarët ishin pjesë direkte e tyre, ku një numër i madh i tyre ranë në fushën e nderit si dëshmorë, u shuan familje të tëra, u sakrifikuan pasuri vetëm e vetëm që të jetohet në liri n’trojet etnike.

Ne sot gjithashtu përkujtojmë një njeri të madh të historis sonë të re shqipëtare, veprën e  të cilit e kemi ende të freskët në kujtesën tonë, dhe i cili po të ishte ende në mesin tonë jam shumë i sigurtë se nuk do të ishte pajtuar me atë që po veprojnë ata që premtuan se do të vazhdojnë amanetin e tij në mënyrë politike. Adem Shaban Jashari, njeriu që i dha shqiptarisë jo më pak se tërë familjen e tij bashkë me veten e tij, për një ideal shekullor. Sot është ditëlindja e tij, dhe ne secili duhet ta rikujtojmë këtë figurë të shënjtë për ne. Ky burrë i rrallë nuk synoi poste e pasuri por dicka që neve na mungonte me shekuj, Lirinë. Familja e tij shumë herë u sulmua nga forcat barbare serbe, por ky dhe familja e tij nuk planifikuan që ta lëshojnë vatrën e tyre shekullore, dhe deri sa ranë heroikisht si Shehidë-Dëshmorë në altarin e Lirisë, dhe të gjithë ne sot vizitojmë trupat e tyre që janë mbi pesëdhjetë anëtarë vetëm me mbiemrin Jashari. Lusim Zotin e Madhërishëm, që veprën dhe sakrificën e tyre ta bëjë dritë në atë botë, tua jepë shpërblimet e pakufishme të Tij dhe Xhenetin më të lartë. Gjithashtu edhe të gjithë shehidëve tjerë që dhanë jetën e tyre për cështjen fetare dhe kombëtare, All-llahu e pranoftë veprën e tyre.

Për të gjithë ata dëshmorë të historisë sonë kombëtare, të lexojmë një Fatiha.

Zoti i Madhërishëm na bashkoftë me ata në Xhen-net. Amin

 

Hutbe e mbajtur më 28.11.2015

Xhamia,, BASHKIMI´´Linz

Imam, Menderez ef. Alili