Warning: Trying to access array offset on false in /home/.sites/125/site7805860/web/wp-content/themes/neeon/functions.php on line 84

Vazhdo, mos e ndërpre përkujtimin e All-llahut

,,O ju që besuat,as pasuria juaj e as fëmijët tuaj të mos u shmangin prej adhurimit të All-llahut,e kush bën ashtu,të tillët janë mu ata të humburit‘‘ (El-Munafikun:9).

    Hamdi i takon vetëm All-llahut, përshëndetjet dhe selamet ja dërgojmë  profetit  Muham-med s.a.w. Kënd e udhëzon All-llahu nuk mundet askush me e humbë,e kush humbi vehten nuk ka mundësi askush ta udhëzojë përvec madhëris së Tij.

Besimtarë të nderuar, vëllezër dhe motra:

Ne e dimë se zbukurimi i kësaj bote janë pasuria dhe fëmijët,këtë e hasim edhe ne citatet Kur’anore,por ajo që kërkohet nga ne si besimtarë është që këto dhurata që Zoti i madhëruar na i fali për tu gëzuar në këtë jetë,mos të jenë shkak që ne ti shmangemi adhurimit dhe përkujtimit të All-llahut fuqiplotë.Mos të jetë pasuria ajo që ti do ti jepesh në tërësi dhe të vraposh pas saj dhe mos të dijsh të thuash falemderit o Zot,sepse kjo nuk mund të jetë dicka e përhershme dhe që mund ta zgjidhë cdo situatë edhe pse ne e mendojmë si të tillë,duke marë parasysh se sa e sa njerëz të pasur kan kaluar në këtë jetë, sa aktorë e sportistë e njerëz tjerë biznismenë që përfunduan jetat e tyre duke bërë vetëvrasje,sepse ishin mërzitur nga kjo jetë dhe nuk ishin të kënaqur edhe pse kishin miliona e miliarda ,por që prap janë larguar nga këtu duke i lënë të gjitha .Bindu me faktin se njeriu nuk din të ngopet edhe po ti jepet shumcka,siq tha profeti s.a.w. ,,Njeriut po ti jepej një kodër me dukat,ai përsëri do të tentoj ta merr edhe kodrën tjetër,dhe se syrin e tij e ngop vetëm dheu‘‘.

Gjithashtu edhe fëmijët janë dhurata qe na fali Zoti xh.sh.por që dhe ata nuk janë të përhershëm sikur që sjemi edhe ne dhe  në të shumtën e rasteve shumë familje dhe prindër përjetojnë shumë të kqija nga vetë fëmijët e tyre që i rritën me shumë mund dhe sakrificë. Prandaj besimtari duhet timer parasysh këto situata dhe në asnjë mënyrë mos ta largojnë  nga rruga e vërtetë ,gjëgjësisht nga adhurimi ndaj All-llahut xh.sh. sepse vetëm Ai është që nuk humbet dhe svdesë kurrë ndërsa gjithcka tjetër të len në mes të rrugës të vetmuar.

Këtë e lipi All-llahu fuqiplotë nga ne besimtarët në ajetin e lartcituar të sures El-Munafikun ajeti 9.(shih ajetin në fillim të hutbes).

Besimtarë të nderuar,vëllezër dhe motra:

Puna, studimet dhe angazhimet tjera,mos të të largojnë nga përmendja dhe adhurimi ndaj All-llahut,zatën gjithcka që  fillon me emrin e Tij dhe me përkujtim dhe falenderim ndaj Tij është e frytshme dhe e përfunduar me sukses,sepse në ndihmë ke All-llahun f.p. dhe mbështetjen e Tij.  Një ditë Pejgamberi s.a.w. u tha shokëve të tij: A t’ju tregoj se cfarë është më e mirë nga veprat tuaja,që është më e pastër dhe që ka shpërblimin më të madh,që është më e mirë se të japësh flori apo argjent lëmoshë,që është më e mirë se të luftosh me armiqtë në rrugë të Zotit?Ata i thanë: Po, na trego o i dërguar. Ai tha: Kjo vepër është ,,Përkujtimi i All-llahut‘‘.

Le të angazhohemi më së shumti me përkujtim të All-llahut xh.sh dhe me lutje ndaj Tij me fjalë shumë të lehta për ti thënë por të dashura tek Zoti i madhëruar,fjalë që ta qetësojnë shpirtin tënd dhe të japin motiv jete dhe të ndihmojnë në Ahiret.

Rini e nderuar: Largoji stresset dhe depresionet,hallet dhe brengat e panevojshme nga truri dhe shpirti yt. Kënaqe Zotin tënd  dhe  siguroje xhen-netin me disa minuta në ditë duke e përmendur All-llahun. Tha Pejgamberi s.a.w. ,,Dy fjalë të lehta për t’u  shqiptuar,të  rënda në peshore,të dashura te Zoti,ato janë : ,,Subhanall-llahi ve bi hamdihi,Subhanall-llahil adhim‘‘. Kush ka frigë se peshorja e punëve të mira do të jetë më e lehtë,le ta rëndojë me këto fjalë.

Më vjen shum keq për shum të rinj e të reja të cilët kaluan shumë netë pa gjumë e me lotë buzë ngjarjeve të cilët i përjetuan,u munduan gjatë në tejkalimin e brengave dhe mërzive,dhan gjithcka nga vetja e tyre pa mos  llogarit asgjë,por vetëm e vetëm të clirohen nga ky shtërngim që gati i ngulfati,por që për fat të keq disa prej tyre nuk ja arritën këtë qëllim dhe përfunduan si mos më keq. E kishin ilacin shumë afër në cdo vend dhe në cdo kohë,por ndoshta nuk mundën ose nuk deshtën ta gjejnë.

Tha All-llahu i madhërishëm,, Pra ta dini se me përkujtimin e Allahut zemrat stabilizohen‘‘ Ja pra  kjo ishte zgjidhja për ta dhe për të gjithë neve pas tyre,shum e lehtë, urdhëro, merre,praktikoje dhe jepja këtë terapi edhe hallexhinjëve të tjerë le të shërohen edhe ata.

Shkoi një njeri një herë tek Hasan  Basriu dhe I tha: Ndjej në zemër ashpërsi! Hasani ia ktheu: Shkrije me përkujtimin e Zotit ‘’Tha ibn Kajjimi r.a : ,,Përkujtimi i Zotit është për zemrën si uji për peshkun‘‘.

Të nderuar besimtarë,vëllezër dhe motra:

Nëse je nga ata që e kujton All-llahun gjithmonë dhe kur të ndodhesh në ndonjë hall të madhë dhe e lut Atë, Melekët do të thonë: O Zot ,një zë i njohur nga një rob i njohur,e nëse nuk je nga ata që  e kujton Zotin cdo herë dhe kur ndodhesh në hall i drejtohesh Atij,Melekët do të thonë: O Zot,një zë i padëshiruar nga një rob i padëshiruar.

Gjithashtu nëse je nga përkujtuesit dhe adhuruesit e Zotit vazhdimisht,kjo të ndihmon që edhe në castet e largimit tënd nga kjo botë do të jepet mundësia ta përkujtosh Zotin,përndryshe nuk do të mundesh të thuash fjalën që është celësi i dyerve të xhen-netit,,Lailahe il-lallah ,sepse njeriu që jeton me dhikër vdes me dhikër,Zoti na e mundësoftë një gjë të tillë.

Do ta përfundojmë këtë hutbe me një thënje të profetit Muham-med s.a.w. I cili tregon se Zoti I madhëruar thotë:,, Unë jam tek mendimi I robit për Mua dhe jam me të kur më kujton.Nëse më kujton në veten e tij,do ta kujtoj në veten Time. Nëse më kujton në ndonjë kuvend,do ta kujtoj në një kuvend më të mirë‘‘.Zoti ynë,na mundëso të jemi gjithmonë në përkujtimin Tënd dhe mos na ndaj asnjëherë nga mëshira Yte e madhe dhe na shpërble me xhen-netet e Tua. Amin.

Hutbe e mbajtur më 27.06.2014

Xhamia,,Bashkimi‘‘Linz

Imam,Menderez Alili