Vahidin Beluli

Kryetari

Vahidin Beluli, teolog i diplomuar u lind në fshatin Kuklibeg, komuna e Dragashit. Shkollën fillore e kreu në vendëlindje, kuse të mesmen Medresenë e Mesme Alauddin në Prishtinë. Përfundoi Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë. Nga viti 1998 deri në vitin 2005 punoi si imam dhe mësimdhënës në Medresenë e Mesme Alauddin dega në Prizren. Nga viti 2005 jeton dhe vepron në Austri. Është i angazhuar si mësimdhënës i lëndës fetare islame në gjimnazin Fadinger në Linz dhe gjimnazin në Enns. Aktualisht udhëheqë xhaminë Bashkimi, ALKIG-un, është antarë i Kryesisë së BI të Austrisë (IGGÖ).