Të shoqërohemi me disa hadithe të Muham-medit s.a.w.

Ebu Hurejre r.a. përcjell se Muham-medi s.a.w. ka thënë:

,, Namazi i njeriut në xhemat është më i vlefshëm se namazi i atij në shtëpinë e tij apo diku tjetër për njëzet e ca shkallë. Kush merr abdest, në formën më të mirë, pastaj shkonë në xhami me të vetmin qëllim që ta falë namazin në xhemat, duke mos i interesuar asgjë tjetër, për cdo hap të tij i shtohet nga një gradë dhe i shlyhet nga një mëkat derisa të hyjë në xhami, e kur të hyjë në xhami, atëherë në namaz është aq sa e ka përfshirë namazi. Secilin prej jush e bekojnë engjëjt, derisa të gjendet në vendin ku është falë namazi, ata thanë: ,,O Zot, mëshiroje! O Zot, fale! O Zot pranoja pendimin´´ Engjëjt veprojnë kështu përderisa njeriu të mos fillojë t’i mundojë të tjerët, apo ta prish abdesin në xhami’’.

( Mut-tefekun Alejhi)

Ky transmetim është i Muslimit

 

Nga Ebu Hurejre transmetohet se Muham-medi s.a.w. ka thënë:

“ Kur një rob musliman, apo një besimtarë merr abdes, kur e lanë fytyrën, prej tij bien të gjitha mëkatet e syve të tij me të cilët ka shikuar, bashkë me ujin ose pikën e fundit të ujit. Kur t’i lajë duart, I bien të gjitha mëkatet e duarve me ujin ose me pikën e fundit të ujit. Derisa të dalë i pastër nga mëkatet. Kur t’i lajë këmbët e tij, i bien të gjitha mëkatet e këmbëve bashkë me ujin ose pikën e fundit të ujit, ashtu që ai mbetet plotësisht i pastër prej mëkateve”.

(Transmeton Muslimi)

 

Nga Ibni Mes’udi r.a. përcillet se Muham-medi s.a.w. ka thënë:

,, Sinqeriteti (Sidk) shpie në mirësi, kurse mirësia shpie në Xhen-net. Vërtet njeriu i cili vazhdimisht është i sinqertë (në besim dhe në të folur) tek All-llahu shkruhet besimtar i vërtetë (Sid-dik). Gënjeshtra shpie në prishje (morale), kurse prishja shpie në Xhehen-nem. Njeriu që gënjen vazhdimisht, më në fund tek All-llahu shkruhet si gënjeshtar i madh‘‘.

( Mut-tefekun Alejhi)

 

Transmetohet nga Ibni Ab-basi r.a. i cili ka thënë:

„ Isha pas Pejgamberit s.a.w. një ditë, kur më tha: “ O vogëlush, unë po t’i mësoj disa fjalë: Ruaju nga All-llahu (duke kryer urdhërat e Tij dhe duke u larguar nga ndalimet e Tij), dhe Ai ty do të ruaj, ruaju nga All-llahu dhe Ai do të jetë me ty (do të mbrojë dhe do të ndihmojë), nëse dikend e lut, atëherë lute vetëm All-llahun, nëse kërkon ndihmë, atëherë kërko vetëm prej All-llahut, dije se sikur mbarë populli të mblidhet për të ndihmuar në dicka, ata nuk mund të të ndihmojnë asgjë më tepër sesa që të ka pëercaktuar All-llahu. Po edhe sikur të mblidhen për të dëmtuar dicka, ata nuk do tia dalin të të dëmtojnë përvec asaj që All-llahu të ka përcaktuar. Lapsat (për shënimin e përcaktimeve) janë ngritur, kurse ngjyra e shkrimit( të fatit) është tharë. (don të thotë: nuk mund të shlyhet dhe të ndryshohet përcaktimi)“.

(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë se hadithi është hasen sahih)

Kurse në një transmetim tjetër të këtij hadithi shënohen edhe këto fjalë:

“ Ruaju nga All-llahu, do ta gjesh përpara teje, njihe All-llahun (duke e respektuar) në rehati, e Ai ty do të njohë (me ndihmën e Tij) në vështirësi, dije se ajo prej të cilës ke shpëtuar nuk ka mundur të të godasë, dhe asaj që të ka goditur nuk ke mundur t’I shpëtosh, dije se fitorja arrihet me durim, kurse suksesi me mundim dhe se pas vështirësive vjen lehtësimi”.

 

Nga Ebu Dherr Xhundub ibn Xhunadeh dhe Ebu Abdurrahman Muadh ibn Xhebeli r.a transmetohet se Muham-medi s.a.w. ka thënë:

“ Ke ndërmend (frikësohu) All-llahun kudo që të jeshë. Të keqen përcille me të mirë, ajo da ta fshijë të keqen. Dhe me njerëzit bëhu I moralshëm- me moral dhe sjellje të mirëa”

(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë se ky hadith është hasen sahih).

 

Nga Ebu Hurejre transmetohet se Pejgamberi s.a.w. ka thënë:

“ Keni kujdes atë që po ua lë: ata që ishin para jush janë shkatërruar për shkak të pyetjeve të shumta dhe kundërshtimeve të Pejgamberëve të tyre. Kur t’ju ndaloj prej dickasë, largohuni prej saj, ndërsa kur t’ju urdhëroj për dicka, atë përmbusheni satë keni mundësi”.

(Mut-tefekin Alejhi)

 

Nga Ebu Hurejre transmetohet se Pejgamberi s.a.w. ka thënë:

“ Krejt um-meti im do të hyjë në Xhen-net, përvec atij që nuk don. I thanë: E kush nuk don o i Dërguari i All-llahut? Ai tha: ,, Kush më respekton mua, ai do të hyjë në Xhen-net, ndërsa kush më kundërvihet( nuk më respekton), ai nuk do”.

(Transmeton Buhariu)

 

 

                                                             Hadithe nga Rijadus-Salihin, Imam Neveviu

                                                             Përzgjodhi, Imam Menderez ef. Alili