Warning: Trying to access array offset on false in /home/.sites/125/site7805860/web/wp-content/themes/neeon/functions.php on line 84

Sjellja e mirë, e obligueshme për njeriun besimtar

,, Pasha njeriun dhe Atë që e krijoi atë. Dhe ia mësoi se cilat janë të këqijat dhe të mirat e tij. Pra, ka shpëtuar ai që e pastroi vetveten. E ka dështuar ai që e poshtëroi vetveten“ ( Esh-shems, 7-10).

Falënderimi i takon vetëm All-llahut të Lartëmadhëruar, përshëndetjet dhe selamet qofshin gjithmonë mbi të dërguarin tonë Muham-medin s.a.w. Kënd e udhëzon All-llahu nuk ka mundësi askush të e lajthitë, e kush e humbi vetveten, nuk ka mundësi askush të e drejtojë përvec Madhërisë së All-llahut f.p.

Të nderuar besimtarë, vëllezër dhe motra:

Në hutben e sotme, synojmë të ua rikojtojmë nevojën e madhe që ka njerëzimi sot për të vepruar mirë, drejtë dhe saktë, veprime të obligueshme për ne si besimtarë.Me mirësjellje nënkuptojmë sjelljen më të  mirë ndaj vetvetes dhe ndaj të tjerëve dhe e cila është më e pëlqyeshme në Islam.Nëse jemi me sjellje të mirë ndaj njerëzve, ne tregojmë edukatën tonë personale, familjare, fetare dhe kombëtare. Shumë herë rastisim me njerëz të ndryshëm, ku pas një qëndrimi dhe bisede me ta, vijmë në një konkluzion se me cfarë personi kishim të bëjmë më parë, i mirë apo i keq, duke ju referuar veprimit të tij, sjelljes gjatë të folurit, fjalorit të përdorur gjatë bisedës, kuptimit të fjalëve, durimit  gjatë bisedës,ose ishte nga ata që fliste keq për njerëzit që nuk ishin prezent, marrjen nëpër gojë të femrave të huaja me qëllim të njollosjes së nderit të tyre, spiunimit etj. Njeriut nga natyra e tij  e krijimit, nuk i pëlqen dhe nuk toleron që dikush të flasë për të ose ta dëmtojë atë, dhe kjo është krejt normale sepse edhe ai që meret me këto veprime nuk e don këtë për veten e tij. Pejgamberi ynë h. Muham-medi s.a.w. tha:

,, Nuk ka besuar askush prej jush, përderisa nuk ja dëshiron vëllaut të vetë atë që dëshiron për vete‘‘ (Buhariu).

Nga ky parim, shohim se Muham-medi a.s. e tha këtë duke e lidhur me besimin, pra nuk është  dicka e vogël, por që tregoka imanin tënd. Mirësjellje nuk don të thotë të sillesh mirë vetëm me ata njerëz që sillen mirë me ty, por të sillesh mirë edhe me ata që sjanë të mirë ndaj teje. Të bëhesh i tillë që me sjelljen tënde edhe këta njerëz të ndryshojnë qëndrimin dhe veprimin e tyre nga e keqja në të mirë dhe këtë ke për t‘a arritur vetëm nesë vepron kështu. Një fjalë e urtë thotë kështu:,, Bëje të mirën dhe hudhe në det, se nëse nuk e din ai që ti ia bëre, atë e din All-llahu xh.sh.‘‘

Kurr mos e vlerëso njeriun nga pamja e tij e jashtme, mund të jetë i varfur dhe i leckosur, mund  të jetë joipashëm, të ketë ndonjë defekt në dukje, por mund të jetë shumë më i mirë se shumë të tjerë që janë të pasur e të bukur në pamje e pa të meta, sepse ne nuk ua shohim mbrendinë, zemrat e tyre. Veprat dhe nijetet peshohen vetëm tek Zoti.

Pejgamberi a.s në një hadith të tij tha: ,, Adoni të ju informojë për disa nga njerëzit që do të jenë bonorë të Xhehen-nemit? Cdo njeri i ashpër, i krekosur dhe mendjemadh është Xhehen-nemli‘‘ (Buhariu dhe Muslimi).

Pra njeriu e ka mundësinë në duart e veta, të jetë prej banorëve të Xhen-netit (Parajsës) e që besojë e dëshirojmë të gjithë, ose ruana Zot të jetë nga banorët e Xhehen-nemit (Ferrit) e që se kemi dëshirë askush nga ne. Mirëpo kjo mvaret vetëm nga vetvetja jonë, cka kemi mbjellë atë do të korrim, ska ndryshe. Pra a ja vlenë që ne të jemi nga të humburit në botën tjetër për veprime të ulta, për ashpërsi, dyftyrësi e mendjemadhësi? Besoj se do pajtoheni se nuk ja vlenë, prandaj të mundohemi me cdo kushtë të veprojmë mirë e me sjellje të mirë, ta kënaqim veten dhe ti kënaqim të tjerët, dhe mos harro se edhe All-llahu xh.sh do jetë i kënaqur me ne.

Një nga lutjet e përditshme të Pejgamberit a.s. ka qenë: O Zot, më ruaj mua prej punëve të liga, sjelljeve të këqija, epsheve dhe ëndjeve. O Zot, ma zbukuro moralin, sjelljen time, ashtu sima ke zbukuruar pamjen time‘‘ (Bejhekiu).

Mirësjellja do të plotësohet ndaj të tjerëve vetëm nëse hecim me parimin Profetik:

,, Nuk kemi plotësuar besimin tonë, përderisa nuk dëshirojmë për tjetrin, atë që dëshirojmë për vete“ (Buhariu).

Lusim Zotin e Madhëruar që të na mundësojë të kemi sjellje, veprim, drejtësi dhe saktësi në cdo punë dhe duke mendu mirë për cdo kend siq mendojmë për vetveten. Amin

 

 

Hutbe e mbajtur më 27.02.2015

Xhamia,, BASHKIMI“ Linz

Imam, Menderez ef. Alili