Warning: Trying to access array offset on false in /home/.sites/125/site7805860/web/wp-content/themes/neeon/functions.php on line 84

Shqiptarët në Linc të Austrisë marshuan në ditën e punëtorëve (1 Maj)

Për dallim nga shumë vende të Europës Juglindore, poashtu edhe më gjëre, ku 1 Maj-i festohet në mënyra te ndryshme, duke filluar nga pikniqet e deri te mbrëmjet gazmore, shqiptarët që jetojnë në Linz të Austris, gjegjësisht anëtarët e Shoqatës BASHKIMI edhe këtë vit vazhduan me avazin e vjetër. Ata në këtë ditë të dalluar për punëtorët, dolën në qendër të qytetit dhe bashkë meshumë ndërmarrje dhe shoqata tjera marshuan deri në Hauptplatz ku qëndronin përfaqësuesit politik.

Shoqata BASHKIMI marshonte e para nga të gjitha shoqatat tjera që merrnin pjesë, duke takuar shumë qytetarë që kishin dalur në rrugën ku ishte paralajmëruar parada dhe në qendër të qytetit, në mënyrë të organizuar u prit nga kryetari i komunës së Linz-it z. Mr.Klaus Luger, shefi i odës së punëtorëve z. Dr.Johann Kalliauer si dhe këshilltarja komunale për punë sociale, integrim dhe sport z-nja Karin Hörzing.

Në këtë paradë mund të vëreheshin pllakata të ndryshme me kërkesa të shumta për punëtorët edhe pse, siç dihet, për dallim nga vendet tjera te Europës, Austria qëndron ndër vendet me papunësi më të vogël, por prapëseprapë pakënaqësitë ekzistojnë.

Pas përfundimit të marshit nga të gjitha ndërmarrjet dhe shoqatat, përfaqësuesit politik përmendën disa nga projektet e realizuara në të mirë të gjithë qytetarëve, poashtu premtuan se do të angazhohen në plotësimin e kërkesave që vijnë nga të gjithë qytetarët.

Me mbarimin e fjalimeve te lartëpërmendura, turma e qytetarëve u shpërnda në mënyrën më paqësore, bashkë me to edhe anëtarët e Shoqatës BASHKIMI u larguan, duke kryer kështu një obligim moral për të drejtat e të gjithë punëtorëve.

Linz, 01.05.2016

Xhemail Nexhipi

[lg_slideshow folder=”1 Mai 2016/”]