Shpërblimi pas durimit

,, Ne do t’ju sprovojmë me ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, po ti jepju myzhde durimtarëve të cilët kur i godet ndonjë e pakëndshme thonë: ,, Ne jemi të All-llahut dhe vetëm tek Ai do të kthehemi! Të tillët janë që te Zoti i tyre kanë bekime e mëshirë dhe të tillët janë ata të udhëzuarit në rrugë të drejtë‘‘ ( El-Bekare, 155-157).

Hamdi i takon vetëm All-llahut xh.sh, përshëndetjet dhe selamet qofshin gjithmonë mbi Muham-medin s.a.w. mbi familjen e tij , mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ndjekësit e rrugës së tij gjer në ditën e gjykimit. Kënd e udhëzon All-llahu nuk ka mundësi askush të e lajthitë, e kush e humbi veten e tij nuk ka mundësi askush të e udhëzojë në të vërtetën përveç Zoti f.p.

Të nderuar vëllezër, të nderuar besimtarë:

Disa hutbe jemi duke ja kushtuar nevojës së madhe për të bërë durimin pjesë të jetës tonë, duke marrë parasyshë se vërtetë është shumë e dobishme ta posedojmë këtë cilësi, nisur nga fakti se të gjithë ne sprovohemi në jetën tonë me sprova të ndryshme, por fituesi nga këto sprova është ai që tregonë durim-sabër në momentet e ndodhjes së ndonjë musibeti.

Kur’ani f.m. na porositi neve besimtarëve se si të kërkojmë nga Zoti ynë ndihmë, ku thuhet:

,,O ju që keni besuar, kërkoni ndihmë me durim e me të falur, se vërtetë All-llahu është me durimtarët‘‘ (El-Bekare,153).

Shih vëlla i nderuar se sa bukur Zoti xh.sh. na tregon se si ta arrijmë ndihmën nga Ai, pra me durim e me namaz, pra qetësoe trupin dhe shpirtin tënd, duke falur namazet dhe duke tregu durim, dhe ta dijshë se All-llahu është me këta njerëz, pra me ty nëse vepron kështu.

Vëlla i dashur: Njëri nga emrat e Zotit të Madhërishëm është,, ES-Sabur‘‘ Durimtari, njëri nga emrat më të bukur të Zotit xh.sh. dhe ne e shohim dhe e ndjejm këtë durim absolut të Zotit, kur ne veprojmë shumë herë kundër dëshirës dhe kërkesave të Tij, thejmë rregullat e caktuara nga Ai, por prapë Ai na duron dhe nuk na dënon menjëherë duke pritur që ne të përmirësojmë gabimin tonë, ky është durimi absolut i All-llahut të Plotëfuqishëm.

Ebu Talib el Mekki në lidhje me durimin ka thënë: Durimi ka tre stacione:

  • Në stacionin e pare udhëtari ndalet nga ankesat, ky është stacioni i pendimit.
  • Në stacionin e dytë është i kënaqur me atë që ka, ky është stacioni i shmangjes.
  • Në stacionin e tretë ai sinqerisht është i kënaqur me çdo gjë që All-llahu bën për të, ky është stacioni i ewlijave, miqëve të sinqertë të All-llahut xh.sh.

 

Të nderuar besimtarë, të nderuar vëllezër:

Të jeshë durimtarë d.m.th. jo vetëm ta thuash ende pa u sprovuar se une jam durimtarë, por në raste sprove të tregosh durimin tënd, shih nga ngjarja që do përmendim tani se çfar durimi tregoi një familje në kohën e Pejgamberit s.a.w.

Nëna e Enesit tregon se një herë i ishte sëmurë një djalë dhe më pas edhe ndërroi jetë, ndërkohë që babi i djalit nuk ishte në shtëpi. Ajo e mbuloi mirë, dhe kur i shoqi i saj kthehet nga puna, pyet se si u bë djali pasiqë kishte qenë pa qejf, pra i sëmurë.

Mirë është, po pushon dhe po qetësohet, ia ktheu bashkëshortja burrit të saj. I shtrova burrit të hajë ushqim dhe vetë u zbukurova me veshje të bukur.Pasi kalova disa çaste me të dhe ai ishte çlodhur dhe qetësuar nga puna e rëndë, e pyeta: Sikur dikush të të jepte diçka në huazim dhe pastaj të ta merrte si do të kishe vepruar? Ai ia ktheu: Normalisht se do të pajtohesha se e tij ishte. Atëherë i tregova se djali ka ndërruar jetë. Të nesërmen burri shkoi të Resulull-llahi s.a.w. dhe ia rrëfeu ngjarjen dhe se si gruaja e tij në atë situatë kur djali na kishte pas vdekur, e ne të kishim edhe kënaqësi intime. Në atë rast Pejgamberi a.s. u lut për të duke thënë: All-llahu e bëftë të begatshme natën tuaj, duke pasur për qëllim lindjen e ndonjë fëmije si pasardhës i atij që ndërroi jetë. Thuhet se pastaj Zoti xh.sh. u kishte falur shtatë fëmijë dhe që të gjithë e mësuan Kur’anin përmendësh. Ky ishtë shpërblimi i All-llahut për këtë çift në këtë botë që duruan humbjen e djalit të tyre dhe padyshim se shpëblimi më i madh do të jetë në botën tjetër.

Lusim All-llahun e Plotëfuqishëm që edhe ne të kalitemi me cilësinë e durimit dhe të marrim shpërblimet e Tij në këtë dhe në botën tjetër. Amin

 

Hutbe e mbajtur më 07.11.2014

Xhamia,, BASHKIMI‘‘ Linz

Imam, Menderez ef. Alili