Warning: Trying to access array offset on false in /home/.sites/125/site7805860/web/wp-content/themes/neeon/functions.php on line 84

Shoqata Islame, Shqiptare „Bashkimi“ udhëton për vizitë drejt München-it

 

Organizimi i rradhës i Sh.I.Sh. „Bashkimi“ ishte udhëtimi për në qytetin e München-it dhe vizita në disa vende të njohura të këtij qyteti.

Udhëtimi ishte me datë 01.02.2014, e Shtunë, dhe nisja u bë nga lokalet e Xhamisë „Bashkimi“.

Pas faljes së namazit të sabahut dhe mbas kafes së mëngjesit të gjithë ata që kishin konfirmuar ardhjen e tyre në këtë udhëtim ishin prezent dhe të përgaditur për rrugë. 

Vërtetë është kënaqësi dhe emocion i veçantë kur bëhen organizime të tilla, pasi që je me një numër të madh të shokëve nga gjitha viset e Shqiptarëve dhe është mundësia e njohjes dhe afrimit mes tyre. Gjatë rrugës për të mbajtur atmosferën e mirë, kishim përgaditur një program të larmishëm me këndime nga Kur´ani f.m., Ilahi dhe pjesë të shkurtëra të ligjeratave.

Rreth orës 12:00 ne vetëm se kishim arritur në München, dhe tani vizita e jonë ishte caktuar për në qendrën Islame Shqiptare „EL-FURKAN“.

Pasi që ishin lajmëruar për vizitën tonë, disa anëtar dhe Imami i kësaj qendre Ujkan ef. Sejdini na pritën shumë ngrohtë siç e pret vëllau vëllanë, dhe kur të afrohet një pritje e tillë, ti je shumë komod dhe i relaksuar. Para namazit të drekës Imami i Xhamisë „Bashkimi“ Menderez ef. Alili mbajti një ligjeratë ku u ndal në atë se është shumë e nevojshme dhe detyrim për ne si musliman të vizitojmë vëllezërit tanë, të njihemi mes veti dhe të shkëmbejmë mendime dhe përvoja mes vete. Në këtë mënyrë të veprimit do të kuptojmë fjalet e Zotit xh.sh. ku thotë „Me të vërtet, besimtarët janë vëllezër“ (EL-HUXHURAT-10).

Pas faljes së namazit të drekës, Imami i Xhamisë „EL-FURKAN“ Ujkan ef. Sejdini mori fjalën përshëndetëse dhe duke na dëshiruar mirëseardhje dhe falënderim që zgjodhëm pikërisht këtë qendër për të vizitu, tha se ky bashkpunim të vazhdoj edhe në të ardhmën.

Pastaj ishte rezervuar edhe ushqimi i drekës në një restaurant turk, ku shijuam ushqimet nga kuzhina turke.

Udhëtimi ynë vazhdoi për në museun e BMW, ku vërtet kishte çka të shihet, kuptohet për ata që u pëlqejnë veturat, sidomos ata të kohëve më të vjetra ngase aty pamë vetura që nga viti 1936 dhe këndej. Ishte një vend ku kishte vizitor të shumtë.

Pastaj vazhduam për në Allianz Arena tek stadiumi i Bayernit të München-it, ku shëtitem disa pjesë të kësaj qendre të madhe sportive e cila i shtonë bukurin këtij qyteti.

Në planin organizativ ishin paraparë edhe disa vizita, mirëpo në mungesë të kohës nuk arritem ti realizojmë, por me shpresë se në ndonjë rastë tjetër do ti vizitojmë edhe ato vende.

Dhashtë Zoti që organizime të tilla të bëhen edhe në të ardhmën sepse vërtet të japin motiv edhe më shumë për të vazhduar pastaj me punë dhe angazhimet që kemi çdo ditë, gjithashtu relaksojnë njerzit nga vështirësitë dhe obligimet e shumta, dhe jetës i japin kuptim. U kthyem nga ky udhëtim diku rreth orës 22:00.

Një falënderim të veçantë për vozitësin e autobusit z. Abdurrahmanin dhe për organizatorët e këtij udhëtimi, Zoti xh.sh. i shpërbleftë.

 

Menderez Alili

Imam, Xhamia „BASHKIMI“

Linz, 10.02.2014

[lg_folder folder=”Minhen 2014/” paging=”false”]