“Shkollimi dhe Edukimi i fëmijëve”

 

Me: 30. Tetor 2011

Në: në ora 14:00

 

Kryesia e Xhamisë “BASHKIMI” dhe shoqata “ARDHMERIA” duke marrë parasysh nevojën e ngritjës së shkollimit dhe edukimit të fëmijëve në përgjithësi dhe shqiptarëve në vecanti sidomos këtu në Austri organizuan një ligjeratë për nënat dhe motrat tona që të mësojnë disa rregulla dhe metoda sa i përketë asaj se si të punohet me femijët e tyre në shtëpi.

Për këtë ftuam dy mysafire (ligjeruese) te cilat ligjeruan lidhur me këtë temë. Nga aspekti fetar se si duhet të jetë edukimi dhe metodat e shkollimit ligjeroi Fahire Ahmeti Teologe(ja) e Xhamisë “Mesxhid El-Resul“në Wels e cila shumë bukur sqaroi se si Islami parasheh punën me femijët.

Nga aspekti I metodave shkollore që duhet ndjekur fëmijët ligjeroi Arsimtarja Linda Lilaj e cila i njohtoi të pranishmet se qfar rrugë duhet ndjekur për edukimin dhe shkollimin e fëmijëve.

 

Nga gërshetimi i këtyre dy ligjeratave ne mendojmë se sadopak kemi arritur që edukatoret e para të fëmijëve (nënat) kanë mesuar diqka rreth punës dhe metodave se si të edukohen fëmijët e tyre parashkollore.

 

Ligjeruesët u pritën dhe u përcjellën shumë bukur nga të pranishmet duke dëshiruar që sa më shpejtë të takohen përsëri, edhe ne si shoqata i falenderojmë për përgjigjjen pozitive të ftesës sonë.

Në fund në lokalin e Xhamisë ishin të servuara ushqimet të sjellura nga nënat dhe motrat tona ushqim të lehtë, ëmbëlsira dhe pije të ndryshme.