Warning: Undefined property: DPTDebugProcessor::$fp in /home/.sites/125/site7805860/web/wp-content/plugins/daily-prayer-time-for-mosques/Models/Processors/DebugProcessor.php on line 22 Warning: Undefined property: DPTDebugProcessor::$fp in /home/.sites/125/site7805860/web/wp-content/plugins/daily-prayer-time-for-mosques/Models/Processors/DebugProcessor.php on line 22 Warning: Undefined property: DPTDebugProcessor::$fp in /home/.sites/125/site7805860/web/wp-content/plugins/daily-prayer-time-for-mosques/Models/Processors/DebugProcessor.php on line 22 Rëndësia e të mesuarit të Kur´anit f.m. - Xhamia Bashkimi Linz

Rëndësia e të mesuarit të Kur´anit f.m.

 

Kur ´ani f.m. është libri i Allahut xh.sh. Shumë adhurime nuk mund të kryhen pa lexuar pjesë nga Kur´ani f.m. Përvec kësaj edhe vetë leximi i Kur´anit është një ndër adhurimet më të qmuara te Allahu xh.sh.

Dëshira dhe kujdesi i shumë njerëzve qe Kur´ani të jetë sa më afër tyre, mendjës së tyre por edhe zemrës së tyre bëri që ai jo vetëm të studjohet, por edhe të shqiptohet drejtë qdo shkronjë, qdo fjalë dhe qdo ajet bashkë me melodin e tij. Pejgamberi a.s. ishte njeriu i parë i cili është kujdesur që vlera e Kur´anit të shpjegohet qartë dhe drejtë.

Shumë Ajete dhe Hadithe flasin mbi vlerën dhe rëndësin Kur´anore me të cilët thënje Allahu xh.sh. dhe Pejgamberi a.s. deshtën të përqëndrojnë vëmendjën e të gjithë muslimanëve në mësimin dhe studimin e Kur´anit f.m.

Në Kur´anin f.m. Allahu xh.sh. thotë: „Ky është libri që nuk ka dyshim në të (sepse është prej Allahut) është udhëzues për ata që janë të devotshëm (El-Bekare- 2).

Ndërsa Pejgamberi a.s. thotë: „Kush e këndon Kur´anin me saktësi bënë pjesë në shoqërin e melekëve të ndershëm e të mirë, ndërsa ai që gjatë këndimit bëlbëzon dhe lexon me mundim për këtë ka dy dhurata, dhurata është sipas masës së angazhimit. „

Në Hadithin tjetër thuhet: „ Më i miri prej jush është ai që e mëson Kur´anin vetë dhe ua mëson atë të tjerëve. Duke parë rëndësin e mësimit të Kur´anit f.m. dhe nevojën e madhe për ruajten e vlerave të mirëfillta fetare dhe angazhimin e fëmijëve musliman në Europe, rolin kryesor në ruajtën e këtyra vlerave fetare dhe kombëtare ka luajtur dhe vazhdon të ketë Xhamia. Duke kuptuar institucionin „Xhami“ me një definicion më të gjërë dhe ashtu siq meriton të kuptohet vlera dhe roli i saj ashtu siq e kishte në kohën e Pejgamberit a.s. ku ata Xhamin e kishin si shkollë fillore, të mesme, fakultet etj edhe ne në Europe shpresojmë se jemi duke ndjekur atë që bënin Pejgamberi a.s. dhe shokët e tij ku gjithë qka kishte të bëjë me Islamin e mësonin ne Xhami. Ne si Xhami Shqiptare „BASHKIMI“ këtu në Linz të Austris përvec obligimeve fetare të faljes së Namazit mbrenda 24 orëve dhe Namazit të Xhumas, kujdesin tjetër më të madhë mundohemi të japim për shumë të rinjë që të mësojnë gjërat elementare që kanë të bëjnë me mësim-besimin fetarë ku kemi nxënës-e  kryesisht gjeneratat e reja 7-15 vjete. Këtë aktivitet e realizojmë qdo fundëjavë (e diellë) nga ora 11-13 duke e ndarë në dy pjesë lexim dhe mësim-besim. Grupi i nxënësve arrin deri me 60-te që i kemi të ndarë në dy grupe ato fillestarët (mesimi i shkronjave arabe) dhe ata që kanë filluar të lexojnë në Kur´anin f.m.

Mësimi mbahet në lokalin e Xhamis „BASHKIMI“, Waldeggstr. 59, 4020 Linz ku me nxënësit punojnë H. Asim Ibraimi dhe H. Menderez Alili. Regjistrimi I nxënësve bëhet në kohën kur fillon viti shkollorë (shtatori) dhe përfundon me mbarimin e vitit shkollorë (fundi I qershorit).

Të mësuarit e gjërave elementare rreth Kur´anit f.m. ka një rolë shumë të madhë në përgaditjen e nxënësve të cilet në të ardhmen planifikojnë të vazhdojnë shkollimin në medresenë e mesme shqiptare këtu në Linz të Austris e cila me sukses po vepron dhe është në perfundim të vitit të parë të gjeneratës së parë të kësaj vatreje arsimore, por edhe për ata që dëshirojnë të mësojnë vetëm për vete.

Sa për informacion për ata qytetar të cilët dëshirojnë që të regjistrojnë fëmijet e tyre në ndjekjen e mësim-besimit fetar këtu në Xhamin “BASHKIMI” të paraqiten me kohë dhe të zënë vendet e tyre.

Pejgamberi a.s. thotë: “Një prej veprave më të dashura tek Allahu xh.sh. është këndimi I Kur´anit.”

Në hadithin tjetër Pejgamberi a.s. thotë: “Shtëpia në të cilën lexohet Kur´an, duket tek banorët e qiellit sikur se duken yjet te banorët e tokës.”

 

Jehona Sahiti