Warning: Trying to access array offset on false in /home/.sites/125/site7805860/web/wp-content/themes/neeon/functions.php on line 84

Rëndësia e kërkimit të diturisë në Islam (pjesa e dytë)

,, O ju që besuat, ruajeni  veten dhe familjen tuaj prej zjarrit, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët‘‘ ( Tahrim, 6).

Falënderimet i takojnë vetëm All-llahut xh.sh, përshëndetjet qofshin mbi Muham-medin a.s familjen e tij, shokët dhe të gjithë ndjekësit e rrugës së tij deri në Ditën e Gjykimit.

Të nderuar besimtarë, të nderuar vëllezër:

Edhe në këtë hutbe do t’i themi shkurtimisht disas fjalë rreth vlerës së diturisë dhe atyre që merren me diturinë. Islami qysh me fillimin e shpalljes së  Kur’anit f.m.  i’a tregoi njeriut qëllimin e ardhjes së tij në këtë botë dhe mënyrën më të mirë se si ai të jetojë një jetë të rehatshme i kënaqur me atë që Zoti xh.sh ia ka caktuar atij. Këtë njeriu mund t’a arrijë më së lehti përmes angazhimit të tij në dituri, sepse përmes dijes më lehtë e njeh vetveten dhe do ta njohësh edhe Zotin tënd. Pejgamberi ynë Muham-medi a.s. u angazhua në maksimum për një kategori shumë të nevojsme në shoqëri, për të rinjtë pra, sepse rinia është ajo që e mbanë të gjallë një shoqëri dhe se gjithcka lidhet me rininë. Rinia është ajo që bën ndryshime në popull, është ajo që inicon ndryshime për të mirë, është ajo që është e nevojshme si në situatë paqeje dhe situatë lufte, rinia i prin proceseve në jetë. Prandaj Islami kërkon një investim më të madh për rininë. Një rini e shëndoshë, nënkupton popull dhe shoqëri të shëndoshë. Historia tregon pjesëmarrjen dhe pranin edhe në  qeverisjen e Muham-medit a.s. ku një numër i madh i të rinjëve kryenin poste të rëndësishme administrative, mbrojtëse, gjyqësore, kulturore, sportive etj. Pejgamberi a.s. vazhdimisht ishte në konsult me ta rreth mbarëvajtjes së punëve. Ai kishte respektin maksimal ndaj tyre, ndaj ndjenjave, kërkesave të tyre, dhe këtë na e tha edhe në një thënie të tij:

,, Ju këshilloj që të silleni mirë dhe me nder ndaj rinisë, sepse ata janë zemërbutë. All-llahu mua më ka dërguar me fenë e vërtetë. Të rinjtë më kanë përkrahur e të moshuarit kanë punuar kundër meje’’.

Prandaj rinia duhet të jetë e edukuar dhe arsimuar në mënyrën më të drejtë dhe më të sinqertë sepse kështu suksesi nuk do të mungojë.Apeli ynë përsëri në këtë hutbe është që fëmijët tuaj ti regjistroni në orët e gjuhës Shqipe dhe atë të edukimit fetar, sepse kështu ke investuar më të mirën për ato. Zoti xh.sh na e mundësoftë që rinia jonë të jetë në rrugën e duhur, në rrugën e diturisë dhe arsimimit.

Rini e shëndoshë, një komb dhe shoqëri e shëndoshë. Rini e paarsimuar dhe jo e shëndoshë, komb dhe shoqëri e shkatërruar.

Hutbe e mbajtur më 02.10.2015

Xhamia,, Bashkimi’’ Linz

Imam, Menderez ef. Alili