Warning: Undefined property: DPTDebugProcessor::$fp in /home/.sites/125/site7805860/web/wp-content/plugins/daily-prayer-time-for-mosques/Models/Processors/DebugProcessor.php on line 22 Warning: Undefined property: DPTDebugProcessor::$fp in /home/.sites/125/site7805860/web/wp-content/plugins/daily-prayer-time-for-mosques/Models/Processors/DebugProcessor.php on line 22 Warning: Undefined property: DPTDebugProcessor::$fp in /home/.sites/125/site7805860/web/wp-content/plugins/daily-prayer-time-for-mosques/Models/Processors/DebugProcessor.php on line 22 Rëndësia e kërkimit të diturisë në Islam (Pjesa 1) - Xhamia Bashkimi Linz Warning: Trying to access array offset on value of type bool in /home/.sites/125/site7805860/web/wp-content/themes/neeon/functions.php on line 84

Rëndësia e kërkimit të diturisë në Islam (Pjesa 1)

,,Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi ( cdo gjë). Krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur  (në mitrën e nënës). Lexo! Se Zoti yt është më bujari! Ai që e mësoi (njeriun) të shkruaj me pendë. I mësoi njeriut atë që nuk e dinte. ( El-Alek, 1-5).

Falënderimi i takon vetëm All-llahut të Madhërishëm, përshëndetjet dhe selamet qofshin mbi Muham-medin a.s. familjen dhe shokët e tij dhe të gjithë ndjekësit e kësaj rruge deri në Ditën e Gjykimit.

Të nderuar vëllezër dhe motra, ju nxënës/e dhe ju studentë/e:

Me që jemi në fillimin e vitit shkollor, e pamë të arsyeshme që në hutben e sodit dhe disa hutbe në javët në vazhdim ti themi disa fjalë rreth porosive Kur’anore dhe profetike të Muham-medit a.s mbi diturinë. Me shpalljen e Kur’anit f.m. shihet qartë se All-llahu xh.sh kishte për qëllim që njeriun ta ngritë në shkallën e duhur të cilën ai e meriton dhe këtë shkallë mund t’a arrijë vetëm përmes arsimimit. Islami i dha rëndësinë më të madhe diturisë duke marë parasysh se fjalët e para që i zbriti Zoti xh.sh në Kur’anin f.m ishin 5 ajetet e sures El-Alek, ku thuhet: (shih ajetet në fillim). Këto fjalë iu shpallën Muham-medit a.s derisa ai qëndronte i vetmuar në shpellën hira, befas i vie Xhibrili a.s duke e detyruar Muham-medin a.s. me urdhërin ,,Lexo’’ dhe që kjo pastaj të mbetet edhe një porosi obligative edhe për pasardhësit që do vijnë pas tij. Nuk ishin fjalët e para as për Namaz, as për Zeqat, as për Haxh, por për mësim, sepse njeriu i edukuar dhe arsimuar mirë, e ka shumë të lehtë pastaj ti kuptojë, pranojë dhe  realizojë edhe në praktikë kërkesat që i vijnë nga i Plotëfuqishmi. Qartë shihet se penda dhe dituria janë simbole të fesë Islame e tjetër gjë është se sa i përmbahen njerëzit kësaj begatie. Dituria është ajo që të krijon bindjen dhe të hap cdo derë në jetë që njeriu të ecë sigurtë në rrugën e tij duke e njohur Krijuesin e gjithësisë duke e madhëruar dhe falënderuar Atë. Në Kur’anin f.m mbi 660 herë përmendet dituria edhe atë disa herë si këshillë, nxitje edhe disa raste në formën urdhërore. Gjithashtu edhe në hadithet e Muham-medit a.s dituria zë një vend të lartë, ku në disa hadithe të tij thuhet: ,, Kërkoni diturinë nga djepi e deri në varr’’ (Hadith). Ose ,, Kërkoni diturinë qoft edhe në Kinë ’’ (Hadith). Nga këto hadithe shihet qartë se porositë për nxënie të diturisë nuk njohin moshë dhe largësi,(nga djepi deri në varr- ..deri edhe në Kinën e largët):

Të nderuar nxënës, studentë dhe ju të pranishëm:

Se sa Islami është i fokusuar në diturinë, shihet nga rasti kur mbas përfundimit të betejës së Bedrit, një numër i madh i pabesimtarëve u zunë rob nga muslimanët dhe detyra e tyre ishte që secili që dëshiron të e fitojë lirinë është i obliguar tua mësojë 10 fëmive të muslimanëve shkrim-leximin. Nuk u kërkua prej tyre as pasuri as nuk u vranë apo masakruan, por vetëm tua japin dritën fëmijëve, pra mësimin. Duke tregu për vlerën e njerëzve të ditur, All-llahu në Kur’anin f.m bën një krahasim në formë pyetje dhe thotë: ,, Thuaj: A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë? ( Ez-Zumer,9). Ose Muham-medi a.s duke tregu se sa me vlerë është rruga që niset për të marrë dituri, ai thotë: ,, Kush merr rrugën për të kërkuar dije, All-llahu do tia lehtësojë rrugën për në Xhen-net’’(Hadith).

Krejt në fund, lusim Zotin e Madhërishëm, që të gjithë juve të nderuar nxënës, student dhe ata që merren me mësime, këtë rrugë All-llahu tua bëjë më të lehtë dhe më të dashur. Angazhohuni sa ma shumë në mësime dhe studime sepse në këtë mënyrë ne të gjithë si popull do të ecim sigurtë drejt një të ardhme të shëndoshë. Kujtone gjithmonë se një rini e edukuar dhe arsimuar mirë është një garancë për të ardhme të shëndoshë. Ju prindër të nderuar, angazhohuni edhe ju sa më shumjë me fëmitë tuaj, qëndroni dhe mbështetni ata në rrugën e nisur. Mos kurse asgjë nga pasuria kur është në pyetje edukimi dhe arsimimi. Mundohuni tua bëni të dashur mësimin e gjuhës tonë të bukur Shqipe. Mos u kënaq me faktin se djali, nipi apo mbesa po flet rrjedhshëm një gjuhë të huaj përderisa e ka harruar gjuhën e nënës. Ju lutem për një të ardhme të shëndoshë, drejtoni dhe regjistroni ata në orët e gjuhës sonë të bukur Shqipe dhe në orët e edukatës fetare. All-llahu na ndihmoftë të gjithëve në këtë rrugë të ndritshme. Amin

Vazhdojm në hutbet e ardhshme me temën mbi Diturinë.

 

Hutbe e mbajtur më 18.09.2015

Xhamia,, Bashkimi’’ Linz

Imam, Menderez ef. Alili