Një mbrëmje e paharruar Ramazani! (2026)

Një mbrëmje e paharruar në Ramazan

Një mbrëmje e paharruar në Ramazan

Ramazani, ky muaj i begatë, ndër mirësitë më të mëdha që sjell me vete janë vizitat nëpër xhami, takimet me besimtarët dhe vizitat e ndërsjella në familje e shoqëri.

Mbrëmja e së shtunës ishte e mbushur me bereqet dhe me një atmosferë të mrekullueshme. Për vizitë ishin përfaqësuesi i BFI-së në Maqedoninë e Veriut, koordinatori i Medresesë në Gostivar, prof. Afrim Alija, si dhe i ftuari i fundjavës, muftiu i Shkodrës, Muhamed ef. Sytari, të cilët përcollën mesazhet e tyre frymëzuese para xhematit.

Pas faljes së namazit të Teravisë, biseda e lirë dhe vëllazërore vazhdoi deri në mesnatë, duke e bërë këtë mbrëmje edhe më të veçantë dhe të paharruar.

I falënderojmë sinqerisht musafirët për praninë e tyre dhe lusim Zotin Fuqiplotë t’i shpërblejë pa fund me mirësitë e Tij.

28.02.2026