Programi për ditën e kurban-Bajramit

               ( Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit)

Të nderuar anëtarë të xhamisë ,, BASHKIMI‘‘ :

Ju bashkëatdhetarë të nderuar që jetoni dhe veproni në qytetin e Linz-it me rrethinë, por edhe më gjërë:

Ju informojmë se dita e kurban-Bajramit, është dit e Shtunë me datë 04.10.2014, dhe  namazi i kurban-Bajramit do të falet në adresën që e keni të shënuar më poshtë, ku edhe do të jetë programi i kësaj dite.

Programi i paraparë për këtë ditë festive është si vijon:

6:32– Ezani i Sabahut

6:40– Falja e Farzit të Sabahut

6:45– Këndim nga Kur’ani f.m

6:50– Fjalë hyrëse rreth vlerës së kurban-Bajramit

7:00– Programi fetar me disa nga nxënësit e xhamisë,, Bashkimi‘‘ ku mes tjerash     do të mund të ndiqni:

    -Lexime Kur‘anore

-Poezi

-Monologje

-Historiku dhe vlera e kurbanit, e paraqitur në formë të dramës

-Ilahi etj.

7:50– Falja e namazit të kurban-Bajramit

8:00– Hutbeja, Mesazhet e ditës së kurban-Bajramit nga Imami i xhamisë,,     Bashkimi‘‘ Menderez ef.Alili

-Adressa: Diesterwegschule, Khevenhüllerstraße 11, 4020 Linz