Warning: Trying to access array offset on false in /home/.sites/125/site7805860/web/wp-content/themes/neeon/functions.php on line 84

Në paqë dhe në luftë vepro sipas Islamit

,, Dhe luftoni në rrugë të Zotit kundër atyre që ju sulmojnë, e mos e teproni, se All-llahu nuk i do ata që e teprojnë‘‘ (El-Bekare,190).

Hamdi i takon vetëm All-llahut, përshëndetjet dhe selamet qofshin gjithmonë mbi Muham-medin s.a.w. mbi familjen e tij, shokët e tij dhe mbi gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit. Kënd e udhëzon All-llahu nuk ka mundësi askush të e lajthitë, dhe kush e humbi veten, nuk ka mundësi askush të e rikthejë në të vërtetën përvec se All-llahut Fuqiplotë.

Besimtarë të nderuar, vëllezër dhe motra:

Padyshim se All-llahu xh.sh i dha njeriut shumë të mira, dhe mbi gjithë këto i dha një pasuri shumë të vlefshme siq është Mendja, dhe ku e dalloi nga të gjitha gjallesat tjera. Por ndodhë shumë herë kur njeriu nga mosshfrytëzimi i mendjes së shëndoshë, vepron vepra  jo të mira dhe që pastaj sjellin konflikte të shumta e që më pas edhe luftra mes popujve.

Ndërsa Islami vazhdimisht e ftoi njeriun për respekt, ndershmëri e jetë të përbashkët në mes njerëzve, për paqë e tolerancë etj. Islami është fe e paqës, dhe me shpalljen që i erdhi njeriut, synohet një jetë paqësore në tokë. Në Kur’anin f.m thuhet:

,, O ju që besuat, hyni tërësisht në Islam! Mos ndiqni gjurmët e djallit! Ai është pa dyshim armiku juaj i hapur‘‘(El-Bekare,208).

Shiquar nga shumë aspekte dhe nëse thellohesh në analiza të mirëfillta, do të vijshë në konkluzë se shkaku i paraqitjes së dukurive të shumta negative në mesin e shoqërisë njerëzore si shtypja, mizoria, vrasjet, gjakderdhjet, janë rezultat i largimit nga morali i mbështetur në dashuri, respekt e tolerancë mes njerëzve, të cilën e porosit Kur’ani f.m.

Nga mos njohja e fesë si duhet, paraqiten njerëz ose grupacione të cilët i japin leje të plotë vetvetes që të keqtrajtojnë, vrasin e mbysin njerëz sikur të jenë ata qenie të pavlera në këtë shoqëri. Qëndrimi i Islamit ndaj këtyre dukurive është ndryshe, shih:

,, … Nëse dikush vret një njeri, që nuk ka vrarë askënd, apo nuk ka bërë ndonjë crregullim në tokë, është njëllojë sikur të ketë vrarë mbarë njerëzimin. Nëse dikush i shpëton jetën një njeriu, është sikur t’i ketë shpëtuar jetën mbarë njerëzimit…(El-Maide,32).

Zoti i Madhërishëm lëvdëron ata njerëz që angazhohen të sjellin të mira në vendin e tyre dhe që mundohen vetëm për paqë dhe mirësi. Në Kur’an thuhet:

,, …Dhe bëj mirë ashtu siq të ka bërë All-llahu ty, e mos bëj të këqija në tokë, se All-llahu nuk i don crregulluesit‘‘ ( El-Kasas,77).

Nga ne kërkohet të bëjmë vetëm të mira, të sillemi dhe të bashkëpunojmë edhe me besimtarë të besimeve të tjera në mënyrë të barabartë, pa bërë dallime në racë, gjuhë, apo në klasë. Në Kur’anin f.m thuhet:

,, …Bashkëpunoni me njëri- tjetrin në bëmirësi e mëshirë dhe jo në gjunahe e armiqësi..‘‘(El-Maide,2).

Qëllimi i krijimit të shumëllojshmërisë në mes njerëzve nuk është që pastaj ata të luftohen mes vete, por siq thotë Kur’ani f.m që të njiheni mes vete duke mësuar për kultura të ndryshme, gjuhë, tradita dhe për histori të njëri tjetrit, në Kur’an thuhet:

,, O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam prej një mashkulli e një femre, ju bëmë popuj e fise, që të njiheni ndërmjet jush…(El-Huxhurat,13).

Prandaj ne si besimtarë të marrim mësimet e duhura nga porosit e All-llahut drejtuar njerëzimit, mos të veprojmë me kokat boshë dhe tia mveshim Islamit ato që nuk kanë fare të bëjnë me të, e që pastaj të tjerët po na marin si shembullin më të keq në gjithësi. Islami lejoi edhe luftën, por jo ti së të duash dhe kur të duash, por duke caktuar rregulla se si të zhvillohet ajo, dhe cka të lejohet e cka të ndalohet në luftë. Këtë porosi ua mësoi Muham-medi s.a.w. ushtarëve të tij se si të gjinden në situata lufte, kjo ishte:

,, Shkoni në luftë me përkushtim ndaj fesë së All-llahut, mos i prekni gratë, pleqtë dhe fëmijët. Mos vritni fëmijë, të moshuar dhe gra. Mos i pengoni njerëzit nëpër foltoret dhe në besimet e tyre, mos digjni shtëpit dhe mos pritni pemët e tyre.

Këto parime edhe sot vlejnë dhe gjithmonë deri në Kijamet. Ky është Islami i madhë dhe i vërtetë. Lusim All-llahun që të na mësonë dhe udhëzonë në rrugën e vërtetë të Islamit dhe të Muham-medit s.a.w. Amin

 

Hutbe e mbajtur më 16.01.2015

Xhamia ,, BASHKIMI‘‘ Linz

Imam, Menderez ef.Alili