Nata e Kadrit, nata me vlerë më shum se njëmijë muaj

,,Ne e zbritëm atë (Kur’anin) në natën e Kadrit. E ctë bëri ty të dijsh se c’është nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj! Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje. Ajo (që përcakton Zoti) është paqë deri në agim të mëngjesit ´´ (El-Kadr, 1-5).

Ne të gjithë e dijmë dhe e presim një natë e cila sipas shumicës së dietarëve Islam është në muajin e bekuar të  Ramazanit, nata e Kadrit, për të cilën natë All-llahu xh.sh në Kura’nin f.m tregoi për vlerën e madhe që ka kjo natë duke e krahasuar si më me vlerë se një mijë muaj ibadet vullnetar.

Shprehja ,,Kadr´´që përmendet në këtë sure, ka kuptimin: vlerë, rëndësi, përcaktim etj. Që do të thotë se në këtë natë përcaktohet gjithcka  për tërë vitin, e Zoti përcakton vetëm atë që është në të mirë të njeriut. Kjo natë për nga gjatësia kohore është e njejtë me netët tjera, por madhështia e saj është në vlerën që ia dha Zoti i madhërishëm. Vlera e saj është nga fakti se pikërisht në këtë natë u bë lidhja e tokës me qiellin, dhe ku njëherë e përgjithmonë bie fronti i padrejtësisë, mashtrimeve dhe injorancës. Pra Zoti i madhëruar, ,,Lejletul Kadr´´ e quajti natën kur u bë zbritja e Kur’anit f.m nga Levhi Mahfudhi, në qiellin e dunjasë, dhe pastaj për 23 vite i zbriti Pejgamberit a.s. përmes melekut Xhibril.

,,Ne e zbritëm atë në një natë të bekuar ( natën e begatshme të Kadrit). Ne dëshiruam të tërheqim vërejtjen, e njerëzit të jenë të gatshëm ´´ (Ed-Duhan,3).

Ky ishte momenti kur drita e Kur‘anit zbardhi gjithësinë. Vlera e saj është më e madhe se një jetë e njeriut, mbi 83 vite, që do të thotë se, nëse njeriu do të jetojë kaq vite jashtë rrugës së Zotit të madhërishëm dhe pa dritën e Kur’anit f.m. do të ishte në errësirë dhe në shkatrrim. Por, ishte kjo natë që njeriut iu kthye motivi për jetë edhe atë të jetojë si njeri me plotëkuptimin e fjalës. Kjo është nata kur në të zbret një numër  i madh i Melekëve në krye me udhëheqësin e tyre Xhibrilin a.s.. Kjo është nata kur paqja dhe mirësia e saj zgjat gjer në agim të mëngjesit, e që kërkon nga ne të kërkojmë falje dhe ndihmë tek Zoti i madhërishëm. Kjo është natë shpëtimi për ata që vërtet dëshirojnë të shpëtojnë nga dënimi i All-llahut, edhe atë do ta arrijnë përmes lutjeve dhe angazhimeve tjera drejtuar madhërisë së Tij.

Transmeton Enesi r.a. se Pejgamberi a.s. ka thënë: ,, Natën e Kadrit zbret Xhibrili a.s. në krye të Melekëve, kërkojnë falje dhe përshëndesin cdo besimtarë/e, ulur apo në këmbë e që përmend All-llahun xh.sh ´´.

All-llahu i madhëruar pranon gjithmonë lutjet e të sinqertëve, por sidomos në këtë natë. Në Kur’anin f.m. thuhet: ,, E kur robërit e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes, kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua ´´ (El-Bekare, 186).

Nëna e besimtarëve h.Aisha r.a. e pyeti njëherë Pejgamberin a.s: Ja Resulall-llah, me cka t’i drejtohem une All-llahut të madhërishëm nëse e di saktë se kur është nata e Kadrit? Ai iu përgjigj: Unë do të mësojë disa fjalë të shkurtëra por që kanë peshë të madhe, e ato janë: ,, Thuaj, O Zot, vërtet Ti je falës dhe Fisnik, e don faljen, më falë edhe  mua´´ .

Por a thua kur është nata e Kadrit, dhe pse nuk e dimë saktë kur është ajo?

Pa asnjë dyshim ne e besojmë se Kur’ani ka zbritur në natën e Kadrit, dhe kjo natë është në muajin e bekuar të Ramazanit. Moscaktimi i saktë i kësaj nate, ka urtësinë e madhe që All-llahu e ka fshehur në të. Kjo nga shkaku se, nëse muaji i agjërimit është muaji i shumë mirësive, dhe në këtë muaj kërkohet angazhim shumë më i madh nga besimtarët se sa në muajt tjerë, poashtu në dhjetë ditët e fundit të këtij muaji e që mendohet se është nata  e Kadrit, besimtari duhet ta përforcojë edhe më shumë angazhimin dhe punën e tij, duke shpresuar që në njërën nga netët tek të pjesës së fundit të Ramazanit, ta takonë edhe këtë natë me vlerë më shumë se një mijë muaj, dhe të fiton edhe një shpërblim extra i paraparë në këto ditë dhe i cili ka shpërblimin jo më pakë se 83 vite ibadet vullnetar. Kjo është arsyeja e mospërcaktimit të kësaj nate, e në asnjë mënyrë mos të mendojë dikush se nuk e ka ditur as Zoti xh.sh se kur qenka kjo natë (estagfirull-llah), por këtë moscaktim e la mëshirë për ne, që të angazhohemi edhe më tepër. Përndryshe, nëse do ta dinim saktë se kur qenka kjo natë, atëherë, askush nga ne ndoshta nuk do të angazhoheshte netët tjera me më shumë adhurim, por vetëm në natën e Kadrit duke e parë vlerën e madhe që ia dha All-llahu xh.sh.

Pejgamberi a.s. në disa hadithe porositi që ta kërkojmë këtë natë në dhjetë ditëshin e fundit të muajit të bekuar të agjërimit, në transmetimin e h. Aishas r.a, ai tha:

,,Hulumtoni për natën e Kadrit në netët tekë të dhjetë ditëshit të fundit të Ramazanit´´ (Buhariu).  Poashtu nga Ibni Ab-basi r.a transmetohet se Pejgamberi s.a.w. në lidhje me këtë ka thënë:

,, Hulumtone atë në dhjetëshin e fundit të agjërimit, edhe atë në natën 29, 27, apo 25´´ (Buhariu). Në këto thënie të Pejgamberit s.a.w. vërtet nuk përcaktohet saktë se cila është ajo natë, por duke i parë këto hadithe, atëherë besimtarët duhet ta kërkojnë natën e Kadrit në natën 21, 23, 25, 27, apo 29, sepse këto janë netët tek të fundit të agjërimit. Dijetarët Islam kanë mendime të ndryshme rreth asaj se kur mund të jetë kjo natë, pasiqë as Kur’ani dhe as hadithet në mënyrë të saktë nuk e përcaktuan këtë natë.

Disa mendojnë se ajo është nata e parë e Ramazanit, disa të tjerë thonë se mund të jetë nata e fundit. Mendime tjera janë se mund të jetë nata e 17-të, respektivisht 18-të apo 19-të e Ramazanit. Ka mendime se ajo natë mund të jetë në natën e 21-të, apo 23-të ose 25-të e Ramazanit.

Ebu Hanife, Muhamedi dhe Jusufi mendojnë se nata e Kadrit nuk është e përcaktuar në Ramazan, respektivisht gjatë vitit ajo lëvizë nga një muaj në tjetrin, prandaj mund të jetë në Ramazan, por mundet edhe jashta tij.

Ibn Zubejri mendon se ajo është në natën e 17-të të Ramazanit. Ebu Seid el Huderij dhe Shafiu mendojnë se nata e Kadrit është në natën e 21-të Ramazan. Aliu mendon natën e 19-të  si nata e Kadrit. Ibni Ab-basi dhe disa sahabe tjerë thonë se ajo mund të jetë nata e 27-të e muajit Ramazan. Por ka edhe mendime se ajo është në natën e 15-të të muajit Sha’ban. Gjithashtu ka mendim tjetër se nata e Kadrit ka qenë vetëm një hërë në kohën e Pejgamberit a.s. dhe më nuk ka tjetër. Por më i saktë është mendimi i shumicës së dijetarëve që thonë dhe sjellin argument e tyre se kjo natë është në 27-të Ramazan.

Këta dijetarë Islam duke bërë analizat e tyre në ajetet Kur’anore që flasin mbi këtë natë, dhanë disa mendime, të cilët mendime na ofrojnë më afër kësaj nate e që ajo të jetë nata e 27-të. Argumentet e tyre janë këto:

Numri i fjalëve në suren ,, El-Kadr´´ është 30-të, sa është edhe Ramazani në të shumtën e viteve. Prandaj shprehja,, Hije´´ që nënkuptonë natën e Kadrit është fjala e 27-të, dhe ky është një argument sipas tyre. Argumentin tjetër ata e bazojnë në atë se: Fjala,, Lejletul Kadr´´ ka 9-të shkronja, dhe në këtë sure përmendet 3 herë, dhe nëse i merr parasysh mrekullitë matematikore që ka Kur’ani, dhe i shumëzonë 3 x 9-të na jepë numrin 27-të, dhe ky është argumenti tjetër i tyre se nata e Kadrit ka mundësi më të madhe të jetë në natën e 27-të të Ramazanit.

Si do që të jetë, neve si besimtarë, na mbetet që pjesën e fundit të muajit të mëshirës, ta zbukurojmë dhe ta pasurojmë edhe me më shumë vepra të mira, dhe duke shpresuar që edhe të arrijmë ta takojmë edhe natën e Kadrit.

Angazhimi ynë në këtë pjesë të fundit të Ramazanit duhet të jetë shumë më i madhë se në ditët tjera, sepse edhe Pejgamberi s.a.w. kur vinte dhjetë ditëshi i fundit i agjërimit, përkushtoheshte në maksimum në adhurime All-llahut xh.sh. Transmeton h. Aisha r.a. praktikën e Pejgamberit s.a.w. ajo thotë:

,, Kur fillonin dhjetë ditët ( e fundit të Ramazanit), Pejgamberi a.s. i shtrëngonte rrobet e tij ( tërhiqej nga bashkëshortet) e gjallëronte cdo natë (me devotshmëri) si dhe i zgjonte familjen e tij ( për të bërë ibadet)´´

 

                                                                                            Menderez Alili, Imam

Xhamia “BASHKIMI”  Linz