Warning: Undefined property: DPTDebugProcessor::$fp in /home/.sites/125/site7805860/web/wp-content/plugins/daily-prayer-time-for-mosques/Models/Processors/DebugProcessor.php on line 22 Warning: Undefined property: DPTDebugProcessor::$fp in /home/.sites/125/site7805860/web/wp-content/plugins/daily-prayer-time-for-mosques/Models/Processors/DebugProcessor.php on line 22 Warning: Undefined property: DPTDebugProcessor::$fp in /home/.sites/125/site7805860/web/wp-content/plugins/daily-prayer-time-for-mosques/Models/Processors/DebugProcessor.php on line 22 Mundësit për tu përforcuar në fe - Xhamia Bashkimi Linz Warning: Trying to access array offset on value of type bool in /home/.sites/125/site7805860/web/wp-content/themes/neeon/functions.php on line 84

Mundësit për tu përforcuar në fe

Hamdi i takon vetëm All-llahut xh.sh. përshëndetjet dhe selamet i takojnë gjithmonë Pejgamberit a.s. Kënd e udhëzon All-llahu, nuk ka mundësi askush të e lajthitë, e kush  humbi nga e vërteta, vetëm Ai ka mundësi ta rikthejë  në të vërtetën përsëri.

Sinqeriteti është njëra nga  mundësitë për tu përforcuar në fenë e All-llahut, e që ka kuptimin ta kesh gjithmonë All-llahun me vete, pastaj të veprosh gjithmonë vepra të mira me sinqeritet dhe bindje se All-llahu është me ty dhe të vështron. Me sinqeritetin ndaj All-llahut është për qëllim që ti dorëzohesh
Madhërisë së Tij dhe caktimeve për ty.

Muslimanët e sinqertë edhe pse gjindeshin në ndonjë rrezik të madh ose vështirësi, lidhja e fortë me Krijuesin i bënte të pathyeshëm dhe të qëndrueshëm deri në vdekje.

Një imazh të këtij sinqeriteti e shohim në betejën e Uhudit( të cilën e shënon Ibni Kethiri) kur u përhap lajmi se Muham-medi a.s. ka ndrruar jetë, ku disa nga sahabët kishin lënë betejën, ku pastaj Enes ibn Nadri u tha atyre: Cfarë keni që jeni ndal? Është vrarë Resulull-llahi a.s. ia kthyen dhe sikur donin të thonin se skemi ma pse të vazhdojmë betejën. Atëherë Enesi u tha: Nëse është ashtu atëherë ngrituni edhe ju vritnu për atë që qenka vrarë, (pra për Muham-medin a.s. ishte fjala). Kjo gjë u dha vullnet dhe u kthyen përsëri në betejë, ndërsa Enesi vazhdoi deri sa ra Shehid.

Lidhja me Kur’anin f.m është mundësia për tu forcuar në fe, sepse edhe shpallja e tij erdhi në mënyrë graduale, me qëllim që të forcohet zemra e Muham-medit a.s. dhe zemrat e atyre që do të mësojnë atë. Kur’ani forcon zemrat tona duke na folur mbi Madhërin e All-llahut xh.sh dhe fuqinë e Tij, na forcon duke na treguar se All-llahu është gjithmonë me ne, gjithashtu duke na përcjell inserte nga jeta e Profetëve a.s. të cilët u sprovuan dhe u ballafaquan me shumë vështirësi por që qëndruan dhe i kaluan me lejen e All-llahut xh.sh.

Për këtë All-llahu tregoi në Kur’anin f.m ku tha:

,, Të gjitha këto që ti rrëfyem ty nga lajmet e Pejgamberëve, janë që ta forcojnë zemrën tënde, dhe në to të ka ardhur e vërteta e këshilla, si dhe përkujtime për besimtarët‘‘(Hud,120).

Lidhja e fortë me parimet e fesë është çelësi i shpëtimit, ngase feja është si një gjenerator që mbush zemrën e njeriut. Këtë e shohim në Kur’anin f.m ku thuhet:

,,All-llahu i forcon ata që besuan në fjalën e fortë (të mirë) në jetën e kësaj bote edhe në botën tjetër, ndërsa mizorët All-llahu i bën të humbur. All-llahu punon cka të dojë‘‘ (Ibrahim,27).

 

Hutbe e mbajtur më 06.02.2015

Xhamia ,,Bashkimi‘‘ Linz

Imam, Menderez ef. Alili