Warning: Undefined property: DPTDebugProcessor::$fp in /home/.sites/125/site7805860/web/wp-content/plugins/daily-prayer-time-for-mosques/Models/Processors/DebugProcessor.php on line 22 Warning: Undefined property: DPTDebugProcessor::$fp in /home/.sites/125/site7805860/web/wp-content/plugins/daily-prayer-time-for-mosques/Models/Processors/DebugProcessor.php on line 22 Warning: Undefined property: DPTDebugProcessor::$fp in /home/.sites/125/site7805860/web/wp-content/plugins/daily-prayer-time-for-mosques/Models/Processors/DebugProcessor.php on line 22 Mundësit për tu përforcuar në fe (pjesa e dytë) - Xhamia Bashkimi Linz

Mundësit për tu përforcuar në fe (pjesa e dytë)

Të nderuar vëllezër besimtarë:

Në hutben e kaluar përmendëm disa mundësi që besimtari  mundet të përforcojë veten e tij në fenë e All-llahut siq ishin sinqeriteti në gjithcka, lidhja e fortë me Kur’anin f.m dhe lidhja e fortë me parimet Islame në përgjithësi. Sot do të jetë pjesa tjetër e vazhdimit të  hutbes së kaluar duke përmendur edhe disa mundësi tjera për tu përforcuar në fe sa më fort. Ndër të tjera është edhe një lloj asketizmi ose vetmie dhe lidhja me botën tjetër, nga fakti se nëse njeriu jepet mbas luksit kjo ndikon negativisht tek ai, sa që njeriu mund edhe të harron adhurimet dhe detyrat që ka ai ndaj All-llahut xh.sh dhe ndaj Islamit në përgjithësi. Për këtë tha Pejgamberi a.s: ,,Përmirësimi i të parëve të këtij um-meti është bërë me largim nga luksi dhe me bindje, ndërsa shkatërrimi i pjesëtarëve të kohës së fundit do të jetë me koprraci dhe me shpresë të tepruar në faljen e All-llahut ‘‘ (transmetojnë Imam Ahmedi, Taberaniu, Bejhekiu dhe Albani).

Pikë tjetër është edhe bindja dhe besnikëria ndaj fesë, duke e ditur se Islami është e vërteta e padiskutueshme dhe rruga e cila të siguron shpëtimin në këtë dhe botën tjetër, prandaj pavarësisht nga sprovat dhe sfidat, duhet të qëndrojmë të fortë në të.

Përkujtimi i All-llahut, lutja dhe mbështetja në të, është mundësia me të cilën ne ngjallim shpirtin tonë. Në Kur’anin f.m. All-llahu në lidhje me këtë tha:

,, Ata që besuan dhe, me të përmendur All-llahun zemrat e tyre qetësohen; pra ta dini se me të përmendur All-llahun, zemrat stabilizohen’’ (Err-Rrad,28).

Mundësi tjetër e përforcimit të um-metit në fenë e All-llahut është padyshim të angazhuarit e sinqertë në dije dhe shkencë, sepse porositë e para Kur’anore ishin pikërisht ,, Lexo, Mëso, Studjo…. E nëse ne e anashkalojmë këtë porosi Kur’anore cka mund të presim tjetër  vetëm se rënje të um-metit.

Thirrja në fe dhe durimi në këtë rrugë jo edhe të lehtë është mundësia tjetër që ne të përforcohemi në fenë e All-llahut xh.sh, gjithmonë me urtësi dhe durim duke u ofruar njerëzve ofertën më të mirë, Islamin e pastër, kështu që do ti nxjerrim ata nga errësira në dritë. All-llahu xh.sh në lidhje me këtë tha në Kur’anin f.m:

,, Dhe prej tyre Ne bëmë prijës që me urdhrin Tonë udhëzojnë, pasiqë ata (që i bëmë prijës) ishin të durueshëm dhe ndaj argumenteve Tona ishin të bindur’’ (Es-Sexhde,24).

Lusim All-llahun xh.sh që të na jep mundësinë të përforcohemi në fenë e Tij. Amin

Hutbe e mbajtur më 06.02.2015

Xhamia ,, Bashkimi’’Linz

Imam, Menderez ef. Alili