Warning: Trying to access array offset on false in /home/.sites/125/site7805860/web/wp-content/themes/neeon/functions.php on line 84

Modestia, cilësi e karakterit të besimtarit

,,Dhe mos ecë nëpër tokë me mburrje,pse ti as nuk mund ta çashë tokën as nuk mund ta arrishë lartësinë e maleve’’(El-Isra,37).

Hamdi i takon vetëm  All-llahut,përshëndetjet dhe selamet i përcjellim mbi profetin Muham-med s.a.w.

Të nderuar besimtarë,vëllezër dhe motra:

Në minutat e parapara për këtë hutbe të kësaj dite madhështore,do të mundohemi në disa sqarime të shkurtëra të flasim mbi një cilësi shum të vlefshme dhe të cilën secili nga ne duhet  ta  posedojë dhe ta kultivojë gjatë jetës së tij,Modestin.

Për këtë vyrtit të lartë ka folur Zoti i madhëruar  në Kur’anin f.m. poashtu edhe në  hadithe  kudsij dhe në hadithe të Pejgamberit  a.s eshte cekur domosdoshmëria  e të jetuarit   modest.

Me fjalën modesti nënkuptojmë sjelljen e mirë të njeriut  me njerëzit tjerë pa marrë parasysh pozitën e tyre shoqërore , si të pasur ose të varfër,të fortë apo të dobët,të rinjë apo të moshuar,autoritativ apo të përbuzur . E kundërta e modestisë është kryelartësia për  të cilën pejgamberi a.s tha:

,,Kryelartësia është mospranim i të drejtës dhe përbuzja e njerëzve‘‘.Thjesht  thënë ,nëse nuk e pranojmë  të drejtën,jemi kryelartë dhe jo modest.

Duke na treguar pejgamberi a.s mbi rëndësinë e të qenurit  modest tha: ,,Ai që tregohet i thjeshtë,All-llahu e ngritë në  pozitë të lartë,kush përulet ndaj All-llahut një gradë,All-llahu e ngritë një gradë,derisa të arrijë gradët më të larta. Kush tregohet mendjemadh ndaj All-llahut,i ulen gradët derisa të arrijë gradën më të ulët. All-llahu më ka urdhëruar që të jeni modestë ndaj njëri-tjetrit,me qëllim që  të mos mburreni dhe të mos cenoni të drejtat e të tjerëve.

Gjithashtu tregoi pejgamberi a.s  se Zoti fuqiplotë në një hadith kudsij tha: ,,Kush përulet ndaj Meje kështu (pejgamberi a.s.uli pëllëmbën e dorës derisa i preku në tokë) do ta ngritë kështu (pejgamberi a.s ngriti dorën lartë në qiell)‘‘.

Pra nga kjo nënkuptojmë  se sa më shumë që ne e ulim veten  dhe  tregohemi të thjeshtë dhe modest, Zoti f.p. do të na ngritë dhe vlersojë më shumë.

Të nderuar besimtarë,vëllezër dhe motra:

Ne e kemi shum  lehtë  të kalitemi me vyrtitet  më të larta pasi që kemi ku e gjejmë modelin që duhet të ndjekim,atë e kemi tek mësuesi ynë i dashur profeti Muha-med s.a.w. nga i cili mund të frymëzohemi për cfarë do që kemi nevojë.

Atë e kemi shembullin më të lartë nëse e kërkon si prind,edukator,mësues,udhëheqës,kryetar,komandant lufte,këshilltar,bashkshort,punëtorë,ndihmës shtëpie,shoqërues etj.

Shih tek ky personalitet i madh modestin që kishte dhe mundohu të shkosh gjurmëve të tij.Shih si e përshkruajn shokët e tij gjatë takimeve me njerëz,ndejave të ndryshme se sa i sjellshëm që ishte,kur takoheshte me njerëz se si i përshëndeste ata duke qen gjithmonë i buzëqeshur në fytyrë. Ai tregoi për mundësinë  e zgjedhjes që i kishte ofruar Zoti f.p. se a don të jesh o Muham-med mbret-pejgamber ose rob-pejgamber? Unë zgjodha të jem rob-pejgamber,dhe këtu shihet modestia dhe edukata e madhe e profetit Muham-med s.a.w.

Kur vinin njerëzit  të e takonin ishin të emocionuar dhe dridheshin para tij,por Muham-medi a.s. i qetësonte duke ju thënë,qetësohuni dhe rrini rehat se ju nuk jeni para ndonjë mbreti,jeni para të dërguarit të Zotit xh.sh,qetësohuni.

Kur  ishte në shtëpi ai ndihmonte familjen e tij rreth punëve të shtëpisë,pa u ndjerë i nënçmuar por bile krenar.

Modestia e tij vëreheshte edhe gjatë luftrave që zhvilluan besimtarët në udhëheqje të Muham-medit a.s ku tregojnë as’habët e tij se ai bënte punët më të rënda siq ishte rasti në betejën  e hendekut ku pejgamberi a.s. punonte më shumë se të gjithë,sa që edhe fytyra e tij e bukur dhe trupi i ishte mbuluar me dhe.Sjellja e tij ishte e mirë edhe ndaj pabesimtarëve të zënun si rob të luftës edhe ndaj të moshuarve  e ndaj fëmive të tyre.

Kur ai hyri si fitimtarë në Mek-ke,kishte ulur kokën aq shumë sa që balli i tij prekte qafën e deves. Edhe pse u kthye në vendlindjen e tij pas trembëdhjetë vite luftë e tortura nga banorët e Mek-kes,përsëri tregoi modestin e madhe,dhe me cfar misioni ështëi dërguar.

Të nderuar besimtarë:

Kjo është modestia që kërkohet nga ne,ky është njeriu që i dha shembullin më të lartë botës mbarë me moralet dhe veprimet e tija të larta njerëzore. Do ta përfundojmë këtë hutbe me një thënje te Imam Shafiut r.a. i cili në lidhje me modestinë tha:

,,Mos ia rrit cmimin vetes,se Zoti të kthen  në vlerën tënde origjinale. A nuk e shikon se ai që e ul kokën ndaj tavanit,përfiton nga hija e tij. Kurse ai që ec me kokën lart,do ta përplasë me tavanin dhe do të lëndohët rëndë.

Në fundë lusin Zotin e madhëruar qe të na ndihmon të pajisemi me modesti dhe të na largojë nga kryelartësia, Amin.

  Hutbe e mbajtur më 06.06.2014

                                                              Xhamia ,,BASHKIMI’’ Linz

                                                                 Imam, Menderez Alili