Manifestimi për ditën e gruas

 

Duke marrë parasyshë pozitën që duhet ta gëzon nëna (gruaja), shoqata shqiptare „BASHKIMI“ në bashkëpunim me shoqaten „Levizja e grave shqiptare“ këtu në Linz të Austris së epërme (OÖ) organizuan një manifestim kushtuar enkas nënës për ditën ndërkombëtare të gruas i cili u mbajtë me daten 10. Mars 2012 nga ora 14:00 në Produktionsschule Leonding (OÖ), Poloplaststraße 7 ku kishim të ftuar ligjeruese nga dy religjionet më të mëdhaja këtu në Austri (Religjionit Katolik dhe Islam).

Nga aspekti fetar Islam ligjeroi Teologeja z. Mag. Barbara Mayrhofer-Diaw e cila shumë bukur elaboroi se si Islami e vlerson gruan duke i dhënë të drejtat e barabarta me meshkujt dhe duke e ngritur pozitën e saj shumë lartë nga vendi ku ajo gjindeshte para shpalljes se Kur´anit f.m. gjithashtu z. Diaw përmendi disa shembuj të grave muslimane të cilat kan luajtur një rol shumë të rëndësishem në shoqëri në fusha të ndryshme p.sh. Hadixheja r.a. (bashkëshortja e Muhammedit a.s.) ishte një tregëtare shumë e njohur atje,.. Poashtu shembuj të shumtë kemi edhe në kohën e sodit ku një numer i madhë i grave muslimane veprojnë dhe gjenden në pozita shumë të larta shtetërore, kulturore, artistike etj.

 

Nga aspekti fetar Katolik ligjeruan dy Teologet z. Mag. Dorothea Schwarzbauer-Haupt dhe z. Mag. Helga J. Schwarzinger

 

të cilat vijnë nga Kisha katolike në Austrin e epërme (OÖ). z. Schwarzbauer- Haupt në fjalimin e saj u përqëndrua në atë se si kisha katolike parasheh rolin e gruas dhe qka fletë Bibla rreth të drejtave të gruas.  Ndërsa z. Schwarzinger më së shumti u ndalë rreth edukimit dhe emancipimit të saj.

 

Ne si organizator e bëmë këtë gërshëtim të këtyre diskutimeve me qëllim të shohim dhe të ofrojmë një bashkëpunim më të ngushtë mes këtyre dy religjioneve.

 

Programi ynë kishte edhe pjesën artistike ku morën pjesë disa grupe si:

 

–          Shoqata „Levizja e grave shqiptare“ e cila me disa poezi u paraqit para të pranishmëve.

 

–          Shoqata „DARDANIA“ e cila u prezentua me disa valle shqiptare të krahinave të ndryshme shqiptare.

 

–          Shoqata jonë „BASHKIMI“ e cila u paraqit me një perfomancë muzikore (Violine) në të cilen luajti nxënësja Zarije Ademi. Poezi recitoi nxënësja Ismete Rexhepi, ndërsa me Monologun „Unë me nënën bisedoj“ u paraqit Enesa Garipi dhe nga i cili Monolog u emocionuan të gjithë të pranishmet nga aktrimi perfekt i saj dhe se texti i kësaj pike ka të bëjë me mallëngjimin që gurbetqari ndjen për nënën e lënë në vendlindje dhe për të cilën ka një mallë të papërshkruar i cili nuk kompenzohet me asgjë. Dhe i cili mallëngjim ka ndjekur dhe vazhdon të ndjek shqiptaret kudo.

 

 

Fjalë përshëndetëse ju dha edhe Drejtoreshës së shkollës Produktionsschule z. B.A. Sebnem Ertl e cila përshëndeti këtë manifestim.

 

Poashtu ne si shoqatë falenderojmë ligjeruesët

z. Mayrhofer-Diaw, z. Schwarzbauer-Haupt, z. Schwarzinger

 

dhe mysafiret tjera si

–          Dr. Renate Müller , Udhëheqëse e zyrës së integrimit në Austrin e epërme (OÖ)

–          Dir. Cornelia Polli nga Partia ÖVP

–          Mag. Roswitha Bauer nga Partia SPÖ

–          Mag. Maria Buchmayr nga Partia e të Gjelbër

–          Mag. Miriam Köck nga Partia SPÖ

–          Mag. Margarethe Rackl, Udhëheqëse e Institutit Shtëpia e grave (Frauenhaus)

–          Shoqaten boshnjake “NUR”

–          MJÖ-  Muslimische Jugend Österreich

–          ÖSSU- Österreichische SchülerInnen und StudentInnen Union

 

 

Falenderojmë edhe drejtoreshën z. Sebnem Ertl e shkollës ku u mbajtë manifestimi për pritjen e ngrohtë të saj dhe shpresojmë të kemi edhe bashkëpunime tjera.

 

Në fund për të gjithë u shtrua ushqim dhe pije, dhe të gjithë u ndanë të kënaqura.