Manifestim për ditëlindjen e Profetit Muhammed a.s.

me Moton

„Ti jetojm disa qaste me Muhammedin a.s.“

Shoqata Shqiptare „BASHKIMI“ e cila vepron në Linz të Austris së Epërme (OÖ) organizoi një Manifestim me rastin e ditëlindjes së Profetit Muhammed a.s., ku ishin të pranishëm shumë figura të njohura fetare dhe politike, mysafir të shumtë nga gjitha qytetet e Austris, kryesit e disa Xhamive bashkë me Imamet e tyre dhe bashkëatdhetar të shumtë të qytetit të Linz-it.

Për ta begatuar programin moren pjesë kori i Xhamis „BASHKIMI“, kori i medresesë së Mesme Shqiptare këtu në Linz të Austris dhe ish-nxënësit e Xhamis „BASHKIMI“.

Fjalë përshëndetëse mori kryetari i Shoqates Shqiptare „BASHKIMI“ Dipl. Ing. Hashim Ademi i cili përshëndeti të gjithë dhe i falenderoi për pjesëmarrjen e tyre dhe premtoi manifestime të shumta fetare, kombëtare, kulturore dhe sportive.

Fjalë rasti ju dha Hoxhë Asim Ibrahimi i cili në pika të shkurtëra përshëndeti Manifestimin dhe theksoi disa momente nga jeta e të dërguarit të Allahut xh.sh., Muhammedit a.s.

Fjalë rasti mori edhe Udhëheqësi i Medresesë së Mesme Shqiptare Vahidin Behluli i cili dha një vlerësim për fillimin dhe ecjen e kësaj vatre arsimore duke ilustruar edhe me pamje filmike punën dhe aktivitetin e Medresesë.

Vlen të theksohet se përveq interpretimit të ilahive dhe recitimit të poezive të pranishmet u befasuan pozitivisht me Monologjet e përgaditura për këtë ditë dhe ku nxënësit aktruan në menyre profesionale.

Mysafir i ftuar enkas për këtë Manifestim kulturoro-fetare ishte Imami i Xhamis „Mesxhid El-Resul“ Mr. Muhidin Ahmeti i cili me gjerësisht foli për jetën dhe moralin e Muhammedit a.s. dhe rrugën që duhet të pasojmë ne duke pasur shembullin më të mirë pra Profetin Muhammed a.s.

Vlen të përmendet si i ftuar në këtë ditë ishte Konzuli i Republikes të Maqedonise z. Halim Hida por i cili për shkaqe personale nuk mundë të ishte në mesin tonë por i cili nga atje përshëndeti Manifestimin.

Për në fund të pranishmit përshëndeti edhe Imami i Xhamis sonë Hoxhë Menderez Alili i cili përmendi disa pika mbi personalitetin e Muhammedit a.s. dhe i cili i falenderoj të gjithë për pjesëmarrjen e tyre.

Poashtu Hoxhë Menderez Alili interpretoi edhe disa Ilahi në gjuhën shqipe dhe të cilin e përcjellën edhe grupi këndues.

Moderatore e programit të këtij Manifestimi ishte Jehona Sahiti.

Vlen të permendet kontributi i gjithë antarëve të Xhamis „BASHKIMI“ të cilët në menyra dhe forma të ndryshme ndihmuan realizimin e këtij Manifestimi.

Në fund për të gjithë u shtrua një darkë solemne me specialitete të përgaditura enkas për këtë ditë. Për realizimin e këtij programi u përkujdes Hoxhë Menderez Alili dhe Jehona Sahiti dhe kryesia e Xhamis „BASHKIMI“.