Warning: Undefined property: DPTDebugProcessor::$fp in /home/.sites/125/site7805860/web/wp-content/plugins/daily-prayer-time-for-mosques/Models/Processors/DebugProcessor.php on line 22 Warning: Undefined property: DPTDebugProcessor::$fp in /home/.sites/125/site7805860/web/wp-content/plugins/daily-prayer-time-for-mosques/Models/Processors/DebugProcessor.php on line 22 Warning: Undefined property: DPTDebugProcessor::$fp in /home/.sites/125/site7805860/web/wp-content/plugins/daily-prayer-time-for-mosques/Models/Processors/DebugProcessor.php on line 22 Libri „Lufta për çlirimin e Kosovës 1997-1999“ promovohet në ambientet e SH.SH.I „BASHKIMI“ - Xhamia Bashkimi Linz Warning: Trying to access array offset on value of type bool in /home/.sites/125/site7805860/web/wp-content/themes/neeon/functions.php on line 84

Libri „Lufta për çlirimin e Kosovës 1997-1999“ promovohet në ambientet e SH.SH.I „BASHKIMI“

 

Më 14 dhjetor 2013 në prezencë të një numri të madh të bashkëatdhetarëve tanë të ardhur nga disa qytete të Austrisë , dhe përfaqesues të shoqatave shqiptare që veprojnë në Austrinë e epërme (ÖO) si shoqata „KOSOVA“ , shoqata „DARDANIA“ , gjithashtu përfaqësues politik , arsimtar e teolog dhe anëtarë të shumtë të shoqatës sonë „BASHKIMI“  në ambientet e së cilës u promovua libri me titull „Lufta për çlirimin e Kosovës 1997-1999“  të autorit Dr.Sadik Krasniqi .

Në fillim fjalë rasti kishte imami i xhamisë „Bashkimi“ teologu Menderez Alili , i cili përshëndeti musafirët dhe të pranishimit, dhe me disa fjalë vlersoi shumë lartë kontributin e madh që dha mergata shqiptare në diaspor, mbështetjen e madhe financiare për  të tri luftrat e fundit që zhvilluan shqiptarët. Pastaj fjalë përshëndetëse morri edhe kryetari i xhamisë „Bashkimi“ z. Halili Zeqiri , i cili mes tjerash tha se jemi të privilegjuar që pikërisht shoqata shqiptare islame „Bashkimi“ , u zgjodh të jetë vendi ku do të promohen vlerat e larta të UÇK-së dhe e këtij libri të lartëpermendur.

Pastaj fjalën kryesore e mori autori i libirit , Dr. Krasniqi i cili mes të tjerash tha se jam shumë i nderuar për mikëpritjen tuaj madhështore dhe ngrohtësinë qe më ofruat ju bashkëatdhetarë dhe në veçanti shoqata juaj „Bashkimi“ .Në pika të shkurtëra autori përmendi disa nga ngjarjet më të rëndësishme të luftës çlirimtare të Kosovës nga viti 1997-1999. Gjithashtu më pas Dr. Sadik Krasniqi u përgjigjë në shumë pyetje të bashkatëdhetarëve.

Vlen të përmendet se bashkë me autorin Dr. Sadik Krasniqi (drejtor i muzeut të Kosovës ) ishte edhe znj. Lumnije Haxhijaj , drejtoresh e institutit për trashëgimi kulturore të Kosovës, e cila mori fjalën dhe falënderoj për mikëpritjen e shqiptarëve në diasporë dhe cila u përgjigj në disa pyetje nga të pranishmit.

Mes tjerash znj.Haxhijaj potencoi se libri veç është në shitje dhe synimi ynë është që me mjetet e grumbulluara të bëjmë përkthimin e librit në gjuhën angleze , gjermane e disa gjuhë tjera , që lexuesit e huaj të jenë të informuar për luftën e drejtë të UÇK-së dhe terrorrin e ushtruar nga barbarët sërb ndaj popullatës së pafajshmë shqiptare

Moderator dhe udhëheqës i programit ishte Menderez Alili

 

Menderez Alili

Imam, xhamia „Bashkimi“