Kurbani dhe rregullat e tij në Islam

,, Ne me të vërtet, të dhamë ty shumë të mira, andaj ti falu dhe prej kurban për hirë të Zotit tënd, me të vërtetë urrejtësi ytë është farësosur‘‘ ( El-Kevther, 1-3).

,, Te All-llahu nuk arrin as mishi  as gjaku i tyre, por tek Ai arrin bindja e juaj‘‘ (El-Haxhxh,37).

,, Kush ka mundësi të therrë kurban dhe nuk e bënë këtë, mos t’i afrohet musal-las sonë (vendit ku falet namazi i bajramit)‘‘ (Ahmedi dhe Ibni Maxheh).

Çka nënkuptojmë me termin ,, kurban‘‘ ?

Fjala ,,kurban‘‘ është fjalë arabe e cila rrjedh nga folja,, karib‘‘ ,,jekrebu‘‘ infinitivi ,,kurben‘‘ dhe ,, kurbanen‘‘, që ka kuptimin, çdo gjë që me të synohet afrimi tek All-llahu xh.sh. qoftë duke therrë kafshë apo forma tjera.

Ndërsa kur flasim për shprehjen ,,kurban‘‘ si shprehje fetare, atëherë me këtë nënkuptojmë, therrjen e një kafshe me të cilën synojmë të arrijmë devotshmërinë dhe afrimin tek All-llahu i Lartëmadhëruar, pra duke e llogaritur therrjen e kurbanit ibadet (adhurim) All-llahut xh.sh.

Në ajetin e lartëshënuar të sures El-Haxh-xh, 37, All-llahu i Madhërishëm shum bukur na tregon se çka qenka qëllimi i flijimit të kurbanit, duke na sqaruar se tek Ai nuk arrinë as mishi e as gjaku i kurbanit, por nijeti, bindja dhe devotshmëria që arrihet përmes flijimit, Ai tha:

,, Te All-llahu nuk arrin as mishi  as gjaku i tyre, por tek Ai arrin bindja juaj‘‘ (El-Haxh-xh, 37)

Ky ajet njëherit eliminon bindjet naive që kishin njerëzit në kohën e injorancës, ku ata kurbanat e tyre, i flijonin për zotrat e bërë nga druri e guri, dhe pastaj mishin e tyre e shtrinin në trupin e zotit të tyre dhe me gjakun e kurbanit i lyenin ata dhe muret e Qabes. Më vonë këtë veprim donin ta bënin edhe disa besimtarë, duke pretendu se ne kemi më shumë të drejtë se sa pabesimtarët, por menjëherë ishte reagimi nga ana e All-llahut që përmes këtij ajeti çrrënjosi atë bindje, dhe njëherit u sqaroi qëllimin e flijimit të kurbanit.

Pra, si me çdo ibadet që me të synohet devotshmëria, bindja dhe sinqeriteti ndaj All-llahut xh.sh,  edhe me çështjen e kurbanit synohet diçka e tillë. Pastaj kur kihet parasyshë se kurbani është ibadet që realizohet përmes pasurisë, ai e ka vlerën e veçantë tek All-llahu i madh, kur dihet se ibadetet që arrihen përmes pasurisë janë të veçanta, sepse pasuria është pjesa më e dashur e njeriut, dhe kur ai e shkëputë këtë pasuri nga vetja e tij për hirë të Zotit xh.sh. kjo tregon shum. Kurbani është edhe një test i besimit dhe devotshmëris sonë ndaj All-llahut, dhe me këtë testohen njerëzit se kush është në gjendje të sakrifikojë për hirë të Zotit e kush jo.

Historiku i kurbanit:

Është shumë e vërtetë se njeriu është lakmitar i madh i pasurisë. Por mbi të gjitha duhet të jetë dashuria e besimtarit për All-llahun xh.sh. Dikur në një sprovë të rëndë u gjendë edhe miku i All-llahut xh.sh. Ibrahimi a.s. i cili vërtet kishte një sprovë të madhe, e cila kishte të bëjë me flijimin e djalit të tij të vogël Ismailit a.s. të cilin All-llahu xh.sh ia kishte falur në moshën e pleqërisë, dhe tani duhet të vëndojë thikë mbi loçkën e zemrës, mbi atë që ne i duam më shumë se vetveten.

Edhe pse dashuria mbi Ismailin a.s. ishte shumë e madhe, mirëpo dashuria e Ibrahimit për All-llahun i kalonte të gjitha, dhe këtë dashuri e vërtetoi me vepër e jo veç me fjalë.

Bisedën e tij me djalin na e vërteton edhe Kur’ani f.m në suren ES-Saf-fat,102 ku thuhet:

,, …o djali im, unë kam parë ( jam urdhëruar) në ëndërr të të presë ty, shiko pra ç’mendon ti? (ES-Saf-fat, 102).

Por edhe djali i tij Ismaili a.s. tregoi gatishmërinë për tu përballur me diçka që për ne ndoshta do të ishte absurde, ai pa iu trembur syri i tha babait të tij: Shij ajetin në vazhdim:

,,O babai im, punoje atë që urdhërohesh, e ti do të më gjesh mua, nëse do All-llahu nga durimtarët‘‘ (ES-Saf-fat, 102).

Me këtë ngjarje dhe këtë kërkesë të All-llahut xh.sh. drejtuar Ibrahimit a.s. nuk ishte përqëllim flijimi i djalit ose i kurbanit, por ishte shumë i rëndësishëm vërtetimi i devotshmërisë, dhe e njejta u vërtetua tek Ibrahimi  dhe djali i tij, dhe e cila duhet të vërtetohet tek çdo besimtarë dhe besimtare gjatë sprovave të ndryshme.

Kur’ani f.m. na tregon se historia e kurbanit ekziston edhe sa vet njeriu, pra daton që nga Ademi a.s. Në Kur’anin f.m. thuhet:

,, Lexoju (Muham-med) atyre (jehudive e të tjerëve) ngjarjen e vërtetë të dy djemve të Ademit, kur të dy flijuan kurbanë, nga të cilët njërit iu pranua. Ai (që nuk iu pranua) tha: Unë do të mbys ty, (Kabili i tha Habilit). E ai që ju pranua tha: All-llahu pranon vetëm prej të sinqertëve‘‘ (El-Maide, 27).

Kjo histori vazhdonë edhe me Muham-medin a.s. dhe pasardhësit e tij gjer më sot, dhe deri në përfundimin e kësaj bote, All-llahu i Lartëmadhëruar tha në Kur’anin f.m :

,, Andaj ti falu dhe prej kurban‘‘ (El-Kevther,2)

Poashtu Muham-medi s.a.w. tha në një thënie të tij:

,, Gjëja e parë që bëjmë ne në ditën e Bajramit është të falurit e namazit të Bajramit, më pastaj kthehemi në shtëpi dhe therrim kurbanin. Kushdo që vepron kështu, ka vepruar sipas sunetit tim‘‘ ( El Bera ibn Azib ).

Kush obligohet të therrë kurban?

Kurbanin e ka për obligim personi i cili është i moshërritur, i mençur, i lirë dhe i pasur. Ndërsa nuk obligohet për të varfërin, robin dhe udhëtarin, sipas dijetarëve të medhhebit Hanefi. Sipas tyre, që një person të ketë obligim të therrë kurban, duhet të jetë i pasur, pra që përveç nevojave esenciale, pasuria e tij e arrin Nisabin, ose kufirin prej ku jepet Zekati.

Gjithashtu therrja e një kurbani në familje është e mjaftueshme për të gjithë, mirëpo nëse kemi mundësi mundet për secilin të therret kurban në vete. Kështu kishte vepruar edhe Muham-medi a.s.

,, Muham-medi a.s. kishte therrur një dele, kurban për gjithë familjen e tij‘‘ (Hakimi).

Kurbani i vogël (dele, dhi) therret për nji person, ndërsa kafsha e madhe (lopë, deve ,etj) mundet të jetë kurban për më shumë persona edhe atë gjer në shtatë persona.

,,Tregon Xhabiri r.a. se, me Pejgamberin a.s. në Hudejbi kemi therrur një deve për shtatë persona dhe një lopë për shtatë persona‘‘ (Muslimi).

Ajo çka kërkohet tek therrja e kafshës së madhe për shumë persona, është nijeti, i cili duhet të jetë nga të gjithë personat nijet kurbani, sepse nëse njëri nga ata ka qëllim tjetër, atëherë kurbani nuk i vlen asnjërit prej tyre.

Koha kur duhet të therret kurbani?

Therrja e kurbanit bëhet pas faljes së namazit të Bajramit, këtë na e sqaron thënia e Muham-medit a.s. ku thuhet:

,, Së pari, ajo që do të fillojmë sot, është namazi i Bajramit, pastaj kthehemi dhe presim kurban. Kushdo që vepron kështu, ka vepruar sipas sunetit tonë, ndërkaq kush therrë një dele para kësaj kohe, ajo është një mish i zakonshëm që ka prerë për familjen e tij. Në këtë nuk ka asgjë nga porosia jonë‘‘

Gjithashtu Buhariu dhe Muslimi shënojnë se Pejgamberi s.a.w. ka thënë:

,, Kushdo që therrë kurban para namazit të Bajramit, e ka therrë për veten dhe familjen e tij. Ndërsa kush e therrë pas namazit dhe dy hutbeve, ai e plotëson dispozitën e therrjes dhe ka ndjekur sunetin e muslimanëve‘‘

Pra, kurbani pritet ditën e parë të bajramit dhe vazhdon edhe dy ditë tjera në vazhdim, dhe me përfundimin e ditës së tretë të bajramit, aty para perëndimit të diellit, përfundon koha e therrjes së kurbanit. Ndërsa mendimi i Imam Shafiut r.a. është se koha e therrjes së kurbanit përfundon në ditën e katërt para perëndimit të diellit të asaj dite.

Ku shpërndahet kurbani?

Sipas sheriatit Islam mishi i kurbanit ndahet në tre pjesë. Një pjesë u jepet të varfërve, një pjesë të afërmve, fqinjëve e miqve dhe pjesa e ngelur mbetet për familjen, që edhe ata ta shijojnë kurbanin. Pejgamberi a.s. tha: ,, Kur ndonjëri nga ju therr kurban, një pjesë nga mishi i tij le ta mbajë për familjen e vet‘‘ ( Ahmedi ).

Pra, përveç asaj që njeriu kryen obligimin për therrje të kurbanit, ai ndihmon njëkohsisht edhe ata që janë të varfër dhe që nuk kanë ndoshta edhe ushqim për familjen ditën e festës së Bajramit, pra njëkohsishtë përhapet dashuria dhe mëshira mes njerëzve. Gjithashtu nga therrja e kurbanit, besimtari fiton edhe shumë sevape, siq na tregoi Pejgamberi a.s. ku tha:

,,As’habët e pyetën Pejgamberin a.s. përse presim kurban? Ai u përgjigj: ,, Kjo është traditë e babait tuaj, Ibrahimit a.s. Pastaj ata e pyetën: E çka fitojmë ne nga kurbani? Ai tha: Për çdo qime të kurbanit ju do të shpërbleheni‘‘ (Hakimi).

Pastaj në hadithin tjetër Pejgamberi a.s tha: ,, Vërtet në mesin e gjërave  më të preferuara te Zoti është therrja e kurbanit në kurban-Bajram. Vërtet ai do të vijë në ditën e gjykimit në formën e tij, me brirët e tij me leshin dhe thundrrat e tij. Tek All-llahu do të arrijë puna e mirë(sevapi nga kurbani), para se të bjerë gjaku në tokë, prandaj gëzohuni për këto shpërblime‘‘ (Tirmidhiu dhe Ibni Maxheh).

Poashtu thuhet se Pejgamberi a.s ka thënë: ,, Në asgjë nuk ke investuar më shumë se sa në therrjen e kurbanit në ditën e kurban-Bajramit‘‘ (Darekutni në sunenin e tij).

Një gjë që duhet të ceket është edhe ajo se shumë njerëz therrin kurbane një ditë para Bajramit, duke i llogaritë kurbanë për të vdekurin. E vërteta qëndron në atë se kurbani duhet të therret si për të gjallët edhe për të vdekurit nga dita e parë e Bajramit dhe zgjatë deri në ditën e tretë para perëndimit të diellit. Ndërsa ata që therren ditën e Arifes, janë therrje normale dhe nuk llogariten si kurbanë. Këtë na e vërteton thënia e Muham-medit a.s :

,, Kush e therr kurbanin para namazit të Bajramit, le ta përsëritë kurbanin. E kush e therr pas faljes së namazit të Bajramit e ka plotësuar obligimin e tij dhe e ka praktikuar sunetin e muslimanëve‘‘

Disa rregulla që Islami i ka paraparë në lidhje me kafshën që therret për kurban:

Kafsha e vogël (dele ose dhi) duhet të ketë mbushur një vit, ndërsa kafshët e mdhaja (lopa, bullica) të ketë të mbushur dy vjet e më shumë ndërsa deveja duhet të ketë pesë vjet e më shumë. Qengji mundet të therret për kurban edhe pa i mbush një vjet, nëse është i rritur dhe i zhvilluar mirë. Për kurban mund të therret kafsha e cila nuk ka brirë nga lindja, ose i mungon një pjesë e brirës, poashtu edhe nëse është ë tredhur, por më e rrugës është të mos jetë e tredhur.

Ndërsa ata që nuk lejohen për kurban, ja disa nga rastet e tilla si:

Kafsha e egër, kafsha e verbër në të dy sytë, kafsha e verbër në njërin sy, kafsha që nuk mund të ecë me këmbët e saja deri të vendi i therrjes, kafsha shumë e dobët, ajo që i mungon më shumë se gjysa e veshit, ajo që se ka më shumë se gjysën e bishtit, asaj që i mungojnë më shumë se gjysma e dhëmbëve, kafsha e lindur pa veshë dhe ajo që ka humbur majat e sisave.

A duhet të prezenton aty ku therret kurbani personi që është bërë nijet për të?

Në Haxhin e lamtumirës transmetohet se Pejgamberi a.s. kishte vendosur të therrë 100 deve kurban, prej tyre 60 e ca i kishte therrur me dorën e tij , ndërsa për tjerët kishte autorizu Aliun r.a. Nga kjo kuptohet se është mirë personi vetë ta therrë me dorën e tij kurbanin, mirëpo për shkaqe të ndryshme nëse nuk mundet, ka të drejtë ta autorizon dikënd tjetër, mirëpo edhe të jetë aty prezent është e pëlqyer, ngase Pejgamberi a. s. i tha bijës së tij Fatimes r.a. ,, Oj Fatime, shko dhe prezento në vendin ku therret kurbani për ty, për arsye se, me daljen e pikës së parë të gjakut nga kurbani, All-llahu ka për ti falur gjunahet‘‘.

Çka duhet të bëjmë para therrjes së kurbanit?

Është mirë që para therrjes së kurbanit, të miret abdes, të falen dy rekate namaz vullnetar, të cilët mundet të falen edhe pas therrjes, pastaj dërgohet kurbani te vendi i therrjes, thika duhet të jetë e mpreht mirë, që mos të e malltretojmë kurbanin, sepse Muhamedi a.s. tha:

,, Kur ti therrni kafshët, therrni ashtu që të jetë më së lehti, më së shpejti dhe më së miri‘‘

Pra nuk është në rregull që thika të sprehet para syve të kafshës (kurbanit), pastaj kurbani lëshohet në krahun e majtë dhe sipas mundësisë kthehet kah kibla, i lidhen këmbët dhe me dorën e majtë kapet për koke e me dorën e djathtë i pritet qafa, duke bërë Bismil-lah, All-llahu Ekber, pasiqë ky flijim bëhet për hirë të All-llahut xh.sh.

Pra edhe Pejgamberi a.s vetë kishte therrë kurban, siç tregon shoku i tij Xhabiri r.a. ku thotë:

,,Kur Muham-medi a.s. e falte namazin e Bajramit, atëherë e lexonte Hutben dhe menjëherë pas mbarimit të saj urdhëronte t’ia sillnin kurbanët, të cilët i therrte duke kënduar këtë dua:

,,Bismil-lahi All-llahu ekber, hadha min-ni am-men lem judah-hi min um-meti‘‘ që ka kuptimin ,, Në emër të All-llahut, All-llahu është më i madhi. Ky kurban është për mua dhe për atë nga ummeti im që nzk ka therrë kurban‘

Pastaj transmeton h. Aisha r.a. se Muham-medi a.s. urdhëronte t’ia sillnin kurbanin në vendin e therrjes. Kur ia sillnin dashin me brirë, me këmbë të zeza dhe të zi nën bark, me sy të zinj, kërkonte t’ia sillnin thikën e mprehtë. Pastaj e rrëzonte dashin dhe lexonte:

,, Bismil-lahi, All-llahum-me tekab-bel min Muham-medin  ve ali Muham-medin ve min um-meti Muham-medin‘‘ ,,Në emër të All-llahut. O Zot pranoje këtë ibadet nga Muham-medi, nga familja e tij dhe nga pasardhësit e tij‘‘.

Sa i përket lëkurës së kurbanit, dispozitat islame janë të qarta, ku Muham-medi a.s thotë:

,, Kush e shet lëkurën e kurbanit të vet, sikur nuk ka prerë kurban‘‘

Gjithashtu dijetarët Islam thonë se nuk guxon lëkurën tia japësh therrësit të kurbanit(kasapit) si shpërblim ose mëditje për punën e bërë, por atë paguaje në forma tjera, ndërsa lëkura mundet të mbahet për nevoja tuaja personale, ose më e rrugës të jepet në vendet e parapara për nevoja të ndryshme të muslimanëve.

Nga shumica e kësaj që u tha në lidhje me kurbanin, vërehet se me therrjen apo me kurban, nuk është për qëllim një therrje e thjeshtë, apo ndonjë interes tjetër, ose për të të parë njerëzit se ja edhe ky po therrë kurban, por të arrihet ajo esencialja,pra qëllimi, bindja, besimi dhe vendosshmëria që për hirë të All-llahut të jeshë në gjendje të sakrifikoshë një kurban ose diçka tjetër që lypet nga ti si besimtarë.

Tekbiri teshrik

Ky tekbir lexohet gjatë ditëve të kurban-Bajramit, duke filluar nga dita 9 e muajit dhulhixh-xhe, dita e arafatit (Arifja) dhe deri në ikindi të ditës së katërt të Bajramit, që d.m.th. gjithsej 23 herë në 23 namaze pas farzit, qoftë kur falemi vetë ose me imam, qoftë eda ose kaza, qoftë për femra ose meshkuj, dispozita e tij është vaxhib. Tekbiri Teshrik thuhet kështu:

,, All-llahu ekber, All-llahu ekber, Lailahe il-lall-llahu wall-llahu ekber, All-llahu ekber velil-lahil hamd‘‘

Menderez Alili, Imam

xhamia , BASHKIMI‘‘ Linz