Warning: Undefined property: DPTDebugProcessor::$fp in /home/.sites/125/site7805860/web/wp-content/plugins/daily-prayer-time-for-mosques/Models/Processors/DebugProcessor.php on line 22 Warning: Undefined property: DPTDebugProcessor::$fp in /home/.sites/125/site7805860/web/wp-content/plugins/daily-prayer-time-for-mosques/Models/Processors/DebugProcessor.php on line 22 Warning: Undefined property: DPTDebugProcessor::$fp in /home/.sites/125/site7805860/web/wp-content/plugins/daily-prayer-time-for-mosques/Models/Processors/DebugProcessor.php on line 22 Koncepti i moralit në Islam - Xhamia Bashkimi Linz

Koncepti i moralit në Islam

,,Vërtet ti je në një shkallë të lartë të moralit‘‘ (El-Kalem,4)

Hamdi i takon vetëm All-llahut të madhërishëm, përshëndetjet dhe selamet qofshin gjithmonë mbi mësuesin e njerëzimit, Muham-medin s.a.w, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe mbi gjithë ndjekësit e rrugës së tij gjer në ditën e gjykimit. Kënd e udhëzon All-llahu, nuk mundet askush të e largon nga rruga e vërtetë, e kush devijoi, vetëm Ai ka mundësi ta drejtojë përsëri në të vërtetën.

Të nderuar besimtarë, vëllezër dhe motra:

Sot njerëzimi ka nevojë të madhe të kalitet me edukatën e mirëfilltë Islame, rinia jonë e cila sot gjendet në një situatë të rëndë etike, ku të cilës i ofrohet gjithçka nga të tjerët me qëllim asimilimi, degradimi dhe shkatrrimi të moralit dhe edukatës tonë fetare dhe asaj kombëtare. Është më se e nevojshme që sot urgjentisht të armatosemi me moralin Islam i cili është një garanc e sigurtë nga devijimi i të rinjëve tanë, sepse ky edukim dhe ky moral buron nga Kur’ani dhe sun-neti i profetit Muham-med s.a.w.

Është e vërtetë se Muham-medi s.a.w. kishte sjelljet më të mira dhe moral më të përsosur nga të gjithë. Këtë nuk e themi ne, por këtë na e vërtetoi Zoti i madhërishëm në ajetin e sures El-Kalem,4, ku Ai përshkroi etikën e Muham-medit a.s.

Pastaj kur u pyet nëna e besimtarëve Aisha r.a. bashkëshortja e Pejgamberit a.s. se si ishte bashkëshorti ytë në aspektin e moralit ajo tha: ,, Morali i të dërguarit të All-llahut ishte Kur’ani‘‘

Nuk e mori këtë epitet së koti, por angazhimi i tij dhe puna që bëri, morali dhe edukata e shëndoshë, sjelljet e bukura me njerëzit ja dhanë një epitet të tillë, që edhe Zoti i madhërishëm konfirmoi me ajete për moralin e tij të përsosur. All-llahu xh.sh. e quajti kështu përshkak të moralit të lartë në vetveten e tij si pejgamber. Thuhet se i dërguari i All-llahut xh.sh. ka thënë:

,, Zoti im më udhëzoi në edukatë të mirë atëherë kur tha: Ti me çdonjërin sillu me edukatë të mirë, kërko të bëhen vepra të mira ndërsa nga injorantët largohu. E pasi e pranova këtë gjë prej Tij, ka thënë: Vërtet ti je në një shkallë të lartë të moralit‘‘

Më pas Aisha r.a tha se askush nuk është dalluar me moral të tillë siç u dallua i dërguari i Zotit, kështu që askush nuk e ka thirrur nga shokët ose anëtarët e familjes, e të mos i jetë përgjigjur menjëherë për diçka që kërkonin nga ai, dhe për këtë Zoti i madhërishëm ja dha këtë gradë të moralit.

Nga ne si pasues të Muham-medit a.s kërkohet që të jemi shembull ndaj të tjerëve në aspektin e moralit, sepse i dërguari i All-llahut në një hadith të tij në lidhje me këtë tha:

,, Do të ndërmjetësojë që shtëpinë përdhese në Xhen-net ta fitojë ai që është larguar nga polemikat, madje edhe nëse ka qenë në të drejtë; do të ndërmjetësojë që shtëpinë në mes të  Xhen-netit ta fitojë ai që është larguar nga gënjeshtra, edhe nëse ka anuar ka shakatë; ndërsa për shtëpinë në maje të Xhen-netit do të ndërmjetësojë për atë që e zbukuron moralin e tij‘‘

Hutbe e mbajtur më 19.09.2014

Xhamia,, BASHKIMI‘‘ Linz

Imam, Menderez Alili