Jeto një jetë mesatare në çdo aspekt

,,Thuaj kush i ndaloi bukuritë dhe ushqimet e mira që All-llahu i krijoi për robërit e vet? Thuaj: ,,Ato janë në këtë botë për atë që besuan, e ditën e kijametit janë të posacme për ta. Kështu ia sqarojmë argumentet një populli që kupton. Thuaj: ,,Zoti im i ndaloi vetëm të këqijat e turpshme, le të jenë të hapta ose të fshehta, ndaloi mëkatin, ndaloi shtypjen e tjetrit pa të drejzë, ndaloi t’i bëni All-llahut shok pa pasur kurrfar argumenti  dhe ndaloi të thoni për All-llahun atë që nuk e dini se është e vërtetë’’ ( A’rafë, 32-33)

Të nderuar vëllezër të nderuar besimtarë:

Ardhja jonë në këtë botë nuk qe e rastësishme dhe e paqëllimtë. Neve All-llahu xh.sh na krioji me një detyrë, mision hyjnorë në tokë, që ta ndërtojmë këtë dhe mos të jemi nga ata bqë bëjmë crregullime dhe fesadë në tokë. Neve na dalloi Zoti i Madhërishëm nga të gjitha krijesat tjera, na nderoi kur na dha mendjen  e shëndoshë dhe na la zëvendës të Tij në tokë. Prat y o njeri, o rob i All-llahut , ke kujdes dhe angazhohu në të mirë të të gjithëve, puno, vepro konform kërkesave të Zotit tënd, e jo në kundërshtim me kërkesat e Tij, sepse pastaj do të jesh nga të humburit. Ai na dhuroi tërë këto mirësi që jetën tonë ta bëjmë sam ë të lehtë dhe më të rehatshme, shih ajetin e lartëshënuar: ( A’raf,32-33).

Njeriu besimtarë duhet të jetë gjithmonë i gatshëm që për All-llahun të sakrifikojë pasurinë, shëndetin bile edhe jetën nëse është e nevojshme, sepse tërë këto janë të dhuruara nga ana e All-llahut xh.sh. Njeriu duhet të jetë i kujdesshëm ndaj jetës dhe të mirave të saja, sepse nëse je i dhënë në maksimum mbas tyre, ka mundësi që të jeshë i mvarur nga to dhe ta harrosh Furnizuesin apsolut.

Vëlla i nderuar, mundohu të bësh nja balans mes dy jetave, sepse kështu vepronte Muham-medi a.s. në rastin kur All-llahu përmes Xhibrilit a.s. i ofroi kodra me arë, e ai i refuzoi duke thënë: Jo nuk i dua, sepse kështu më mirë një ditë do të ngopem e një ditë do të jemë i uritur. Atë ditë kur të jemë i uritur do mundohem të fitojë e kur të ngopem do të falënderojë.

Muham-medi a.s. kërkoi mesataren ,sepse feja jonë kërkonë mesataren. Ai I qortoi shokët e tij të cilët thanë se do të largohen nga kjo botë dhe do të izolohen e të punojnë vec për Ahiret. Ai u tha se kjo është rruga ime, e kush largohet nga kjo nuk është prej nesh, duke aluduar në atë se edhe unë jamë njeri si ju, ha, pi , flej, bëjë jetë bashkëshortore,falem etj,etj.

Gjithashtu nuk duhet që jeta jonë të përqëndrohet vetëm në ngrënje dhe në pije dhe në plotësim të epshit tonë. Pejgamberi a.s. në lidhje me këtë tha:

,, Ndaj trupit tënd ke obligim, ndaj familjes tënde poashtu por edhe ndaj Zotit ke obligim, andaj krye obligimin tënd ndaj të gjithëve” (Buhariu).

Lusim Zotin xh.sh që të bëjmë një jetë sipas kërkesave të All-llahut dhe kënaqësisë së Tij.

 

Hutbe e mbajtur më 26.12.2014

Xhamia,, BASHKIMI” Linz

Imam, Menderez Alili