Iftari tradicional me organet e qytetit, Fetë tjera dhe Shoqata të ndryshme!

Xhamia “Bashkimi” organizoi iftarin tradicional me organet e qytetit të Linz-it, shoqata të ndryshme dhe me përfaqësues të feve të tjera.

Të pranishëm ishin kryetari i qytetit të Linz-it Mr. Dietmar Prammer, ish-kryetari i komunës Mr. Klaus Luger, zv. kryetari i Bashkësisë Islame për Austrinë e Epërme Adem Elmali, mësuesit e gjuhës shqipe, mësuesit fetarë, kryeimami dhe imamë nga xhamitë e Austrisë së Epërme, përfaqësues të feve të tjera, si dhe shoqata shqiptare dhe të tjera.

Programi filloi me lexim nga Kur’ani Famëlartë nga imami i xhamisë Menderez ef. Alili.

Pastaj fjalë rasti mbajtën kryetari i xhamisë sonë z. Zumret Ademi, kryetari i qytetit të Linz-it Mr. Dietmar Prammer, ish-kryetari Mr. Klaus Luger dhe zv. kryetari i IRG Adem Elmali.

Të gjithë të ftuarit thanë fjalët më të mira për këtë organizim dhe vlerësuan lartë punën e Xhamisë Bashkimi. Programin e moderoi Hajret ef. Beluli.

Faleminderit të gjithëve!
Xhamia Bashkimi Linz
11.03.2026

Ja disa pamje nga organizimi i sotëm.