Warning: Undefined property: DPTDebugProcessor::$fp in /home/.sites/125/site7805860/web/wp-content/plugins/daily-prayer-time-for-mosques/Models/Processors/DebugProcessor.php on line 22 Warning: Undefined property: DPTDebugProcessor::$fp in /home/.sites/125/site7805860/web/wp-content/plugins/daily-prayer-time-for-mosques/Models/Processors/DebugProcessor.php on line 22 Warning: Undefined property: DPTDebugProcessor::$fp in /home/.sites/125/site7805860/web/wp-content/plugins/daily-prayer-time-for-mosques/Models/Processors/DebugProcessor.php on line 22 Hixhreti – Ngjarje e rëndësishme në Islam - Xhamia Bashkimi Linz

Hixhreti – Ngjarje e rëndësishme në Islam

„Ata të cilët besuan, ata qe u shpërngulën dhe luftuan në rrugën e Allahut, ata meritojnë  të shpresojnë në mëshirën e Tij. Allahu falë shumë dhe është mëshirues.“1

„Në mos e ndihmofshi atë ( Pejgamberin) atë e ka ndihmuar Allahu: Kur ata që nuk besuan, e nxorrën atë vetë të dytin, kur që të dy ishin në shpellë, kur po i thoshte shokut të vetë: Mos u pikëllo (frikëso) Allahu është me ne. E Allahu i zbriti qetësi ( në shpirtin) atij, e fuqizojë me një ushtri që ju nuk e patë, e fjalën e atyre që nuk besuan, e bëri më të ulëtën, kurse fjala e Allahut (është) më e larta. Allahu është më i fuqishmi, më i urti.“2

Hixhreti – Migrimi i muslimanëve nga Mekka në Medinë llogaritet njëra nga ngjarjet më me rëndësi në Islam. Fjala „Hixhreh“ don të thotë largim, ndarje, shpërngulje ndërsa në terminologjin Islame don të thotë largim, ndarje nga vendi i pabesimit, të keqës dhe errësirës. Ndërsa më konkretisht këtu është për qëllim shpërngulja e Profetit Muhamed a.s. dhe muslimanëve të parë prej Mekkes në Medinë me qëllim të kultivimit dhe zhvillimit të Islamit. Ngjarja e Hixhretit (Migrimit) merret si fillimi i llogaritjes së kalendarit Islamik. Pra kjo është llogaritja hënore. Pra muajt e këtij viti janë hënorë e të përmendur në Kur´an:

 

„Tek Allahu numri i muajve është dymbëdhjetë (sipas hënës) ashtu si është në librin e Allahut prej ditës kur krijoi qiejt dhe tokën“3

 

Çdo vepër me vlerë të madhe arrihet vetëm atëherë kur njeriu sakrifikon diçka të shtrenjtë nga jeta e tij. Gjithashtu edhe Hixhreti nga vendi ytë në një vendë tjetër, vetëm për të arritur qëllimet fisnike njerëzore, kombëtare dhe fetare, llogaritet si diçka me vlerë jashtëzakonisht të madhe.  Andaj Hixhretin e gjejmë qysh nga njeriu i parë Ademi a.s. dhe te të gjithë njerëzit që potencialin e tyre vendosin në ngritjen dhe shpëtimin e popujve. Kur´ani f.m. fletë për personalitetet e mëdha historike dhe në veçanti për Profetët e Allahut xh.sh. si Nuhi, Ibrahimi, Jusufi, Musa dhe Isa a.s. të cilët për ta lartësuar fjalën hyjnore dhe për të formuar popuj siç kërkon Islami të jenë, përjetuan Hixhretin, shpërnguljen.

Atë çka përjetuan shumë Pejgamber, përjetoi edhe Profeti i fundit dhe vula e Pejgamberis Muhamedi a.s., prandaj ne këtu do të themi diç nga Hixhreti më i rëndësishem dhe i  cili i dha drejtimin e duhur botës Islame dhe asaj botërore, pra Hixhreti  i Muhamed Mustafas s.a.v. i cili ndodhi në fillim të shekullit të VII-të gjegjësisht në V. 622.

Ngjarjet madhore në jetën e popujve, kombeve, grupeve dhe individëve zënë vendë të posatçëm dhe nga të cilat ngjarje duhet marrë mësime dhe përvoja.

Hixhreti i Muhamedit a.s. hapi rrugët e fitoreve dhe ngadhënjimit Islam, koha ku ndryshoi gjithçka qe ishte negative në ato momente si pabesimi, politeizmi, paganizmi, injoranca, krimi, padrejtësia, amoraliteti etj. dhe në vendë të tyre erdhën gjërat pozitive si besimi i pastërt, drejtësia, barazia, dituria etj. Filloi të përhapet misioni i Muhamedit a.s. nën parimin „ Nuk ka Zot tjetër veç Allahut“ dhe „Mëso në emër të Zotit tëndë i cili të krijoi.“

 

Një përshkrim i shkurtër rreth ngjarjes së Hixhretit

 

Profeti Muhamed a.s. qëndroi në Mekkë dhe ftoi në Teuhid (besimin në një të vetmin Zot) për trembëdhjet vite të plota, duke u munduar me tërë fuqin e tij që të udhëzon njerëzit, por atij ju përgjigjën vetëm një numër i vogël në atë mesë. Ai përjetoi vuatje, mundime dhe malltretime më çnjerëzore gjatë këtij misioni sa ishte në Mekkë, por asnjëherë nuk humbi shpresat se një ditë këta njerëz qe nuk e mbështesin do të jenë shokët më besnik të tij dhe të Islamit. Pas kundërshtimit dhe mospërfilljes së tij në Mekkë ai një ditë udhëtoi për në Taif, ku edhe atje i ftoi njerëzit shtëpi për shtëpi që të pranojn Islamin, por, edhe këtu mori përgjigjjen e njejtë si në Mekke ndoshta edhe më keq. Taifasit ia lëshuan Pejgamberit a.s fëmijët, të marrët, vagabondët dhe rrobërit e tyre të cilet u rradhitën në rreshta dhe filluan ta gjuajn me gurë, ta përbuznin e ta tallnin atë.  Këtu Pejgamberi a.s. gjakoset i tëri nga malltretimet e tyre.

I dërguari i Zotit u largua me shpejtësi nga ky vendë i përcjellur me gjuajtje dhe përbuzje. Ndjekësit e detyruan të kërkoj ndihmë dhe strehim në një kopsht rrushi, ku pronarët e kopshtit ishin aty dhe e ndihmuan Pejgamberin a.s. Zemrat e tyre u prekën thellë nga ajo që panë tek ky njeri (Pejgamberi a.s.). Për mes shërbëtorit të tyre i quajtur Adas i cili ishte i krishterë, i dërguan Profetit një kalavesh rrushi. Kur e mori Profeti a.s. rrushin në dorë tha në vete “Bismil-lah” nga e cila shprehje u habit Adasi dhe i tha: Këto fjalë nuk jan të këtyre banorëve. Pejgamberi a.s. e pyeti se nga je ti o Adas? Nga Nivia u përgjigj Adasi. Ti qenke prej vendit të njeriut të mirë Junus Bin Meta i tha Pejgamberi a.s. Nga e din ti Junus Bin Meta? Pyeti Adasi. Ai është vellau im dhe i dërguari i Zotit ashtu siq jam unë tha Pejgamberi a.s. Në këtë moment Adasi u përkul para këmbëve të Profetit a.s. duke qarë dhe duke i puthur duar e këmbë dhe që këtu pranoi Islamin, njëherit ky ishte njeriu i vetëm që iu përgjigjë thirrjes së Profetit a.s. në Taif. Kthehet i dërguari i Allahut në Mekkë nga ky udhëtim ku përjetoi gjithçka dhe në Mekkë informoi ata që i kishin besuar për rastin që i kishte  ndodhur në Taif dhe të njejtit i porositi që idhujtarët Mekkas mos ta kuptojnë atë çka i kishte ndodhur Profetit a.s., sepse kjo do të ishte një hovë edhe më i madhë i zullumqarëve Mekkas dhe të cilët do të tallen edhe më shumë me atë. Pas këtij udhëtimi ndodhën disa ngjarje në jetën e tij, por për të cilat do të flitet në datat e këtyre ndodhive.

Pabesimtarët Mekkas filluan të bëjnë përgaditjet e tyre që Muhamedin dhe muslimanët definitivisht ti mbysin dhe të shpetojnë prej tyre. Dhanë shumë ide dhe propozime se si do të bëhet ekzekutimi i tyre, por të cilat ide dhe plane, intriga dhe kurthe ua zbulonte dhe ua prishte Zoti f.p. Në Kur´anin f.m. Allahu xh.sh. thotë:

 

„Përkujto (o i Dërguar) kur ata që nuk besuan thurrnin kundër teje: të ngujojnë, të mbysin ose të dëbojnë. Ata bënin plane, e Allahu i asgjësonte se Allahu është më i mirë që asgjëson (dredhitë)“4

 

Zoti xh.sh. e inspiroi dhe urdhëroi Profetin a.s. që të shpërngulej po atë natë. Muhamedi a.s. menjëherë mori masat e nevojshme që shpërngulja mos të dështon. Në këtë ngjarje e zgjodhi një djalë të ri që të ju tregon rrugën nga duhet shkuar dhe atë më të sigurtën.  Ky djalë ishte nga pabesimtarët, por i cili me pëllëmbë njihte vendet dhe shkretëtirën. Këtu shihet diçka se i dërguari i Zotit nuk shikoi besimin e tij (udhëheqësit të rrugëtimit) por aftësin e tij.

Erdhi momenti i zbatimit të intrigave te idhujtarëve.

Pejgamberi a.s. urdhëroi Aliun r.a. qe atë natë të flen në shtratin e tij ndërsa ai në mesnatë do dilte nga shtëpia pa u diktuar nga djelmoshat e Mekkës të cilët kishin rrethuar shtëpin e tij dhe me shpata në dorë pritnin momentin e duhur për të vrarë Muhamedin a.s., por që ajo kënaqësi e tyre nuk erdhi asnjëher. I dërguari i Zotit mori një grushtë dheu, dhe e hodhi në drejtim të tyre ku të gjithë i kaploi një dremitje (gjumë i lehtë) dhe ky shpërtheu rrethimin e tyre dhe doli si muhaxhir nga Mekka. Udhëtoi i dërguari i Zotit bashkë me mikun e tij më të ngushtë Ebu Bekrin. Gjersa largoheshte ktheu kokën prapa kah Mekkeja dhe tha:

„Pasha Allahun ti je njeri ndër vendet më të mira  dhe më të dashura tek Allahu, po të mos më largonin, nuk do të kisha ikur kurrë“5

 

Padyshim se edhe gjatë shpërnguljes hasi në vështirësi të mdhaja, por i Lartësuari deshti që fjala e Tij të jetë më e larta.

 

„Në mos e ndihmofshi atë ( Pejgamberin) atë e ka ndihmuar Allahu: Kur ata që nuk besuan, e nxorrën atë vetë të dytin, kur që të dy ishin në shpellë, kur po i thoshte shokut të vetë: Mos u pikëllo (frikëso) Allahu është me ne. E Allahu i zbriti qetësi ( në shpirtin) atij, e fuqizojë me një ushtri që ju nuk e patë, e fjalen e atyre që nuk besuan, e bëri më të ulëtën, kurse fjala e Allahut (është) më e larta. Allah është më i fuqishmi, më i urti.“2

 

Muhamedi a.s. u largua nga vendlindja e tij në një vendë më të sigurtë dhe më të favorshëm për ta ngritur fjalën e vërtet. Por ai përsëri u la njerëzve lirinë e zgjedhjes dhe vendosjes duke treguar se Islami nuk është fe e imponimit dhe dhunës. Në Kur´anin f.m. thuhet:

 

„Dhe thuaj:  E vërteta është nga Zoti juaj. Atëher kush dëshironë le të besojë dhe kush nuk dëshironë mos të besojë.“6

Hixhreti ka një rëndësi dhe vlerë të madhe tek Zoti xh.sh. dhe për këtë flasin ajete Kur´anore si:

„ Ata të cilët besuan, ata që u shpërngulën dhe luftuan në rrugën e Allahut, ata meritojnë të shpresojnë në mëshirën e tij. Allahu falë shumë dhe është mëshirues.“1

 

„Allahu është i kënaqur me të hershmit e parë prej muhaxhirëve (migruesve) dhe prej ensarëve (vendasëve) dhe prej atyre që i pasuan ata me punë të mira, e ata janë të kënaqur ndaj tij. Atyre u ka përgatitur Xhennete, në të cilët rrjedhin lumenjë, ku do të jenë përjetë të pasosur. E ky është fitimi i madhë.“7

Pra, pas tërë asaj thirrje në fshehtësi, Muhamedi a.s. dhe muslimanët e kuptuan se tash duhet filluar së ndërtuari qendrën e shtetit Islam, nga e cila qendër do të dalin muslimanë të vërtetë të cilët më vonë do të habisin tërë botën me sukseset e tyre duke përcjellur fjalën hyjnore, predikimet Islame, të vërtetën, lirinë, paqën, duke porositur për dituri, shoqëri të fortë, familje të shëndoshë etj. Islami kërkon të përhapej gjithkund, kërkon të themelon shtetin e tij. Pas formimit të individëve, ndërtohet Xhamia, themelohet shteti e pastaj shpërndahet drita e Islamit gjithkund.

Ensarët pritën krahëhapur Muhamedin a.s. dhe muhaxhirët. I Dërguari arriti të i vëllazëron mes vete ensarët dhe muhaxhirët, sepse pa vëllazëri të vërtet ska suksese më tej. Në ditët e para të Islamit, lindi një sistem aq i përkryer nga aspekti i drejtësisë, vëllazërisë dhe mëshirës, sistem që nuk ishte i njohur më herët. Sistemi shoqëror i mbështetur në parime madhështore por i cili gjindet vetëm në ngjyrë dhe letër është i pavlerë, por praktikimi i këtij sistemi është i detyrueshëm. Këtu i dërguari tregoi se Xhamia nuk është thjeshtë një vendë faljeje dhe çlodhjeje nga lodhjet e përditshme, por këtu edukoi njerëz të cilët u dhanë mësime tiranëve, i thyen e shkatërruan kriminelët duke sjellur në vendë drejtësinë dhe të vërtetën. Ai tregoi se Xhamia është simbol i kulturës, dijes dhe civilizimit, është shkollë dhe univerzitet.  Obligimet dhe puna në Islam nuk është vetëm lodhje e mundim për një kafshat buke, siq thotë sot civilizimi ynë bashkëkohorë, por ajo  kalon këtë sferë materiale duke synuar diçka më të madhe:  Në Kur´anin f.m. thuhet:

 

„Dhe thuaj: Veproni, Allahu do ta shohë veprën tuaj, edhe i dërguari i tij e besimtarët, e vonë do të ktheheni te njohësi i të fshehtës dhe të dukshmes, e do të ju njoftojë për atë që vepruat.“8

 

Vetëm ndenja se çdo gjë që veprojmë do të del para Allahut,  punës dhe veprës sonë i jepë shije dhe kuptim tjetër, shije dhe ndenjë që e kalon atë të kafshatës së bukës. Ky ishte dhe është Islami, ky është Muhamedi a.s. i cili nga çdo thënje, vepër, punë, mundim dhe gjithë çka përjetoi duke përfshirë edhe Hixhretin na la këshilla, mësim dhe përvojë të madhe për ne, ky ishte mësimi më i mirë sepse buronte nga Zoti xh.sh.

 

Mesazhet e Hixhretit:

 

Këto mesazhe janë të shumta, por do të përmendim një nga ato që është më se i nevojshëm për Ummetin në këtë kohë, mesazhi i shpresës.

–          Në periudhën Mekkase numri i muslimanëve ishte shumë i vogël dhe të cilët ishin të shtipur nga idhujtarët, por edhe pse kjo gjendje e vështirë e praktikimit të Islamit dhe terrorit që ushtroheshte ndaj tyre, ata prap nuk kishin humbur shpresën dhe besimin në ngadhënjimin e Islamit. Pra kjo është një porosi edhe për ne sot, që pa marrë parasysh situatat si do të gjendemi mos të dëshpërohemi dhe ti humbim shpresat, sepse besimtari nuk guxon të humbë besimin ne vetëvete dhe në ndihmën e Zoti f.p.

–          Të kemi parasysh numrin e vogël të besimtarëve por që arritën suksese të mdhaja në fillimin e Islamit, ndërsa sot kur numri i atyre (muslimanëve) arrin mbi një miliardë e gjysmë muslimanët kanë mbetur shumë mbrapa të tjerëve.

–          Atë kohë praktimi i Islamit të lirë u kushtonte jetë, ndërsa sot praktimi i të drejtave fetare është i lejuar me gjithë mundësitë, por, sa ne jemi duke shfrytëzuar këto mundësi që na janë dhënë.

–          Në kohën e Hixhretit besimtarët ndërtuan vetëm një Xhami ku zhvillonin jetën fetare, mirëpo kjo nuk pengoi besimtarët të zhvillohen shumë para të tjerëve me hapa të shpejtë dhe të sigurt, ndërsa sot ku me miliona objekte fetare, shkolla, univerzitete kemi ne dispozicion, ne po hecim shumë ngadalë, mos thënë kemi ngelur në vendë.

–          Nga mësimet e Hixhretit duhet të mësojmë për organizimet që duhet bërë në fshehtësi dhe realizimin e tyre në përpikëni para se ti kuptojnë të tjerët dhe të ndërhyjnë ti prishin planet tona. Shembulli I Muhamedit a.s. dhe shokut të tij Ebu Bekrit që bënë planin dhe rrugëtimin në fshehtësi të plotë sa që kur kuptuan idhujtarët veq më ishte shumë vonë, duhet të jetë mësim për ne.

–          Bota Islame të përgaditet maksimalisht, jo që të lufton të tjerët por të hec para tyre me hapa të sigurtë dhe të shendoshë pa kuptuar të tjerët.

–          Bindja dhe besimi i plotë në kapacitetet fetare dhe kombëtare të besimtarëve se do të ngadhënjej e vërteta shumë shpejtë dhe duke eliminiuar pesimizmin në vetëvete dhe në ummet.

–          Kjo rini nuk guxon të mbjellë pesimizëm në mesin e tyre, por gjithmon të kujton të kaluarën tonë të pastërt fetare dhe kombëtare edhe përkundër anomalive që kemi, të ekzistoj besimi tek Zoti i madhëruar i cili ka premtuar se do tju ndihmoj besimtarëve. Por ata duhet të punojnë pa u ndalur që të kthejnë dinjitetin e tyre. Këtë do ta arrijnë duke iu kthyer fjalëve të para Kur´anore

 

“Lexo, lexo në emrin e Zotit tëndë i cili krijoi çdo gjë.”9

 

–          Ngjarja e Hixhreti ka lanë gjurmë të pashlyeshme jo vetëm në jetën e Pejgamberit a.s. dhe shokëve të tij, por edhe në foremen e organizimit, zhvillimit, kultivimit, sistemit dhe sistematizimit të obligimeve individuale dhe ato grupore në shoqërinë njerëzore, jo vetëm për ata qe bënë Hixhretin por edhe për të gjitha gjeneratat që do të vijnë pas tyre deri në përfundimin e kësaj jete. Këto vlera të Hixhretit sigurisht se Omeri r.a. (Halifi i dytë) i kishte kuptuar më së miri, prandaj i motivuar nga këto vlera vendosi që Hixhreti krahas shumë ngjarjeve të tjera, të jetë edhe datë shumë e rëndësishme historike Islame, që është VITI I RI ISLAM.

 

“Udhëtarët e Hixhretit ngritën lartë bajrakun e Islamit, le të jemi ne vazhduesit e kësaj rruge të tyre.”

 

 

Menderez Alili

Imam, Xhamia „BASHKIMI“ Linz

Referencat:

1-El-Bekare-218

2-ET-Teube-40

3-ET-Teube-36

4-El-Enfal-30

5-Transmeton, Ahmedi

6-El-Kehf-29

7-ET-Teube-100

8-ET-Teube-105

9-El-Alek-1-2

 

–          Kur´ani, përkthim me komentim në gjuhën shqipe H. Sherif Ahmeti

–          Të dërguarit e Allahut (Enbijaull-llah), Ahmed Bexhet, Përkthyer nga Sabri Bajgora