Warning: Undefined property: DPTDebugProcessor::$fp in /home/.sites/125/site7805860/web/wp-content/plugins/daily-prayer-time-for-mosques/Models/Processors/DebugProcessor.php on line 22 Warning: Undefined property: DPTDebugProcessor::$fp in /home/.sites/125/site7805860/web/wp-content/plugins/daily-prayer-time-for-mosques/Models/Processors/DebugProcessor.php on line 22 Warning: Undefined property: DPTDebugProcessor::$fp in /home/.sites/125/site7805860/web/wp-content/plugins/daily-prayer-time-for-mosques/Models/Processors/DebugProcessor.php on line 22 Hixhreti i Muham-medit a.s, mësim i nevojshëm për të gjithë - Xhamia Bashkimi Linz Warning: Trying to access array offset on value of type bool in /home/.sites/125/site7805860/web/wp-content/themes/neeon/functions.php on line 84

Hixhreti i Muham-medit a.s, mësim i nevojshëm për të gjithë

,, Ata të cilët besuan, ata që u shpërngulën dhe luftuan në rrugën e All-llahut, ata meritojnë të shpresojnë në mëshirën e Tij. All-llahu falë shumë dhe është mëshirues’’ (El-Bekare, 218).

Falënderimet i takojnë vetëm All-llahut të Plotëfuqishëm, përshëndetjet dhe selamet qofshin gjithmonë mbi mësuesin e njerëzimit Muham-medin a.s. familjen, shokët e tij dhe të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Të nderuar besimtarë, vëllezër dhe motra:

Me që jemi në fillimin e vitit të ri Islam 1437h. hutben e sotme inshaAll-llah do të ja kushtojmë kësaj date shumë të rëndësishme Islame, e cila datë bëri kthesë të madhe në historinë  Islame dhe atë  mbarënjerëzore. Hixhreti- shpërngulja e Profetit Muham-med a.s bashkë me disa nga besimtarët, shënohet me shkronja të arta në historinë Islame. Me hixhretin nxirren shumë mësime, strategji, ide në shumë sfera të jetës që d.m.th hixhreti luan rolin e tij shumë dimenzional dhe nuk duhet të kuptohet thjeshtë një udhëtim në një vend tjetër. Emigrimi i muslimanëve bashkë me Muham-medin a.s. u realizua nga presioni dhe maltretimi i madh që ushtroheshte ndaj tyre, dhe ishte i pashmangshëm një veprim i tillë. Mësimi i parë që del nga kjo shpërngulje: kërko një vend më të përshtatshëm për të vazhduar misionin tënd. Dihen vitet e errta për muslimanët e pakët në kohën e Muham-medit a.s, malltretimet, persekutimet, rrahjet që përjetuan  nga pabesimtarët, detyruan muslimanët që të marin rrugën e hixhretit, duke lënë pas vete pasurinë dhe mallin e tyre,  bile disa edhe anëtarë të familjes, por me një qëllim shumë të madh dhe shumë fisnik, ngritja e fjalës së All-llahut f.p. dhe përhapjen e Islamit edhe më tej. Kjo ishte rruga që e kishin ndjekur shumë Pejgamberë qysh nga Ademi a.s. kur ai u dërgua në tokë dhe deri te Muham-medi a.s. i cili me lotë në sy u kthye nga Mek-keja dhe tha:

,, Sa tokë e mirë që je dhe sa shumë të dua! Sikur mos të më detyronin pabesimtarët që të largohem , une kurr nuk do të lija.

Gjatë trembëdhjetë viteve në Mek-ke Muham-medi a.s. me shokët e tij ishin vazhdimisht cak i sulmeve. Kërkesa e tyre e vetme ishte që ti o Muham-med patjetër t’i shmangesh thirrjes në këtë fe, sepse ne kemi fen tonë dhe nuk duam diqka tjetër. Ata e shihnin Muham-medin a.s rrezik për të gjithë, prandaj vendosën të mbajnë një kuvend ku do të shqyrtohen mundësitë se cka të bëjmë me të. Ta largojnë atë nga Mekeja ishte një mendim i cili nuk u miratua,sepse e dinin se ku do që të jetë ai do të përhapë Islamin. Zgjidhje e vetme ishte mbytja e tij. Për këtë u organizuan që nga secili fis të marin nga një djalë të ri dhe kështu do ta mbysin Muham-medin dhe pastaj familja e tij ska prej kujt të kërkojë hakun. Por intrigat e tyre padyshim i zbuloi Zoti i Lartëmadhërishëm dhe e njohtonte Muham-medin a.s për planet e tyre,  pastaj e urdhëroi që me shokun e tij të ngushtë Es-sid-dikun të marin rrugën e migrimit prej ku edhe fillon llogaritja kohore e muslimanëve. Muham-medi a.s udhëton drejt Medines ku e pritën një numër i madh i ensarëve(vendasve) dhe ku i siguruan Muham-medit a.s dhe shokëve të tij të gjitha mundësitë e qëndrimit dhe veprimit gjatë organizimit dhe thirrjes Islame. Medineja do të jetë qyteti i parë ku do të startonë një periudhë e re e Muslimanëve në krye me Muham-medin a.s drejt një organizimi të paparë ndonjëherë, duke instaluar të gjitha mekanizmat që i nevojiten një shteti i cili pastaj do të njihet si shteti i parë Islam. Pejgamberi a.s. përmes organizimit të Hixhretit na dha mësimet më të mira dhe më të shëndosha se si do të duhet të organizohet jeta e njeriut dhe e shtetit. Këto mësime janë vërtet shumë të nevojshme që edhe sot e kësaj dite të analizohen, studjohen dhe të vehen në praktikë në jetën tonë familjare, shoqërore dhe institucionale.

Mësimet që ofron Hixhreti janë të shumta dhe nuk mund që të gjithë të thuhen, por disa nga këto janë:

-Muslimanët janë vëllezër qoftë si koncept shpirtëror dhe historik nga fakti se kështu jemi të porositur në librin e shenjtë Kur’anin f.m ku thuhet: ,, Me të vërtetë besimtarët janë vëllezër‘‘( El-Huxhurat,10) dhe nga fakti se Muham-medi a.s. punën e parë që bëri në Medine, bashkoi ose vëllazëroi ensarët(vendasit) me muhaxhirët( emigruesit), ngase vetëm të bashkuar  do të vijnë sukseset në cdo rrafshë.

-Solidariteti dhe ndihma mes muslimanëve duhet të jetë e pakushtëzuar në bazë të racës, gjuhës dhe territorit, ku dihet se Pejgamberi a.s vëllazëroi dhe u ndihmoi edhe atyre që nuk ishin arab, u dha bile edhe poste, duke eliminuar paragjykimet e ndryshme që kishin disa nga njerëzit

-Mbështetja vetëm në Zotin xh.sh duke qenë thellë të bindur në ndihmën nga Ai, siq ishte rasti kur ata mbyllen në shpellë dhe Ebu Bekri filloi të friksohet, por Pejgamberi a.s e qetësoi duke i thënë: ,, Mos u frikëso, All-llahu është me ne‘‘ (Et-tevbe,40) edhe pse frika e Ebu Bekrit nuk ishte për vete por frigoheshte për Pejgamberin a.s duke i thënë: Mua nëse më vrasin kan vrarë vetëm një njeri, ndërsa vrasja yte do të jetë vrasje për mbarë muslimanët‘‘.

-Le të udhëheqë njeriu i cili njeh situatat dhe rrethanat, qoftë edhe jomusliman, kur dihet fakti se ata i udhëhoqi  bariu  i Ebu Bekrit që nuk ishte muslimanë, por i cili njihte rrugën me pëllëmbë.

-Interesi i përgjithshëm është më prioritarë se interesi personal në të gjitha situatat dhe rrethanat, kur dihet se Muham-medi a.s do të kishte shpëtuar lehtë nëse do të kishte ndërpre misionin e tij duke u arsyetuar tek Zoti xh.sh se ja nuk po më lënë rehatë. Të njejtën do të kishte mundësi ta bënte edhe Ebu Bekri e shumë të tjerë te cilët rrezikuan edhe me jetë për interesat e përgjithshme.

-Planifikimi dhe organizimi i tërë procesit të hixhretit si: vendi ku do të udhëtojë, koha, shoqëruesit etj, që d.m.th paraprakisht duhet të bëjmë përgatitjet e nevojshme kur duam të bëjmë diqka e pastaj të mbështetemi në Zotin xh.sh. dhe ndihma e Tij nuk do të mungojë.

-Për të arritur dicka të madhe në jetë, duhet sakrificë , siq ishte rasti kur Aliu r.a. mori tërë atë rrezik mbi vete dhe fjeti në shtratin e Profetit a.s. në natën më të vështirë kur pabesimtarët vendosën likuidimin e tij.

-Ndarja e detyrave dhe përgjegjësive, nga fakti se asgjë nuk mund të bëhet i vetëm.

-Shquhet roli i femrës dhe mos‘anashkalimi i saj edhe në ngjarjet më të mdhaja siq ishte edhe në hixhret ku disa femra kishin detyra të caktuara nga vet Pejgamberi a.s.

-E vërteta do të triumfon pamarparasysh rrethanat, kjo është e sigurtë.

-Kush bindet në fitoren e fesë, All-llahu xh.sh do të jetë në ndihmë të tij vazhdimisht.

Se sa është e rëndësishme kjo datë në Islam shihet edhe nga ajo se është zgjedhur si fillim i llogaritjes  kohore  tek muslimanët( kalendari Islam), ndërsa kishte edhe data tjera shumë të rëndësishme dhe cila prej tyre do të merreshte si fillim i kalendarit Islam do të ishte në rregull siq ishte lindja e Pejgamberit a.s. pastaj fillimi i shpalljes së Kur’anit f.m, hixhreti apo edhe largimi i Pejgamberit a.s  nga kjo botë , por që me propozimin e Aliut r.a, deri sa ishte Emir i muslimanëve Omeri r.a. u pranua hixhreti fillim i llogaritjes së ditëve te muslimanët, me arsyetimin se hixhreti ndau të vërtetën nga e pavërteta dhe kjo tregon se hixhreti ka një vlerë të madhe tek muslimanët në vecanti dhe te të gjithë njerëzit në përgjithësi.

Ka edhe shumë mësime që nxirren nga ngjarja e madhe e hixhretit-shpërnguljes së Pejgamberit a.s nga Mek-keja në Medinë, por që është e pamundur që të gjitha të përmenden në këtë hutbe.

Duke ua uruar vitin e ri të muslimanëve 1437h,lus Zotin e Plotëfuqishëm që ky vit të jetë më i mirë dhe më i suksesshëm për të gjithë. Le të mbretërojë paqa , solidariteti, mirëqenja në mesin tuaj. Zoti ynë lësho rahmetin Tënd mbi ne, ndihmoju muslimanëve të e kthejnë dinjitetin e tyre të humbur. Lusim Zotin e gjithësisë për qetësi dhe rahati në mbarë rruzullin tokësorë.

 

Hutbe e mbajtur më 16.10.2015

Xhamia,, BASHKIMI‘‘ Linz

Imam, Menderez Alili