“Hixhreti dhe mesazhet e tij”

      

Xhamia „BASHKIMI“ me datë 16.11.2012 (pas Jacisë) në lokalet e saja organizoi tribunë me temën „Hixhreti dhe mesazhet e tij“

Për të diskutuar rreth kësaj teme shumë të rëndësishme historike Islame, ligjërues ishin:

Mr. Muhidin Ahmeti

Imam në Xhamin „Mesxhid El-Resul“ në Wels dhe

 

Menderez Alili

Imam i Xhamisë „Bashkimi“ këtu në Linz.

 

Ligjeratat ishin të ndara në dy pjesë, ku në pjesën e parë u diskutua rreth asaj se çka është hixhreti dhe historiku i tij, ndërsa pjesa e dytë rreth porosive që sjell hixhreti dhe mësimeve dhe përvojeve të shumta që ne si pasardhës të ummetit të Muhamedit a.s. duhet ti ndjekim në jetën tonë të përditshme.

Në vazhdën e programit, hoxhallarë dhe këndues të Kur´anit, ilahive dhe recitimeve na e begatuan edhe më shumë këtë program fetar.

U kënduan edhe pjesë nga Mevludi dhe në fund u bë edhe një lutje për të gjithë muslimanët në mbarë botën që Zoti i madhë të u jep paqe dhe lumturi. Në fund u shtrua edhe një koktej për të pranishmit.

Në fund urimet më të sinqerta ua përcjellim të gjithë juve besimtarë me rastin e vitit te ri hixhri 1434.

Zoti na ndihmoftë të gjithëve. Urime, Urime,…

 

Jehona Sahiti