Warning: Trying to access array offset on false in /home/.sites/125/site7805860/web/wp-content/themes/neeon/functions.php on line 84

Hadithe të zgjedhura të Muham-medit a.s

Falënderimi i takon vetëm All-llahut xh.sh, selamet janë gjithmonë mbi Muham-medin a.s. familjen, shokët e tij dhe të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Vazhdojmë edhe këtë hutbe me disa hadithe të Pejgamberit a.s nga të cilat hadithe do të mundohemi ta përmirësojmë vetveten tonë, pastaj edhe familjet dhe shoqërinë tonë.

Nga Ebu Hurejre r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s ka thënë:

,, Vërtet All-llahu xh.sh është i mirë dhe nuk pranon përvec se të mirën, dhe vërtet All-llahu u ka urdhëruar besimtarëve atë që u ka urdhëruar të dërguarve. All-llahu xh.sh ka thënë: O ju të dërguar, hani gjërat e mira dhe punoni vetëm mirë. Pastaj ka thënë: O ju besimdrejtë, hani nga gjërat e mira me të cilat u kemi furnizuar. Pastaj e përmendi njeriun i cili ka udhëtuar gjatë me flokë të shprishura dhe të pluhurosura dhe i cili i shtriu duart nga qielli: O Krijues, o Krijues, kurse ushqimi i tij është haram, pija e tij është haram, veshmbathja e tij është haram dhe është ushqyer me haram, e si do ti pranohet lutja atij? ‘’ (Muslimi).

Nga ky hadith shihet qartë se si Pejgamberi a.s na përcjell fjalët e Zotit të Madhërishëm i Cili tregon për Madhështin dhe pastërtinë Absolute  dhe duke kërku gjithashtu nga të dërguarit e Tij për të vepruar vetëm mirë, për tu ushqyer vtëm me hallall, dhe të njejtën e ka kërkuar edhe nga ne si njerëz të rëndomtë, pra të vprojmë drejtë, të ushqehemi me furnizimet që na i ka dhënë All-llahu vetëm të lejuarët, të vishemi me veshje hallall etj. Dhe në këtë hadith shihet në një pjesë se si përmendet një shembull nga një njeri jo si nga ata që kërkon Zoti xh.sh, pra ku shihet një njeri jo i pastërt nga aspekti fizik, me flokë të shprishura dhe të pluhurosura, dhe i cili ushqehet nga ushqimet të ndaluara, vishet me të ndaluara, pija e tij është haram dhe i cili i ngrit duart te Zoti dhe bën lutje edhe pse Zoti nuk pranon nga këta. E Pejgamberi a.s pyet: E si do tia pranon Zoti lutjen këtij njeriu?

Nga Ebu’l Abbas Abdullah ibn Abbasi, r.a transmetohet se ka thënë: Një ditë kam qenë pas të Dërguarit të All-llahut a.s dhe i cili më tha:

,, O djalosh, do ti mësoj disa fjalë: Kije ndërmend All-llahun, All-llahu do të rujaë ty. Kije ndërmend All-llahun, All-llahun do ta gjejshë para teje. Kur të kërkosh, kërko vetëm prej All-llahut. Nëse kërkon ndihmë, kërko prej All-llahut. Dije, sikur tërë populli të tubohej që të të ndihmojë në dic, nuk do të të ndihmonin, përvec atë cka të ka caktuar All-llahu. E nëse do të tuboheshim që në dic të të bëjnë dëm, nuk do të të dëmtonin, përvec në atë cka All-llahu tash më të ka caktuar. Janë ngritur lartë pendat dhe janë tharë faqet’’ ( që d.m.th. cdo gjë është caktuar dhe mbaruar).

Edhe në këtë hadithë kemi mësime mjaftë të bukura nga Muham-medi a.s i cili na mëson mënyrën më të mirë dhe më të drejtë se nga kush duhet qenë i mvarur dhe duhet kërkuar. Pra thënë shkurtë, për cka do që të kesh nevojë, drejtohu vetëm tek Zoti xh.sh, sepse Atë gjithmonë do ta gjejshë pran vetes ne të gjitha situatat, sepse në Kur’anin f.m All-llahu xh.sh na ka porositur: Ed’uni estexhib lekum….Më kërkoni do t’u përgjigjem’’ ( Kur’an). Lusim Zotin xh.sh që të na mundësojë gjithmonë të veprojmë mirë, të ushqehemi me hallall, të pijmë me hallall të vishemi me hallall dhe cdo herë të kërkojmë vetëm nga Ai për cfarëdo të kemi nevojë. Amin

Hutbe e mbajtur më 30.10.2015

Xhamia,, BASHKIMI’’ Linz

Imam, Menderez ef. Alili