Warning: Trying to access array offset on false in /home/.sites/125/site7805860/web/wp-content/themes/neeon/functions.php on line 84

Hadithe të zgjedhura të Muham-medit a.s.

Falënderimi i takon All-llahut xh.sh, selamet janë mbi Muham-medin a.s dhe pasuesit e tij.

Vëllezër besimtarë: Edhe në këtë hutbe  sjellim thënje të  Muham-medit a.s:

Thotë Pejgamberi ynë Muham-medi a.s:

,, Përcillne atë që e ndëgjoni prej meje dhe thoni vetëm të vërtetën! Kush gënjen për mua, tashmë për të është ngritur një shtëpi në Xhehen-nem në të cilën ai njeri do të banojë‘‘

,, Islami është fe e pastër, andaj bëhuni edhe ju të pastër! Në Xhen-net do të mund të hyjë vetëm i pastërti”

,, Edukoni  fëmijët tuaj me këto tre cilësi: Ta duan Pejgamberin, ta duan familjen e tyre dhe  ta mësojnë Kur’anin f.m”

,,Nderoni njerëzit e dijshëm, sepse ata janë trashëgimtarë të Pejgamberëve. Ai që i nderon të diturit, ai me të vërtetë e ka nderuar All-llahun dhe Pejgamberin e Tij”

,, Mos i ndërpreni lidhjet reciproke, as mos ja ktheni shpinën njëri tjetrit, dhe bëhuni o robër të All-llahut, vëllezër të mirëfilltë. Për muslimanin nuk është e lejuar të jetojë në hidhërim me vëllaun e tij më shumë se tre ditë”

,,Nuk ka ngrërë askush ushqim më të mirë se sa ushqimin që e fiton nga duart e tij”

,,Kush pendohet para se të lind dielli nga perëndimi, All-llahu ia pranon atij pendimin”

,, Wall-llahi nuk beson( e ka përsëritur tri herë), ai prej të cilit nuk është i sigurt fqiu i tij nga të këqijat e tij“

,,Kush nuk bën mëshirë, atij nuk i bëhet mëshirë”

,,Me të vërtetë, më i zgjedhuri prej jush është ai që ka moralin më të mirë”

,,Turpi (marrja) nuk sjellë tjetër përvec se të mira. Kurse kur nuk ke turp, bëj ctë duash“

,, Nuk ka besuar askush prej jush, derisa vëllaut të vet nuk ja dëshiron atë që dëshiron për vete“

Lusim Zotin xh.sh që të marim mësime nga këto thënje të bukura të Muham-medit a.s.

 

Hutbe e mbajtur më 13.11.2015

Xhamia,, BASHKIMI“ Linz

Imam, Menderez ef. Alili