Warning: Undefined property: DPTDebugProcessor::$fp in /home/.sites/125/site7805860/web/wp-content/plugins/daily-prayer-time-for-mosques/Models/Processors/DebugProcessor.php on line 22 Warning: Undefined property: DPTDebugProcessor::$fp in /home/.sites/125/site7805860/web/wp-content/plugins/daily-prayer-time-for-mosques/Models/Processors/DebugProcessor.php on line 22 Warning: Undefined property: DPTDebugProcessor::$fp in /home/.sites/125/site7805860/web/wp-content/plugins/daily-prayer-time-for-mosques/Models/Processors/DebugProcessor.php on line 22 Fjalimi në Manifestimin për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë - Xhamia Bashkimi Linz

Fjalimi në Manifestimin për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

 

    28.11.2012

Të nderuar vëllezër dhe motra,

bashkatdhetarë që veproni këtu në Austri – Linz dhe ju Shqiptarë të  gjitha trojeve  Shqiptare.

U bënë 100vjet nga dita e shumë pritur dhe e paharruar kur në Vlorën heroike, mbas shumë shekujsh robërie, plaku i mencur i kombit tonë, heroi i popullit tonë Ismail Qemaili, shpalli pavarësinë e Shqipërisë, dhe ngriti të lirë dhe krenar flamurin tonë kombëtarë.

Kjo ditë paraqet një festë e shumëfishtë, dita e ngritjes së flamurit tonë kombëtar, ditëlindja e komandantit Adem Jashari dhe dalja në skenë e UÇK-ës janë këto ngjarje më të rëndësishme të historisë së popullit tonë.

28 Nëntori  i vitit 1912 vuri themelet e shtetit shqiptarë, sëbashku me Prizrenin e vitit 1878 dhe Manastirin e viti 1908, shpallja e pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë me 28 Nëntore 1912 shënohen tre nga ngjarjet më të lavdishme drejt konsuludimit të përpjekjeve për zgjidhjen e cështjes shqiptare si Ismail Qemaili, Adem Jashari dhe patriotet e atdhedashes të tjerë në historinë tonë, duke i thënë mjaft dhunës, shtypjës së atyre që me shekuj përpiqeshin ta zhdukin kombin shqiptar dhe historinë shqiptare.

Të nderuar,

pavarësisht sfidave, për një shekull të plotë, shqiptaret vazhduan për përpjekjet dhe realizimin e ëndërrave të Ismail Qemailit, Isa Boletinit, Hasan Prishtines,Ibrahim Rugoves, Zahir Pajazitit si dhe Komandantin legjendar Adem Jasharin, si dhe gjithë ato trima dhe trimresha qe sakrifikuan për lirinë e Kosovës.

Të nderuar,

në këtë 100 vjetor kujtojmë me nderime të mëdha luftërat clirimtare të popullit shqiptarë, kujtojmë ato trima që dhanë shumë për këtë Shtet nderojme Burrat vizionart ideatoret.

100 vjet të pavarësise së Shqipërisë, 13 vjetë të lirisë dhe 5 vjet të pavarësisë së Kosovës,kaluan nëpër një histori shumë të vështirë të shtypur burgosje tortura masakra dhune por kurre kurres nuk u dorëzuam.

Kjo ditë e vecantë jubilare na bashkon të gjithëve, kjo është merita jonë për arritjet e shqiptarëve që dhanë dhe flijuan shumë për më të shtrejtën e tyre, dhamë shumë bijë dhe bira, dëshmorë të kombit, ky është edhe amaneti i gjithë dëshmorëve të kombit për të cuar Amanetin e tyre në vend,mundi sakrifica e dëshmorëve të kombit sot jemi të lirë.

Të nderuar, kjo ditë e vecantë na bashkon të gjithëve, pamarparasysh se ku jemi  dhe ku jetojmë në diaporë në Shqipëri Kosovë Maqedoni apo  Preshevë.

Sot festohet në të gjitha trojet shqiptarë si në Tirane Shkup Prishtinë Preshevë, në diasporë, sot spo festohet vetëm 100 vjetori i pavarësisë, por sot po festojmë edhe nisjen e lirisë që simbolizon fundin e ndarjes midis shqiptarëve dhe ëndrrën e tyre për liri dhe bashkim kombëtar.

Sot në 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe simbolin e Flamurit tonë kombëtar, shqiptarët anekënd botës shënojnë edhe ditën e lirisë së Kosovës.

Në këtë ditë feste, shqiptarët janë më të forte se kurrë më heret, më unikë e më të bashkuar. Shqipëria në NATO, dhe rrugëtimin e saj drejt BE-së, me Kosovën e pavarur, mbesin dy shtylla në të cilat duhet mbështetur të etnisë shqiptare, si në Çamëri, Kosovë Lindore, por edhe bashkëkombësit e mi në Maqedoni si dhe në Mal të zi.

Të nderuar pjesmarrës, e di se gëzimi dhe dhembja janë të mëdha në këtë ditë, por kur kremtojmë këtë ditë, ditë në të cilen ishte ideali i të gjithë atyre qe luftuan dhe flijuan, vetem kështu ne të gjithë do të ralizojmë përfundimisht aspiratat tona finale për bashkimin e trojëve Shqiptare.

Duke kremtuar të gjithë së bashku këtë ditë do të tregojmë botës se dime ti respektojmë vlerat, idealet dhe historinë tonë kombëtare.

Në emrin tim personal dhe në emër të Unionit të shoqatave shqiptare ju uroj përzemërsisht Flamurit tonë Kombëtarë!

Zoti i bekoftë shqiptaret kudo që janë!

Urime 100 Vjetori i Shtetit Shqiptarë!

Ju flm për vëmendjen.

 

 

Ing. Adnan Abdullahi