Warning: Trying to access array offset on false in /home/.sites/125/site7805860/web/wp-content/themes/neeon/functions.php on line 84

Ekskurzion „Ta përkujtojm Srebrenicën“

Të nderuar vëllezër,

Një prej shumë aktiviteteve fetare të organizuara nga Xhamia Bashkimi, vlenë të veqohen vizitat e organizuara të qendrave islame nëpër qytete të ndryshme, si ajo në Vjenë, Münhen, Krems,etj, edhe këtë vitë Xhamia Bashkimi organizoi një ekskursion treditor me një program të pasur dhe pak më të gjerë treditor – „Ta përkujtojm Srebrenicën“.

Ky udhëtim kishte për qëllim vizitën dhe njohjen më për së afërmi edhe me institucionet dhe monumentet tjera me rëndësi të veqanta kulturore, historike dhe fetrare të atij vendi dhe atij populli me të cilin na lidhë fati dhe e kaluara pothuajse e ngjajshme apo përbashkët fetare dhe historike. Ky ekskrsion ishte i karaterit relaksues dhe informativ dhe shkurtimisht u realizua si vijon:

Dita e parë, 23.05.2015

Nisja u bë të shtunën, menjëherë pas namazit të Sabahut. Në fillim vizituam Xhaminë  Zagrebit, ku na priti Imami kryesor i kësaj Xhamie, Hafëz Aziz Ef.Alili. Aty patëm mundësi të njihemi me këtë qendër islame, e cila nuk luan vetëm rolin e Xhamisë por edhe më shumë. Brenda hapësirave të kesaj Xhamia funksionojnë parasegjithash Medreseja e Zagrebit, çerdhja e fëmijëve, hapsirat për ndjekjen e mësim-besimit islam, një restoran, dhoma për fjejtje për mysafir, dhoma për rekreacion, fusha sportive përreth xhamisë, etj. Pas faljes së namazit të drekës në këtë Xhami vazhduam rrugën për në Sarajevë. Të shoqëruar me ilahit e interpretuara nga Imami ynë Menderez Ef. Alili dhe më një atmosferë shumë të ngrohtë vëllazrore që mbretronte gjatë tërë udhëtimit, nuk e kemi vërëjtur thuajse aspak rrugën e largët deri në Sarajevë.

Dita e dytë, 24.05.2015

Pas mëngjesit të përbashkët vizituesit ishin të lirë për të shëtitur në qytetin ë vjetër, për të vizituar „Bash Çarshinë“, „Sheshin e pëllumbave“, si dhë „Çeshmën Sebil“. U takuam për namazin e drekës në Xhaminë më të vjetër të Bosnjës, në Xhaminë e Gazi Husrev-Begut, e cila Xhami daton qysh prej vitit 1530, e ndërtuar nga Gazi Husrev- Begu, nipi i Sultan Pajazitit.

Pas namazit të drekës u nisëm për në varrezat e qytetit të cilat janë të njohura si „Varrezat e Shehidëve“ në Kovaci. Në mesin e këtyre shehidëvë ndodhej edhe varri i presidentit të ndjerë Alija Izetbegoviq. „Ishte dëshira e tij që të varroset në mesin e bashkluftëtarëve të tij“ ishin fjalët e një bashkluftëtari shqipëtar nga Kumanova, që kishte luftuar për çlirimin e Bosnjës. Ai na ka shoqëruar gjatë ditës sa ishim në Sarajevë dhe na ka njohur më për së afërmi me jetën e muslimanëve boshnjak gjatë dhe pas luftës. Gjatë qëndrimit në Sarajevë vizituam edhe Medresenë e Gazi Husrev- Begut, e cila njihet si institucion  më i vjetër arsimor në Evropë. Pas namazit të Akshamit vizituam edhe Muzeumin përballë xhamisë së Gazi Husrev- Begut.

Dita ë tretë, 25.05.2015

Menjëher pas mëngjesit jemi nisur për në Srebrenicë, një qytet që ndodhet në pjesën lindore të Bosnjës e që fatkeqësisht i përket pjesës së quajtur „Republika Sërpska“.

Pas katër orë udhëtimi arritëm në Memorialin e Potoçarit, ku patëm mundësi të takojmë njerëz të cilët kishin përjetuar ditët e gjenocidit sërb brenda ditëve të 11-15 korrik, 1995. Pas një prezentimi të ngjarjeve të këtyre ditëve shikuam edhe një film dokumentar rreth ndodhisë së Srebrenicës.

Vazhduam rrugën për në qendër të Srebrenicës për tu njohur  më për së afërmi edhe me pozitën gjeografikë të këtij qyteti. Atje na priti imami i Xhamisë së Srebrenicës, i cili shprehi falënderimet e tija të përzemërta për vizitën tonë, dukë theksuar së më e pakta që mund të bëjmë na për të vrarët e Srebrenicës është që mos ti harrojmë asnjëherë dhë se vet vizita e këtyre varrezave u jep shpresë popullit të këtij rajoni dhe ndjenjën se nuk janë të harruar.

Në ora 16  e filluam rrugën për në Linz. Në mëngjezin e ditës së martë arritëm në Linz, të lodhur por më një bagazh plot përkujtime  nga ky udhëtim dhe ato vizita që i realizuam atje.

Pasi ky udhëtim u bë për hirë të Allahut xh.sh., lus Allahun e Lartëmadhëruar që të na e pranoj si ibadet insh´All-llah dhe ta shënoj në regjistrin e veprave tona të mira.

Amin

Asim Ibraimi

 

Prononcim:

Vëllau ynë Hoxhë Asim Ef. Ibrahimi edhe kësaj herë dëshmoi, si shumë herë deri më tani, përkushtimin e tij që të jetë afër me xhematin në mënyrë që kështu të bashkuar ta arrijm kënaqësin dhe shpërblimin e Allahut fuqiplotë. Me zellë të pa shoq e organizoi këtë ekskurzion dhe u përkujdes që ai të realizohet me sukses deri në fund. Andaj shfrytzoj nga rasti që në emër të kryesisë, në emër të xhematlinjëve dhe në emrin tim personal ta falënderojm ate nga zemra për këtë organizim, për  këshillat dhe sygjerimet e tija gjatë këtij udhëtimi. Të njëjtat fjalë miradashëse ia drejtojë edhe imamit tonë Menderes Ef. Alilit pa të cilin ky rrugëtim nuk do ta arrinte kënaqësit të cilat i përjetuam së bashku mu për shkakun e prezencës dhe shoqërimit me te gjatë këtij ekskursioni. Nuk do ta harrojm atmosferën që na e krijoi dhe na përcolli gjatë gjithë udhëtimit. Në përfundim një falënderim i veqantë vëllazëror ia drejtoj edhe të gjithë xhematlinjëve që e përkrahën këtë udhëtim dhe të cilët me pjesmarrjen  e tyre i kan dhanë këtij ekskursioni një frymim të veqant e që jam i bindur se do të mbahet mend gjatë.

 

 

 

Kryetari

Skender Shaqiri